• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Java 7 e Rama 8!

15:05 : 05/07/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Basir Çollaku

1.

Gjashtë ditë flakë, tym, ndotje toksike vrasëse në Elbasan, një përpjekje kriminale për të fshehur genocidin financiar me histori inceneratorësh dhe asnjë prokuror me Pak e SPAK nuk e ka luajtur fundshpinën vendit, për të vënë dorë në plagë. Pak ditë më herët, Vlora ishte një fotokopje e ngjashme keqbërësish. Përpjekja barbare për të fshehur me zjarr të qëllimshëm prova të një hetimit 8-vjeçarë, ku janë masakruar qindra milionë euro.

2.

Në Fier ndonëse kallëzimet janë të panumërta prej vitesh, për Albpetrol e nuk numërohen skandalet e pafundme korruptive, me kompani të shumta nafte si Bankers, por jo vetëm, prokuroria kujtohet të mësyjë me arreste. Ndoshta licenca duhet të ndërrojë duar me skemë hetimore. Të presim pronarët e rinj, ndonjë premtim-Pazar i fshehtë elektoral i Ramës. Kur ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, denonconte se ish-ambasadori amerikan Donald Lu i kishte kërkuar mos-hetim, pra vijim vjedhjeje, për një kompani të madhe se ashtu ishte një muhabet, nuk zukati askush nga drejtësia. Madje u skuthërua edhe politika, sepse Lu-ja kishte oreks të panjohur deri tani. Por Llalla u dënua me porosi për këtë kallzim, ndoshta disi të vonuar, e jo tërësisht të njohur me detaje shumë interesante nëpër cd e përgjime.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

3.

Në Vlorë turret kryeministri, samitmërzituri i dështuar,  i çoroditur nga Antimafia italiane, DEA amerikane e ndonjë shkrepje gjermane apo SPAK-u, duke bërë trimin e madh në një bashki, ku 21 drejtorë, thua të ishin në një kompani private u dorëhoqën se u tha ai, i gjati. Ata dëshmuan se diku janë kapur, e kanë frikë të thonë jo. Më mirë të ishin shkarkuar. Meqë kanë besim te drejtësia. Apo ç’e do?!. Ata e dinë se drejtësia e ka kokën te partia. Një Vlorë e ndotur në sezon turistik, pa ujë, si një zonë lufte, pret shpëtimtarin e trullosur pas nakatosjes së mospëlqyeshmërisë ndaj tij nëpër Bruksel e Uashington. Kjo, kur sapo kishte sajdisur dy ditë në qytetin bregdetar Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan, në mbikqyrjen e një investimi në Sazan e Zvërnec, gjithnjë me transparencë të holluar.

4.

Në Bashkinë e Tiranë sërish kthehet gjatësia e tij, sapo kishte mbaruar një tender për ulëse të ndenjurash 10 mijë euro, për të emëruar e shkarkuar drejtorë, por edhe për të dhënë mesazhe se ka ardhur vakti të mos tallim trapin me ligjin kaq dhunshëm. Mbase duhet të shkohet në zgjedhje se Kushtetutën e ka bërë disa herë paçavure. Në një kryeqytet ku uji është mall në kërkim, Ramaduro kujtohet se na qenkërkan zënë hapësirat publike nga lokalet, duke harruar se janë pushtuar zyrat publike, pronat publike në bregdet e gjithë republikën, nga mafiozët me bekimin e tij si firmëtar. Marrin urdhra deputetë e partiakë të takojnë njerëzinë e sakatuar nga mjerimi ekonomik. Ndoshta në ekzil ka më shumë të tillë. Ndërkohë nga qelia Erion Veliaj dërgon haberë dëshpërimi për falje, por nuk mungojnë edhe letra e kompani lobimi në shumë marramendëse të rrogtarit publik rrogë-hollë, krahasuar me avokatë e kompani kontraktore, akuzuar si pjesë e një shpërdorimi qindra milionë eurosh.

5.

Asambleja Parlamentare e OSBE lideri opozitës Sali Berisha dhe ekipi i Partisë Demokratike ekspozuan prova tronditëse te krimit elektoral të 11 majit, duke zhveshur lakuriq batërdinë e Edi Ramës dhe ortakëve të tij shpartallues të votës. Të dhënat njoftojnë edhe Brukselin, se në Kuvendin e Tiranës, dalë nga e diela zgjedhore, do të kemi një grup parlamentar dyshifror investim i Krimit të Organizuar. Përgjegjës e prodhues kësaj harte është natyrisht shefi i mazhorancës. Mos besoni. Shikoni hetimet amerikane ku nisin me gruan e Bilalit, McGonigal e të tjerë..

6.

Teatri politik i Fierit mbeti në të njëjtat kuota, me gjithë tallavanë e rinumërimit. Ylli mediatik socialist Zeqineja, doli më e fortë se gjino i gjatë duke qëndruar si kanakarja komike e Belës. Ndonëse doli në rivlerësimin e kutive me më pak vota, ajo sërish qëndron në parlament si fituese nëpërmjet humbjes. Përse Edi Rama nuk pipëtiu me dorëheqjen për pak orë të fitueses së vendit të Zeqinesë e kthimit të gaztores si kolege e tij në grupin parlamentar?!. Thua të jetë histori vlerësimesh, kontributesh e gabimesh humane, apo ca mesazhe gri!? Mbase ca punë të fshehta nuk të lënë të guxosh trimin, kur ke marrë shpërblimin.

7.

Nëntë muaj lind një njeri, aq sa iu desh gjyqtares Irenë mbiemërshumë, të merret në hetim zyrtarisht, për falsifikim vulash, stampash e formularësh nga kolegët e saj të SPAK, ku fajësia e dënon nga gjashtë në katër vite burg e ca miliona gjobë. Ky dorëzim i Strukturës së Posaçme, pasi zonja ka bërë përshesh dosjet kundër Berishës, Mediut, Belerit e mbaronte kë nder i kërkonte partia. Tani duket se është pak me temperaturë dhe ka harruar të paraqitet në zyrë. Burgu nuk është vetëm për burra. Do të kthehet në versionin “Hazbiu” “më dënoi partia time” dhe gjyqtarja provë e shkalafitjes së sistemit të drejtësisë, duke e kthyer reformën më shumë në një incenerator ligjesh se sa keqbërjes. Në këtë listë hibride të mëkateve jemi te java 7 e Rama 8, ku nuk dalin ditët për krim-korrupsionet e tij.

Etiketa: Basir ÇollakuEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

Pas alarmit për bombë, seanca e Kuvendit te Kosovës vazhdon në orën 20:00

TË GJITHA

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom