• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Më shumë luftë, më pak shpërblime/ Çfarë do të thotë kjo për sulmin e Rusisë në Ukrainë?

08:36 : 10/06/2025
në BOTA

Më shumë se 40 muaj pas nisjes, lufta e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon me intensitet. Moska po përparon në territor, e mbështetur nga mijëra vullnetarë, që joshen me paga të larta e përfitime të tjera të majme.

Në disa zona, shpërblimet për rekrutët e rinj e tejkalojnë një vit pagë. Kjo shumë ka ndryshuar shumë ekonomi familjare dhe ka rritur mbështetjen për konfliktin.

Edhe pse humbjet janë në nivele të papara që nga Lufta e Dytë Botërore, ato nuk i kanë ndalur rekrutimet. Sipas një vlerësimi të ri, Rusia do të ketë mbi 1 milion të vrarë ose të plagosur deri në verë. Por, kjo situatë po ndryshon.

Javëve të fundit, së paku pesë rajone në Rusi i kanë ulur shpërblimet e njëhershme të rekrutimit për vullnetarët e rinj. Më 5 qershor, rajoni i Volgës në Bashkortostan u bë i fundit që e uli në gjysmë pagesën për rekrutët e rinj.

Ekspertët shpjegojnë se kjo situatë lidhet pjesërisht me kufizimet buxhetore, pasi qeveritë rajonale po përballen me vështirësi financiare për mbulimin e këtyre shpenzimeve.

Lexo edhe:

Avionët amerikanë ‘karshillëk’ Moskës, SHBA dhe Kanadaja stërviten afër kufijve të Rusisë

Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për ndërtimin e një naftësjellësi

“Besoj se, nga njëra anë, kjo lidhet me gjendjen e tensionuar të buxhetit rajonal”, thotë për Radion Evropa e Lirë një ekonomist nga Bashkortostani.

“Nga ana tjetër, kjo mund të jetë një tregues se nevoja për të tërhequr ushtarë kontraktualë, nuk është më aq urgjente”, shton eksperti, i cili kërkoi të mbetej anonim për të shmangur ndjekjen nga autoritetet.

Zvogëlimi i shpërblimeve

Gjatë pjesës më të madhe të luftës, forcat ruse kanë përdorur kryesisht sulme të drejtpërdrejta të këmbësorisë për të mundur pozicionet ukrainase – gjë që ka shkaktuar numër jashtëzakonisht të lartë viktimash.

Nga frika e reagimit të popullit, Kremlini e ka shmangur shpalljen e mobilizimit të përgjithshëm.

Në vend të kësaj, autoritetet kanë përdorur një kombinim forcash: kompani private mercenare si Wagner kanë bërë rekrutime të pavarura, ose të burgosurit janë nxjerrë dhe detyruar të regjistrohen, duke u premtuar amnisti pas përfundimit të shërbimit.

Që nga viti 2023, Kremlini ka vendosur edhe kuota rekrutimi për rajonet, duke i nxitur qeveritë lokale që t’i organizojnë vetë fushatat e tyre dhe të ofrojnë shpërblime.

Sipas Janis Kluges, i cili ndjek shpenzimet e Rusisë për luftën në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri në Berlin, këto shpërblime, së bashku me paratë nga Ministria e Mbrojtjes, arrijnë deri në 24 milionë dollarë në ditë në të gjithë vendin.

Në fillim të vitit 2025, Kluge vlerësoi se midis 1.000 dhe 1.500 burrave regjistroheshin çdo ditë për të luftuar.

Mesatarja e shpërblimeve në 37 rajonet që ai monitoronte, ishte 1.4 milion rubla, apo rreth 17.700 dollarë – shumë kjo më e lartë se paga mesatare vjetore në shumicën e rajoneve.

Muajin e kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Rusia po rekrutonte rreth 60.000 burra në muaj.

Në Bashkortostan, qeveria rajonale i ka rritur gradualisht shpërblimet për rekrutim: nga 205.000 rubla në verën e vitit 2022, në 505.000 rubla dy vjet më vonë, dhe më pas, në fillim të vitit 2025, i ka trefishuar në 1.6 milion rubla (rreth 20.190 dollarë).

Tani, sipas një dekreti të datës 5 qershor, të nënshkruar nga kreu rajonal, Radiy Kharibov, kjo shumë është ulur në 1 milion rubla (rreth 12.620 dollarë).

Kryeqyteti rajonal, Ufa, që ka shpërblimin e vet për rekrutim, e ka zvogëluar po ashtu shumën që ofron për rekrutim.

Bashkortostani është një nga rajonet me numrin më të lartë të ushtarëve të vrarë në Ukrainë, sipas të dhënave të mbledhura nga Shërbimi tatar-bashkir i Radios Evropa e Lirë, BBC-ja në rusisht dhe media të pavarura si Mediazona.

Rajone të tjera që kanë ulur shpërblimet për rekrutim, janë: Jamal-Nenets dhe Nizhni Novgorod.

Në Samara, pagesa për ushtarët e rinj ka qenë më e larta në vend – 3.6 milionë rubla (rreth 45.430 dollarë) – por që nga fundi i shkurtit është ulur në 2.1 milionë rubla (rreth 26.500 dollarë).

Ekonomia e përshtatur e Rusisë

Pasi Kremlini nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, qeveritë perëndimore vendosën sanksione ndaj Rusisë, për ta detyruar që të ndalte agresionin.

Megjithatë, ekonomia ruse rezultoi më e qëndrueshme sesa parashikuan shumë ekspertë, pjesërisht falë të ardhurave të vazhdueshme nga shitja e naftës dhe gazit jashtë vendit.

Kremlini ka investuar para jo vetëm në rekrutimin e ushtarëve, por edhe në përshtatjen e ekonomisë, duke zgjeruar kapacitetet industriale ushtarake për të prodhuar tanke, armë dhe bomba.

Por, ky transformim ka rënduar ekonominë, ka rritur inflacionin dhe ka detyruar bankën qendrore t’i rrisë normat e interesit, duke e bërë më të shtrenjtë për qytetarët marrjen e kredive për banesa apo produkte të mëdha.

Sipas disa parashikimeve evropiane, rritja ekonomike e Rusisë pritet të ngadalësohet këtë vit në 1.7 për qind, ose deri në 2 për qind, sipas disa vlerësimeve të tjera.

Abbas Gallyamov, analist politik në mërgim dhe ish-këshilltar i Putinit, thotë se arsyeja kryesore përse rajonet po i ulin pagesat për rekrutët, është mungesa e parave.

“Po u mbarojnë fondet”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

/REL

Etiketa: ekonomiahumbjeLuftarekruteRusiashpenzimeshperblimeukrainaviktima

Lajme të lidhura

BOTA

Avionët amerikanë ‘karshillëk’ Moskës, SHBA dhe Kanadaja stërviten afër kufijve të Rusisë

18:09 : 21/07/2025
RAJONI

Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për ndërtimin e një naftësjellësi

15:17 : 21/07/2025
AKTUALITET

KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025! A ka përgjegjësi Erald Elezi?

15:01 : 21/07/2025
BOTA

Rusia kryen sulm ajror masiv kundër Ukrainës

13:32 : 21/07/2025
BOTA

Putin i gatshëm për paqe, por nuk heq dorë nga synimet në Ukrainë

12:05 : 21/07/2025
BOTA

Kremlini: Putin i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

14:16 : 20/07/2025
Para

Letoni-Shqipëri/ Broja dhe Asani e nisin nga fillimi, njihuni me formacionin e kuqezinjve sot

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 21/07/2025

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

23:01 : 21/07/2025

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

22:55 : 21/07/2025

“Më kanë përdhunuar”/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

22:42 : 21/07/2025

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025

Kush mund ta zëvendësojë Dumanin në krye të SPAK? Klodiana Lala zbulon disa emra

22:31 : 21/07/2025

Testi i dytë miqësor, Teuta barazon pa gola me Llapin

22:31 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com