• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv, hyjnë në fuqi tarifat doganore prej 50% për çelikun dhe aluminin

08:08 : 04/06/2025
në BOTA

Sipas Trump, këto tarifa doganore të reja do të jënë më efektive në luftën kundër prodhimit të tepërt me kosto të ulët nga jashtë që dëmton konkurrueshmërinë e industrive amerikane të çelikut dhe aluminit.

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv që rrit tarifat doganore të vendosura për importet e çelikut dhe aluminit, dy sektorë që konsiderohen strategjikë, nga 25% në 50%, raporton Corriere della Sera. Urdhri ekzekutiv specifikon se tarifat e reja hynë në fuqi sot në orën 00:01 me orën lokale.

“E kam konsideruar të nevojshme rritjen e tarifave për çelikun dhe aluminin në mënyrë që të rregullohen importet për t’u siguruar që ato të mos rrezikojnë sigurinë kombëtare”, thuhet në urdhër ekzekutiv.

Sipas presidentit të SHBA-së, “këto tarifa të reja do të jenë më efektive në luftën kundër prodhimit të tepërt me kosto të ulët nga jashtë që dëmton konkurrueshmërinë e industrive amerikane të çelikut dhe aluminit”.

Rritja vlen për të gjithë partnerët tregtarë përveç Britanisë, i vetmi vend deri më tani që ka arritur një marrëveshje paraprake tregtare me SHBA-në gjatë një pauze 90-ditore të një game më të gjerë tarifash të Trump. Norma për importet e çelikut dhe aluminit nga Mbretëria e Bashkuar, e cila nuk renditet ndër eksportuesit kryesorë të asnjërit metal në SHBA, do të mbetet në 25% deri të paktën më 9 korrik.

Lexo edhe:

Izraeli lëshon deklaratën e fortë: Irani kërkon të vrasë Trumpin

Nga atletet e Ramës te ftohtësia Trump-Meloni, CNN turk zbardh prapaskenat e samitit të NATO-s

Rreth një e katërta e të gjithë çelikut të përdorur në SHBA importohet dhe të dhënat tregojnë se rritja e taksave do t’i godasë veçanërisht rëndë partnerët më të afërt tregtarë të SHBA-së – Kanadanë dhe Meksikën. Ato renditen përkatësisht në vendin e parë dhe të tretë për nga vëllimet e dërgesave të çelikut në SHBA.

Ky vendim ka të ngjarë të mos i godasë menjëherë xhepat amerikanë, por ekspertët thonë se çmimet më të larta në projektet e ndërtimit, parkingjet e makinave, pajisjet dhe gjetkë janë pothuajse të pashmangshme nga tarifat më të larta. Dhe ndërsa tarifat mund të mbrojnë vendet e punës në prodhimin e çelikut, ato mund të dëmtojnë punësimin në industri shumë më të mëdha. Por administrata thotë se tarifat janë thelbësore për sigurinë kombëtare dhe ekonominë.

“Prodhimi vendas i çelikut dhe aluminit është i domosdoshëm për bazën tonë industriale të mbrojtjes”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Kush Desai për CNN. “Administrata Trump është e përkushtuar për të rivendosur prodhimin që është kritik për sigurinë tonë kombëtare dhe ekonomike, duke nisur një sërë reformash në anën e furnizimit – duke përfshirë derregullimin e shpejtë, uljen e taksave dhe çlirimin e energjisë amerikane – për të vazhduar të ofrojë lehtësim ekonomik për popullin amerikan.”

Tarifa prej 25% për importet e çelikut dhe aluminit nga Shtetet e Bashkuara hyri në fuqi në mesin e marsit. Ishte një nga vendimet e para për këtë çështje nga Donald Trump që nga kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë. Të premten e kaluar, presidenti amerikan njoftoi më pas dyfishimin e tarifave doganore për këto metale, duke siguruar se “industritë tona të çelikut dhe aluminit do të jenë më të forta se kurrë”.

Komisioni Evropian reagoi menjëherë, duke e dënuar këtë vendim i cili minon “përpjekjet e vazhdueshme për të arritur një zgjidhje të negociuar” me Shtetet e Bashkuara.

Kanadaja, furnizuesi më i madh i Shteteve të Bashkuara, paraqiti një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) më 13 mars, e cila i quajti këto masa “të papajtueshme me detyrimet e Shteteve të Bashkuara” në aspektin e tregtisë ndërkombëtare.

Etiketa: 50%aluminicelikutarifaTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli lëshon deklaratën e fortë: Irani kërkon të vrasë Trumpin

09:57 : 10/07/2026
AKTUALITET

Nga atletet e Ramës te ftohtësia Trump-Meloni, CNN turk zbardh prapaskenat e samitit të NATO-s

22:26 : 08/07/2026
BOTA

Shitja e avionëve F-35 për Turqinë përplas Trump-in me Netanyahu-n

09:12 : 08/07/2026
BOTA

Trump surprizon në Samitin e NATO-s: Erdogan është miku im, do i’a heqim sanksionet

19:56 : 07/07/2026
BOTA

Turqia kërkon avionët F-35, Trump në takimin me Erdogan: Po shqyrtojmë shitjen e tyre!

15:30 : 07/07/2026
BOTA

Netanyahu i kërkon Trumpit ta frenojë Erdoganin para samitit të NATO-s

22:00 : 06/07/2026
Para

Importet e hidrosanitareve rriten me 29% në janar-prill

TË GJITHA

Grabitet exchange te “Vorri i Bomit”, punonjësja merr 5 mijë euro

18:48 : 15/07/2026

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

18:32 : 15/07/2026

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për të përdorur gazin amerikan në të ardhmen

18:21 : 15/07/2026

Pse gratë vuajnë më shumë nga temperaturat e larta?

18:08 : 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

17:55 : 15/07/2026

Reforma Zgjedhore/ Komisioni kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

17:47 : 15/07/2026

Si Spanja ndryshoi kuptimin e “kontrollit” në futboll?

17:39 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş