• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pjesëmarrja e ulët/ PS dhe PD thirrje qytetarëve për të votuar: Mos e nënvlerësoni zërin tuaj!

17:23 : 11/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Dy forcat kryesore politike, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë nxjerrë përfaqësuesit e tyre nga selitë përkatëse për t’u bërë thirrje qytetarëve për të shkuar për të votuar, nisur dhe nga pjesëmarrja e ulët në këto zgjedhje parlamentare.

Nga demorkatët ka dalë drejtuesja politike e diasporës, Jozefina Topalli, e cila në një deklaratë nga selia blu iu drejtua shqiptarëve që të mos e nënvlerësojnë zërin e tyre dhe se dyert e votimeve hapen vetëm një herë në katër vjet.

“Sot është një ditë e bukur, dhe edhe më e bukur bëhet kur shqiptarët, dalin dhe votojnë me dinjitet dhe me zemër. Kanë mbetur edhe 2-3 orë, dhe fjala kyçe në të tilla raste është: votoni, votoni, votoni. Mos e nënvlerësoni zërin tuaj, ju keni një fuqi edhe më të madhe nga ç’mendoni. Dyert e votimeve janë vetë ato dyer që hapen vetëm një herë në katër vite. Atë ditë, siç është dita e sotme, ju keni mundësi dhe mund të ktheheni në promovues të jashtëzakonshëm të një kthese të madhe historike. Ndaj, hyni tek ajo derë, votoni, sepse vota nuk është vetëm një e drejtë, por ajo është edhe një përgjegjësi.

Në të njëjtën kohë, me këtë rast, duhet të falënderoj pa dyshim mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, të cilët jo vetëm janë regjistruar dhe kanë votuar gjatë kësaj periudhe në mënyrë masive me votën e tyre për një kthesë historike. Gjatë periudhës së kaluar, por edhe sot, me mijëra kanë ardhur dhe nuk kanë ardhur thjesht për të sjellë një votë. Ata kanë ardhur për të sjellë një mesazh, jo vetëm patriotizmi, por një mesazh për të gjithë shqiptarët se ditën që vendi ka nevojë për ta, ata janë këtu dhe dinë si të votojnë.” – u shpreh Jozefina Topalli.

Ndërkohë, nga selia rozë ka dalë zëdhënësja për zgjedhjet pranë PS, Silda Çepe, e cila po ashtu u bëri thirrje shqiptarëve pëe të votuar, pasi vota është fuqia e tyre.

Lexo edhe:

Kandidati për Tiranën, Berisha mbledh Kryesinë e vogël në PD

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

“Të nderuar qytetarë, Deri në mbylljen e kutive të votimit kanë mbetur edhe pak orë – dhe çdo votë e juaja ka rëndësi. Në këtë ditë të jashtëzakonshme për demokracinë tonë, secili prej jush ka mundësinë të vendosë nëse Shqipëria do të ecë përpara apo do të shkojë në drejtim të paditur.

Prandaj: I bëjmë thirrje çdo prindi, çdo nëne e babai, gjysheje e gjyshi që të mendojnë për fëmijët e nipërit e tyre e të votojnë. I bëjmë thirrje çdo sipërmarrësi e çdo profesionisti, çdo punëtori e fermeri që me djersën e mundin e tyre e kanë çuar këtë vend përpara që të dalin e të votojnë. I bëjmë thirrje të rinjve e të rejave që besojnë tek Shqipëria moderne e europiane që të dalin të votojnë,

Votoni! Dilni dhe votoni! Merrni me vete një të afërm, një mik, një fqinj – dhe votoni për Shqipërinë që meritoni. Vota juaj është fuqia juaj. Përdoreni atë.” – u shpreh ajo.

Etiketa: PDpsqytetarëtthirrjevotuarzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kandidati për Tiranën, Berisha mbledh Kryesinë e vogël në PD

11:29 : 06/10/2025
AKTUALITET

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

21:11 : 05/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme/ Avokati shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie: Tirana, vizioni ynë

14:52 : 05/10/2025
BOTA

Siria mban zgjedhjet e para që nga përmbysja e regjimit të Bashar al-Assad

12:54 : 05/10/2025
AKTUALITET

“Po grabiten toka me VKM të manipuluara”, PD: Ja si Bashkia Kamëz i rrëmben pronën qytetarit

10:59 : 05/10/2025
AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
Para

Fotografoi votën, arrestohet 43-vjeçari në Librazhd

TË GJITHA

Berisha: A dini gjë për Endri Fugën ju? Kërkohet nga SPAK, i është arratisur Ramës njeriu më i afërt

13:07 : 06/10/2025

Ky është 44-vjeçari shqiptar i vrarë në Kolumbi

13:06 : 06/10/2025

Kush do ta drejtojë fushatën për Tiranën? Berisha: Vendimin nuk e marr unë, e ka në dorë…

13:00 : 06/10/2025

Nga promotor i rritjes ekonomike, eksportet kthehen në frenues të ekonomisë

12:56 : 06/10/2025

Zgjedhjet e pjesshme/ Sali Berisha zbulon emrin: Florian Binaj, kandidati i opozitës për Tiranën

12:48 : 06/10/2025

Pas ekzekutimit të Isuf Jaçajt, policia bastis hotelin “Blue Sky” në Sarandë

12:44 : 06/10/2025

Shehu: Me Serbinë është një finale, do të japim gjithçka për Botërorin

12:38 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com