• Kontakt
Tuesday, August 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tuneli pa “dritë” i Llogarasë, një vrimë e errët në buxhetin e shtetit

14:31 : 03/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Me një kosto totale mbi 260 milionë euro, tre tendera dhe hetime për korrupsion, tuneli qëndroi i hapur vetëm 3 muaj dhe mbetet ende jashtë funksioni.

Tuneli i Llogarasë, të cilin zv/kryeministrja Belinda Balluku e përshkroi si “motor të ri me shumë kuaj fuqi për industrinë e re të turizmit”, është kthyer në një shembull të abuzimit me fondet publike, zvarritjes së punimeve dhe mungesës së transparencës.

Edhe pse u hap me bujë në korrik 2024, për të lehtësuar trafikun gjatë sezonit turistik, ai u mbyll pas vetëm tre muajsh për të vijuar punimet, pa një datë të saktë për rihapjen, duke çuar vlerën totale të investimit në mbi 260 milionë €.

Aktualisht, punimet në tunel janë ende të papërfunduara, pavarësisht se kontrata parashikonte përmbylljen e tyre në nëntor 2024.

Një muaj përpara datës që duhet të ishte inauguruar, tuneli është mbyllur, dhe sipas Ministrisë së Infrastrukturës po punohet me vendosjen e sensorëve të tymit dhe sinjalistikave.

Lexo edhe:

Si shkoi fati i mercenarëve që Rama i rrëmbeu LSI-së

VIDEO/ Shoku sekser i Ramës duke hedhur valle në kurriz të shqiptarëve

Autoritetet thonë se për mirëmbajtje dhe operimin e tunelit do të lidhet kontrata me një operator privat dhe qarkullimi do të rifillojë, por me tarifë kalimi prej rreth 5 eurosh për automjet.

Kjo tarifë, sipas autoriteteve, është e nevojshme për të përballuar kostot e larta të mirëmbajtjes.

Për më tepër, qytetarët do të përballen me pagesë prej rreth 5 eurosh për të kaluar në këtë tunel, kur ai të vihet sërish në funksion.

Kostoja e ndërtimit të tunelit ka kapur vlerën mbi 260 milion €, ku janë zhvilluar disa procedura tenderimi, ku ekspertët kanë ngritur  dyshime për korrupsion dhe konflikt interesi. Kompanitë fituese janë të lidhura me politikanë shqiptar dhe turq, por dhe ish-zyrtarë të lartë të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), të arrestuar më vonë për korrupsion dhe pastrim parash.

Tuneli pa “dritë”

Inagurimi i Tunelit të Llogarasë

“Hapja e tunelit më të gjatë në Shqipëri, një ëndërr e kahershme dhe premtim bajat i tërë fushatave elektorale të partive, që sot bëhet realiteti i jetës së përditshme të një prej zonave më spektakolare të atdheut tonë, si edhe një motor i ri me shumë kuaj fuqi për industrinë e re të turizmit, të cilës në fund të vitit do t’i shtohet edhe motori i fuqishëm i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës” do të deklaronte zv/kryeministrja Belinda Balluku më 5 korrik të vitit të kaluar.

Por statistikat tregojnë se “motori me shumë kuaj fuqi” është ndërtuar në një përbindësh për taksapaguesit shqiptar duke çuar vlerën e këtij investimi mbi 260 milion euro dhe rezulton i mbyllur pas “festës” që qeveria  bëri në hyrje të tunelit.

Tuneli i Llogarasë, një nga projektet më të përfolura të infrastrukturës në Shqipëri, ka qenë vazhdimisht në qendër të akuzave për abuzime të rënda me fondet publike, shkelje të ligjit dhe mungesë totale transparence. Partia Demokratike dhe aktorë të tjerë opozitarë kanë denoncuar vazhdimisht këtë vepër si pjesë të një zinxhiri aferash të quajtura “biznese strategjike të Edi Ramës”.

Aktualisht, sipas Ministrisë së Infrastrukturës, tuneli ndodhet në fazën e procedurave për mirëmbajtje dhe operim. Pasi të lidhet kontrata me një operator privat, qarkullimi do të rifillojë, por me tarifë kalimi prej rreth 5 eurosh për automjet. Kjo tarifë, sipas autoriteteve, është e nevojshme për të përballuar kostot e larta të mirëmbajtjes.

Ndërtimi i tunelit nisi më 15 nëntor 2021, pas shpalljes së një gare tenderuese që u fitua nga një konsorcium turk i përbërë nga dy kompani: “Intekar Yapi” dhe “Asl Insaat”. Por tenderi mbart “flamur të kuq” për garë të pandershme, sipas Open Procurement Albania. Sipas kontratës, punimet duhet të kishin përfunduar në nëntor 2024, por me gjasë ky afat nuk do të respektohet, pasi përfundimi i plotë mbetet i paqartë.

Analiza e procesit të ndërtimit të tunelit sjell në dritë një sërë skandalesh që variojnë nga manipulimi i tenderëve, deri tek dëmtimi flagrant i mjedisit të mbrojtur.

Vlera Përshkrimi
Vlera fillestare e kontratës së ndërtimit 200 milion € me TVSH Kjo ishte vlera e kontratës fituese të shpallur për konsorciumin turk
Shtesa buxhetore me akte normative (2022) 50 milion € E miratuar nga Qeveria përmes dy akteve normative në dhjetor 2022, sipas KLSH-së
Vlera e supervizimit të punimeve 1.9 milion € Për kontratën e supervizimit (bashkimi i operatorëve ku përfshihet edhe kompania e lidhur me ish-drejtorin e ARRSH)
Projekte dhe studime të mëparshme 1 milion € Për studimin e fizibilitetit gjatë qeverisë Berisha
7.5 milion € Për rishikimin dhe projektin e detajuar gjatë qeverisë Rama

Në fillim, studimi i fizibilitetit i kryer gjatë qeverisë Berisha me një kosto prej 1 milion eurosh u hodh poshtë nga Qeveria Rama, e cila në vitin 2020 miratoi një rishikim të plotë të projektit me një fond të ri prej 7.5 milion eurosh. Pas kësaj, tenderi për ndërtimin e tunelit u shpall fillimisht dhe u fitua nga një kompani shqiptare me ofertën më të ulët, por procedura u anulua në mënyrë të çuditshme.

Tenderi u rihap dhe fitues u shpall një konsorcium turk i përfaqësuar nga Abdulkadir Kart – një ish-deputet dhe mik i ngushtë i presidentit Erdogan. Fituesi u shpall pa asnjë garë reale, me një ofertë që ishte rreth 12 milion euro më e lartë se ajo e kompanisë shqiptare, duke shkaktuar një dëm të qartë ekonomik për buxhetin e shtetit.

Problemet nuk mbarojnë këtu. Procesi i vlerësimit të ofertave ngre dyshime të forta për shkelje ligjore, pasi nuk është e qartë nëse operatorët e huaj kishin licencat e nevojshme të ekuivalentuara. Ndërkohë, punimet u realizuan thuajse në mënyrë të plotë nga një kompani shqiptare, e cila nuk ishte e deklaruar si nënkontraktore, duke shkelur rregullat ligjore për nën kontraktimet që nuk mund të tejkalojnë 50% të vlerës së kontratës.

Në dhjetor të vitit 2022, me dy akte normative të miratuara nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, u shtuan edhe 50 milionë euro në buxhetin e projektit – një veprim i bërë jashtë afateve dhe pa analizë të qartë justifikuese, siç vërtetohet nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ligji kërkon që aktet normative të përdoren vetëm në raste emergjence, gjë që nuk u provua në këtë rast. Pagesat për këtë projekt kanë qenë të mëdha dhe të diskutueshme: deri në korrik 2024, kompania turke është paguar 178 milion €.

Tenderi për supervizimin e punimeve i është dhënë një bashkimi operatorësh ku përfshihej edhe kompania “Net Group”, që sipas hetimeve kishte lidhje me ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberi, aktualisht i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Sipas SPAK, Berberi ka përfituar shuma të mëdha parash nga tenderat publikë, duke përdorur si ndërmjetës një kompani tjetër të kontrolluar indirekt prej tij dhe Begajt. Paratë transferoheshin nga fituesit e tenderave te kjo shoqëri për të fshehur origjinën e paligjshme. Të përfshirë në skemë janë edhe Ervis Lame, administrator i kompanisë së Berberit, dhe punonjës në kompaninë e Begajt.

Në kuadër të hetimeve, u vendos sekuestro preventive mbi kuotat e shoqërisë “DAAM” sh.p.k., në pronësi të Begajt dhe të kontrolluar nga Berberi.

Pavarësisht hetimeve dhe përfundimit të punimeve, ende nuk është e qartë nëse kolaudimi është kryer dhe nëse tuneli është marrë zyrtarisht në dorëzim nga autoritetet përkatëse.

Përtej abuzimeve me procedurat dhe fondet, një nga pasojat më të rënda dhe të dukshme është cenimi i ambientit natyror. Ndërtimi i tunelit ka shkaktuar dëme serioze në Parkun Natyror të Llogarasë. Inertet dhe mbetjet ndërtimore janë hedhur në mënyrë të pakontrolluar përgjatë malit, duke dëmtuar bimësinë dhe ekosistemin e zonës së mbrojtur.

/Shteg.org

Etiketa: abuzimiballukubelinda ballukubuxhetiDAAM sh.p.kEdi RamagropeLlogaratunelivjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si shkoi fati i mercenarëve që Rama i rrëmbeu LSI-së

20:40 : 18/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Shoku sekser i Ramës duke hedhur valle në kurriz të shqiptarëve

19:09 : 18/08/2025
AKTUALITET

Ligji antiduhan, nga zbatimi me bujë tek dështimi i heshtur

17:13 : 18/08/2025
AKTUALITET

Kriza e mbetjeve në Shqipëri/ Nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike

11:17 : 18/08/2025
AKTUALITET

Emri/ Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës

15:22 : 17/08/2025
AKTUALITET

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

10:11 : 15/08/2025
Para

Gjysmëfinalja e 'Final 4', Brdaric: Mos mendojmë barazimin, duam fitoren ndaj Dinamos

TË GJITHA

Horoskopi, 19 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:10 : 18/08/2025

U ekzekutua në mes të Athinës, “Turabi” vëllai i Marsel Bashimit , lidhje me krimin në Shqipëri e Greqi

23:03 : 18/08/2025

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale, zbardhet identiteti i shqiptarit që u ekzekutua në Athinë

22:42 : 18/08/2025

CNN: Putin mungoi në Shtëpinë e Bardhë, por ndikimi i tij ishte i pranishëm

22:20 : 18/08/2025

Vritet me armë zjarri një shqiptar në Athinë

21:59 : 18/08/2025

Grabitën dhe dhunuan një çift të moshuar, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

21:48 : 18/08/2025

Bilisht/ Shoqërohet në polici dentisti i klinikës ku humbi jetën 59-vjeçari

21:25 : 18/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com