• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Viktima roje i banesës së “Buzëderrit”, del VIDEO e autorit të vrasjes së Renato Hoxhajt

14:25 : 30/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Në videon e mëposhtme, të siguruara nga Boldnews, janë pamjet e autorit të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u ekzekutua mëngjesin e së dielës në lagjen “Hajro Çakërri” në qytetin e Vlorës.

Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë pranë zonës ku ndodhi krimi, ku vrasësi shfaqet në momentin kur shkon mes rrugicave për të kryer krimin (pamjet e errëta) dhe momenti kur largohet sërish mes rrugicave (pamjet me dritë natyrale).

Siç shihet, vrasësi është maskuar me kapele, doreza të zeza dhe një maskë në fytyrë, teksa grupi hetimor dyshon se ai ka vendosur edhe një maskë silikoni në të gjithë kokën, si dhe një bark artificial për t’ia vështirësuar grupit hetimor identifikimin e tij. Dyshohet se pasi ka kryer krimin, vrasësi është larguar drejt Greqisë përmes kufirit të gjelbër.

.

Në lidhje me këtë atentat, ditën e djeshme Policia ndaloi në Tiranë shtetasin Eris Mehmetaj, i cili është me origjinë nga Tropoja, teksa njihet dhe si mik i Roan Brahimit alias Sidorel Prendit, i ekzekutuar në Maj të vitit të kaluar në Athinë, i cili strehohej në Dubai.

Lexo edhe:

Grabitën një 27-vjeçar në rrugë, arrestohen dy të rinj në Vlorë, i gjenden armë në banesë  

“Rritet zemërimi kundër reformës në drejtësi në Shqipëri”/ Media amerikane shkrim për vrasjen e gjyqtarit Kalaja

Eris Mehmetaj

Ai është ndaluar nga uniformat blu, pas identifikimit nga Policia e Vlorës të automjetit me të cilin ka lëvizur vrasësi ditën e krimit. Nga hetimi ka rezultuar se Mehmetaj ia ka dhënë automjetin para krimit autorit, teksa mjetit më pas i ishin ndërruar edhe targat.

Eris Mehmetaj i është sekuestruar edhe celulari, nga i cili grupi hetimor beson se do të marrë të dhëna që mund ta ndihmojnë për zbardhjen e vrasjes së Renato Hoxhajt.

Grupi hetimor dyshon se vrasja e 58-vjeçarit është porositur nga Dubai, nga një grup kriminal nga Vlora, nën dyshimet se ai mund të ketë qenë informator për grupin kundërshtar.

Mediat raportojnë se viktima Renato Hoxhaj ka qenë komshi me Sokol Sinomatin, i njohur me nofkën “Buzëderri”, një prej personazheve më të njohur të krimit në Vlorë. Raportohet se 58-vjeçari ka qenë edhe roje i banesës së Sinomatit në lagjen “Hajro Çakërri”.

Një vit më parë Sokol Sinomatit i vranë të birin, Gëzim Sinomati me snajper, një atentat që u pasua nga ngjarje të tjera kriminale në qytetin e Vlorës dhe në Tiranë.

Renato Hoxhaj tani punonte si roje në një pallat, teksa u ekzekutua pranë banesës së tij, kur po kthehej në orët e para të mëngjesit të së dielës. Mbi Renato Hoxhajn autori qëlloi katër herë me armë zjarri pistoletë, ku 58-vjeçari mori dy plumba në trup dhe dy në kokë. Nga hetimet paraprake dyshohet se autori ka hyrë nga një rrugicë pas pallatit ku 58-vjeçari punonte, duke i dalë këtij të fundit përballë dhe më pas është larguar përsëri në rrugica.

Renato Hoxhaj jetonte i vetëm në shtëpi, teksa prej dy vitesh bashkëjetonte me një grua të komunitetit rom. Ai ishte babai i dy fëmijëve të rritur. Gruaja e tij e parë jetonte në Itali dhe shpesh fëmijët vinin për ta takuar.

Krimet që kanë tronditur Vlorën në muajt e fundit?

Më 18 Dhjetor të vitit të kaluar, pre e një atentati ra 30-vjeçari Kevin Hajrulla, i cili u qëllua me 24 plumba, teksa po udhëtonte me automjetin e tij, tip “Benz”, në një kryqëzim të lagjes “24 Maji”. Ai mbeti i plagosur rëndë, ku iu nënshtrua dhe tre ndërhyrjeve kirurgjikale, por fatmirësisht, ia doli të mbijetonte.

Kevin Hajrulla është kushëriri i Inez Hajrullës, i cili njihet si i forti i Vlorës, që gjithashtu u ka shpëtuar disa atentateve. Inez Hajrulla mori drejtimin e grupit kriminal të Edison Arizajt pas vrasjes së këtij të fundit në Durrës në vitin 2018.

Atentati mbetet ende i pazbardhur, teksa grupi hetimor ka dyshime se ai u tentua të eliminohej për shkak të aktivitetit kriminal të kushëririt të tij, Inez Hajrulla.

Kjo pistë u përforcua edhe për faktin se vetëm pak ditë më vonë, mbrëmjen e 21 Dhjetorit u regjistrua një shpërthim i fortë me tritol me dron në një apartament në katin e 9-të të një pallati.në Tiranë.

Apartamenti ishte marrë me qira nga Elena Arëza, partnerja e Bernard Sinomati dhe dyshohet se të dy ata ndodheshin në banesë në momentin e shpërthimit dhe janë larguar vetëm pak minuta më pas.

Bernard Sinomati është një personazh i krimit të organizuar në Vlorë dhe vëllai i Sokol Sinomatit, teksa iu ka shpëtuar edhe dy herë të tjera sulmeve me tritol dhe armë. Grupi i Sinomatajve njihet për përplasjen me grupin e Inez Hajrullas, por burime bëjnë me dije se deri më tani ky i fundit nuk është marrë në pyetje për t’u pyetur në lidhje me këto dy atentate, pasi sipas sistemit TIMS rezulton jashtë vendit.

Ndërkohë, ka dyshime dhe se dy atentatet e mësipërme mund të kenë lidhje dhe me ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e 7 Janarit, ku Bernard Sinomatit i vranë në Vlorë nipin me snajper (djali i Sokolit), Gëzim Sinomatin, vetëm 23 vjeç, ngjarje ende e pazabardhur. Në momentin kur u qëllua, i riu ndodhej në ballkon duke pirë cigare, teksa brenda apartamentit dyshohej se ndodhej Bernard Sinomati.

Viktima sapo ishte kthyer nga Blegjika, teksa nuk njihej për precedent penal dhe dyshohet se në atë atentat qitësin mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër, pasi mund të kenl dashur të vrasin pikërisht Bernard Sinomatin.

 

Etiketa: DubaiEris MehmetajInez HajrullaRenato HoxhajSokol Sinomativlorevrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Grabitën një 27-vjeçar në rrugë, arrestohen dy të rinj në Vlorë, i gjenden armë në banesë  

15:56 : 13/10/2025
AKTUALITET

“Rritet zemërimi kundër reformës në drejtësi në Shqipëri”/ Media amerikane shkrim për vrasjen e gjyqtarit Kalaja

10:42 : 13/10/2025
AKTUALITET

Gazeta spanjolle: Vrasja e gjyqtarit shqiptar tregon zemërimin në rritje ndaj reformës në drejtësi

10:03 : 13/10/2025
AKTUALITET

Drejtësia që prodhoi padrejtësinë

21:05 : 12/10/2025
AKTUALITET

Vlora e “mbytur” me plehra, rikthehet sërish zjarri në fushën e mbetjeve (VIDEO)

16:59 : 12/10/2025
AKTUALITET

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025
Para

Rasti i parë në Greqi, dëmshpërblehet 40-vjeçari që u paralizua pas vaksinës anti-Covid

TË GJITHA

Minatorët e Spaçit akuzojnë policinë për dhunë: Na trajtuan si kriminelë, vetëm pse kërkuam të drejtat tona

12:44 : 14/10/2025

Tenderi 4 mln euro i “supës së spitalit”, OBP ia jep familjes së Xhemal Qefalisë

12:43 : 14/10/2025

Mbante armë zjarri e municion luftarak, arrestohet 44-vjeçari në Kurbin

12:36 : 14/10/2025

Zjarri përfshin zonën e Kunes në Shëngjin

12:29 : 14/10/2025

Ndeshja Shqipëri-Jordani/ Policia plan masash, kufizohet qarkullimi në disa akse

12:18 : 14/10/2025

Vrasja e grekut dhe shokut shqiptar/ Vetëdorëzohet i riu, dyshohet se është bashkëpunëtor në krim

12:06 : 14/10/2025

Trafikimi i tonelatave drogë/ “Jam sëmurë”, kërkoi ndryshim të masës, GJKKO lë në burg ‘Cinco’-n

11:55 : 14/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com