• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“I detyrohem 20 apartamente?” Alaudin Malaj: Mentor Mustafaraj ka humbur gjyqin, pronar është xhaxhai i tij

15:06 : 05/11/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Një qytetar nga Vlora, Mentor Mustafaraj, pretendon se kompania e ndërtimit, “Rigers Konstruksion”, në pronësi të Alaudin Malaj, nuk i shlyen detyrimin për dorëzimin e  20 apartamenteve, të cilat gjenden në një godinë pranë Ujit të Ftohtë Vlorë. Mustafaraj ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj Alaudin Malajt, i cili zotëron “Rigers Konstruksion” që prej vitit 2021, me argumentin se ai nuk plotëson detyrimet.

Kallëzimi penal ndaj një ish-gjyqtari, natyrisht, përbën një interes të shtuar publik. Por, Alaudin Malaj thotë për “Boldnews.al” se kallëzimi ndaj tij është mbështetur mbi fakte të rreme, e këtë gjë e ka konstatuar ish-Prokuroria për Krime të Rënda, ish-Gjykata për Krimet e Rënda, Gjykata e Rrethit Tiranë, Gjykata e Apelit dhe madje edhe Gjykata e Lartë. Sot është i regjistruar procedimi penal në Prokurorinë e Tiranës, ku Mentor Mustafaraj është duke u proceduar për kryerjen e veprës “kallëzim i rremë”.

Malaj thotë se Mentor Mustafaraj shtrembëron të vërtetën, pasi me vendim gjyqësor të formës së prerë, pronari real i atij trualli mbi të cilin është ndërtuar pallati, është Fetah Mustafaraj (xhaxhai i Mentorit).

Lexo edhe:

Denoncimi/ Avokati ‘vjedh’ 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

Vlonjatë protestojnë te Sheshi i Flamurit

Në foto: Alaudin Malaj

Gjithashtu, Alaudim Malaj deklaron se kallëzimi ndaj tij është në vijim të përpjekjeve të shtetasit Mentor Mustafaraj për të ndikuar mbi drejtësinë. “Ai e ka bërë edhe më parë këtë gjë dhe është dënuar dy herë nga gjykatat për presion ndaj gjyqtarëve”, thotë Malaj.

Historia e pronës

“Boldnews.al” ka siguruar disa vendime gjyqësore, në të cilën hidhet dritë mbi këtë konflikt mes Mentor Mustafaraj dhe Alaudin Malaj.

Në vitin 1995, Komisioni i Kthimit të Pronave në Vlorë ka njohur dhe kthyer në emër të trashëgimtarëve të Behar Mustafaraj një truall në zonën e ‘Ujit të Ftohtë”, me sipërfaqe 10 mijë metra katrorë. Kjo pronë u nda në mënyrë të barabartë tek tre trashëgimtarët, mes të cilëve Fetah Mustafaraj.

Ky i fundit, në vitin 2005, nënshkruan një deklaratë noteriale, në të cilën pranon se do t’i dhurojë 1500 metra katrorë nipit të tij, Mentor Mustafaraj, pas plotësimit të kushtit, që ishte regjistrimi i pronës në Kadastrën e qytetit.

Në vitin 2010, Fetah Mustafaraj e revokon këtë kontratë me kusht, pasi kishte konstatuar se nipi i tij, Mentor Mustafaraj, kishte vepruar në keqbesim. Në një proces gjyqësor në gjykatën e Vlorës, Fetahu pretendon se nipi, Mentori, kishte lidhur kontratë me sipërmarrës të tjerë për zhvillimin e pronës, pa qenë pronar dhe pa e diskutuar paraprakisht me të.

Të dhënat tregojnë se Mentor Mustafaraj kishte nënshkruar kontratë për zhvillimin e pronës me “Rigers Konstruksion”, e cila në atë kohë zotërohej nga Edlira Malaj (Galanxhi).

Bazuar mbi atë kontratë, Bashkia e Vlorës kishte miratuar lejen e ndërtimit për një godinë shumëkatëshe.

Pasi Fetah Mustafaraj revokoi kontratën me kusht për dhurimin e pritshëm të 1500 metra katrorë truall, nipi i tij, Mentor Mustafaraj e padit në gjykatë. Gjykata e shkallës së parë Vlorë i dha të drejtë nipit. Por, në 18 Tetor 2016, Gjykata e Apelit e Vlorës vendosi ndryshimin e vendimit, duke i dhënë të drejtë Fetah Mustafaraj. Në këto kushte, pronar i truallit u caktua përfundimisht Fetah Mustafaraj.

Në foto: Gjykata e Apelit Vlorë njohu pronar Fetah Mustafaraj

Në vijim, Bashkia e Vlorës ndryshoi lejen e ndërtimit për godinën mbi truall, ku u caktuan se tashmë palët janë Fetah Mustafaraj dhe “Rigers Konstruksion”. Pra, “sipas atij vendimi gjyqësor,- thotë Alaudin Malaj për “Boldnews.al”- rezulton se Mentor Mustafaraj nuk është pronar i truallit dhe nuk ka asnjë të drejtë në kërkimin e tij për prona”.

Kallëzime të rreme ndaj gjyqtarëve

Alaudin Malaj e sheh lëvizjen e Mentor Mustafaraj si një tentativë të tij për të ndikuar në sistemin e drejtësisë, “një manovër të dështuar që ai e ka provuar edhe më parë me kallëzime të rreme”.

Malaj e mbështet qëndrimin e tij në dokumenta gjyqësore.

Në shtator të vitit 2009, Mentor Mustafaraj kallëzon penalisht gjyqtarin e Vlorës, Thoma Nika, se kishte marrë 30 mijë euro nga pala kundërshtare e tij në një proces civil për pronën në zonën e Ujit të Ftohtë.

Krahas Mentorit, kallëzues ishte edhe bashkëshortja e tij, djali dhe dy miq të djalit të tij. Ata pretendonin se gjyqtari Nika kishte marrë rryshfet në një lokal në Tiranë, për të dhënë vendim kundër interesave të tyre.

Hetimi u zhvillua nga Prokuroria e Fierit. Në përfundim, prokurori konstatoi se Mentor Mustafaraj dhe familjarët e tij të afërt kishin bërë “kallëzim të rremë” ndaj gjyqtarit Thoma Nika.

Në foto: Vendimi i Gjykatës së Fierit për “kallëzim të rremë

Këtë e pranoi në seancë gjyqësore edhe avokati mbrojtës i Mentor Mustafaraj, i cili deklaroi se klienti i tij e kishte kryer veprën penale të “kallëzimit të rremë”, por kërkonte një masë dënimi të butë.

Gjykata e Fierit e dënoi Mentor Mustafaraj në 19 Mars 2013 me 9 muaj burgim. Po ashtu, fajtorë për “kallëzim të rremë” u shpallën edhe bashkëshortja, djali dhe dy miqtë e djalit të Mentor Mustafaraj.

Mesazhi kërcënues për gjyqtarin

Në Tetor të vitit 2012, Mentor Mustafaraj rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Fierit me 8 muaj burgim për “përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike”.

Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit, rezultoi se Mustafaraj i kishte dërguar një mesazh kërcënues kryetarit të Gjykatës së Vlorës në atë kohë, Artur Malaj.

“Artur. Nesër ke një gjyq me mikun tënd, Duka, që të ka paguar për të zvarritur gjyqin dhe mos t’ia pezullosh. Por ne jemi një familje e madhe dhe nuk na marrin dot nëpër këmbë fshatarë që janë dhëndër tek ne. Bej me ligjin, vëre pezullimin se i zgjidhim vetë brenda familjes. Mos u kruaj se do të na e paguash, do të heqim qafe gruan dhe çupën, se e kemi para syve këtu në Tiranë, pastaj ty. Ankohu ku te duash, nuk e di nga do të vij, dhe po hoqe dorë nga gjyqi, prapë ke për ta paguar. Bëju djalë i mirë. Se nuk do të kesh paqe…”.

Në foto: Vendimi i Gjykatës së Fierit për “keqpërdorim të thirrjeve telefonike”

Ky mesazh, me tone kërcënuese, mbërriti në telefonin e gjyqtarit Artur Malaj në 10 qershor 2012. Gjyqtari po shqyrtonte një proces civil për çështje pronash.

Gjyqtari Malaj depozitoi kallëzim për këtë kërcënim. Hetimet zbuluan se dërguesi i mesazhit ishte Mentor Mustafaraj. Edhe në këtë rast, avokati mbrojtës i tij e pranoi akuzën dhe kërkoi dënim sa më të butë për Mentorin.

Kallëzimet, si formë “presioni”

Më pas, pasi konstatoi se nuk mund të kërcënonte kaq hapur, ka përditësuar metodat e ushtrimit të presionit, duke bërë kallëzime.

Pas kallëzimeve për gjyqtarët, të njejtën gjë është përpjekur të bëjë dhe me ish-gjyqtarin Alaudin Malaj. Por edhe kallëzimi ndaj tij është pushuar nga ish Gjykata e Krimeve të Rënda, dhe nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe vendmet janë lënë në fuqi deri në Gjykatën e Lartë.

Mentor Mustafaraj flet me zë të bindur se ka kallëzuar z. Malaj dhe familjen e tij, megjithatë ai shmang faktin se për kallëzimin e tij është vendosur mosfillim i procedimit penal për disa nga akuzat, dhe pushim i procedimit për akuzat e tjera.

Këto vendime janë të formës së prerë, dhe janë lënë në fuqi deri në Gjykatën e Lartë. (Vendimi datë 15.02.2019 i Prokurorisë së Krimeve të Rënda për mosfillim të procedimit; Vendimi nr. 116 date 19.12.2019 i Gjykatës së Shkallës së parë për Krimet e Renda; Vendimi nr. 5616/279. Regj.Them datë 07.10.2020 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; Vendimi nr. 106 datë 03.03.2021 i Gjykatës së Apelit Tiranë; Gjykata e Lartë me Vendimin Nr 00-2024-1494, date 19.09.2024.)

Tashmë, Prokuroria e Tiranës ka të regjistruar procedimin penal ndaj Mentor Mustafarajit për kallëzim të rremë, dhe Alaudin Malaj prej që ai “të vendoset para drejtësisë për abuzimin që bën me të drejtat procedurale dhe mekanizmat ligjore”.

Alaudin Malaj thotë se “për të kuptuar se kush është Mentor Mustafaraj, ju lutem shihni pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë të pallatit ku banon familja ime. Aty dallohet Mentori që ka hedhur një batanie të kuqe në kokë dhe, në orët e para të mëngjesit, ka hyrë dhe ka dalë nga ambjentet e pallatit, për të ushtruar presion dhe për të vjedhur apartamentet që nuk i takojnë me ligj”.

Etiketa: Alaudin MalajapartamenteMentor Mustafarajvlore“Rigers Konstruksion”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Denoncimi/ Avokati ‘vjedh’ 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

21:11 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vlonjatë protestojnë te Sheshi i Flamurit

18:57 : 03/06/2026
AKTUALITET

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

15:16 : 03/06/2026
AKTUALITET

Sherr me grushte në Vlorë, përleshen me njëra-tjetrën dy gra

22:09 : 01/06/2026
AKTUALITET

Bursat e nxënësve mbahen peng/ Shefi i financës nuk njeh Ministrinë përgjegjëse

21:13 : 01/06/2026
AKTUALITET

Edvin Ndreu komandohet drejtor i Policisë së Vlorës

12:23 : 01/06/2026
Para

"Dy toka në Vlorë"/ Dalin përgjimet e reja nga dosja "Balluku", takimi me deputetin e PD-së

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom