• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Leksionet e një fushate të pazakontë

10:49 : 28/04/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Nga Ilir Kalemaj

Fushata që në disa aspekte ngelet më e vakët se ato që jemi mësuar zakonisht, po afron drejt fundit. Jemi mësuar rëndom me fushata me mitingje, të zhurmshme dhe me postera shpërndarë lirisht, me debate dhe goditje mbi dhe nën brez, të cilat bënin që tensionet të ngriheshin dhe kulmonin përgjatë votimeve dhe më pas përgjatë numërimit të tyre. Por disa elementë vijojnë, ndërkohë që të tjerë kanë ndryshuar. Vijojnë të përdoren goditjet poshtë brezit sidomos nga mazhoranca që pasi nuk i ngjiti më etiketimi non-grata ndaj Berishës me sinjalet që po shtohen për heqjen e shpejtë të saj, u mundua të kapej pas fjalëve të kopjuara keq si “kënetë” dhe “buf” që provuan të ishin bumerang se kënetë në SHBA nga u “vodh” si term ishte establishmenti që kishte qeverisur dhe këtu te ne ka plot 12 vjet që qeverisin të majtët. E njëjta gjë me epitetin buf që në shumë kultura është simbol i mençurisë dhe virtytit.

Atëherë u hodhën te faktori moshë duke e lidhur me një lloj demence e cila ishte akoma më e pakuptimtë. Kjo jo vetëm referuar lidershipit politik amerikan aktual ku 78-vjeçari Trump sfidoi 81-vjeçarin Biden por edhe thënies kuptimplotë të Reganit dikur ndaj kundërshtarit Dukakis që ai nuk do përfitonte nga papjekuria e moshës së kundërshtarit përballë, me një fjalë “aguridhe”. Aq më tepër duke iu referuar fushatës me një ritëm të jashtëzakonshëm të Berishës vetë nëpër Shqipëri dhe diasporë në këto momente, ku mëngjesi, dreka dhe darka e gjejnë në cepa të ndryshme të shqiptarisë. Dhe për ta mbyllur me gafat që shpesh i adresoheshin palës kundërshtare por në harkun e pak ditëve vetë Rama e nisi duke sulmuar njerëzit me aftësi ndryshe duke i quajtur kundërshtarët “autikë” politikë dhe deri te fyerja e pjesës më të madhe të burrave duke i quajtur çyrykë, pra gjysmakë. Që nëse do sforcoheshim sadopak t’i përfytyronim si të tillë, para nesh do parakalonte krenar, ai Myzyri i prokurimeve publike që ngjason me “Gjinon” kur del me vrap nga SPAK.

Gjithashtu një fushatë e nisur pa bilanc, pa program dhe pa koalicion, me një slogan të sforcuar si ajo e Shqipërisë në BE në 2030-ën, shpejt u detyrua të fillonte të kopjonte tezat bazë të kundërshtarit duke nisur me minimumin jetik, rrogën mesatare, apo pensionin minimal. Pa asnjë sforco për t’i dhënë një ngjyrim socialist. Ndërkohë që pala tjetër del me një koalicion politik me mbi njëzet subjekte politike, me një program të mirëkopsitur, të kostifikuar, të harmonizuar dhe komplimentar, gjithashtu me përfaqësues politikë në lista kandidatësh, pala në pushtet e bindur në përçarjen e opozitës nuk kreu asnjë proces paraprak për të bindur me program apo me listë kandidatësh, ku në listat e mbyllura u vunë anonimë politikë. Njëra palë bën fushatë klasike elektorale, nën regjinë e të mirënjohurit LaCivita, pala tjetër con kaseta nëpër televizione dhe refuzon brutalisht çdolloj përballje televizive, e mbyllur në bunkerin e mosarsyes.

Përtej elementëve simbolikë dhe përmbajtësor të një fushate të radhës, janë natyrisht edhe disa elementë rrethanorë që mund të jenë edhe përcaktues në qarqe të caktuara, duke nisur nga Tirana. Fjala bie, Mali i Plehrave kutërbuese të Sharrës ka krijuar një simetri aspak natyrore me Malin e Dajtit kundruall, duke shpuar fillin e hundës të çdo qytetari të metropolit dhe duke kujtuar njëkohësisht mega-aferën e inceneratorëve ku humbën pa gjurmë rreth 130 milionë euro ashtu sikundër pronarët e incineratorit në fjalë, ku ende nuk është hedhur një lopatë dhe për të nisur ndërtimin. Ndonëse policët bashkiakë janë zhdukur pa gjurrmë në këto ditë të fundit të fushatës në përpjekje për të mikuar qytetarët dhe për t’i hedhur gjithë fajin lali firaunit, kujtesa nuk mund të fashitet kaq lehtë e një qyteti në kolaps nga trafiku i rënduar dhe mungesa e parkingjeve publike. Ndonëse uji i pijshëm 24/7 është premtuar në të paktën 6 fushata zgjedhjesh të përgjithshme dhe vendore, ende sot nuk është as i pijshëm dhe as 24 orë. Krimi i dhunshëm dukshëm është rritur ndërkohë që nuk ka ditë që nuk dëgjojmë për atentate, vrasje dhe plagosje ditën për diell. Ndërtimet vazhdojnë me ritme të çmendura duke e kthyer në një fjetinë gjigande të pabanueshme kryeqytetin e vendit, ndërkohë që paradoksalisht euro fundoset dhe çmimet e imobiliarëve bëhen të papërballueshme për 95 përqind të qytetarëve. Qeverisja dixhitale jo vetëm nuk funksionon por e ka kthyer marrjen e shërbimeve në një makth për qytetarët e këtij vendi dhe kryeqytetin në veçanti.

Lexo edhe:

Tabaku: Qeveria ka kapur pushtetin vendor, shqiptarët po lihen pa mbrojtje në emergjenca

Prej 2 vitesh të bllokuara për shkak të korrupsionit, ngecin hetimet për fondet IPARD

A mban njeri përgjegjësi për këtë faturë, apo ende do të bëjmë sikur do të flasim? A do të ndikojnë këto në rezultatin përfundimtar? A do të ketë përsëri tentativë për shitblerje votash në shkallë industriale, intimidim të votuesve, votim familjar veçanërisht në diasporë, përdorim elektoral të administratës publike etj, apo ndërhyrje të dhunshme të krimit për përcaktim të rezultatit zgjedhor veçanërisht në Elbasan, Durrës apo Shkodër? Kjo ngelet për t’u parë por një ideje që i ka ardhur koha sikundër një cikli që i ka ardhur fundi mund të jenë më tepër se një shumatore e thjeshtë në favor të qëndrimit në status kuo.

Etiketa: fushatailir kalemajLaCivitaPDpsspakZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: Qeveria ka kapur pushtetin vendor, shqiptarët po lihen pa mbrojtje në emergjenca

16:33 : 13/08/2025
AKTUALITET

Prej 2 vitesh të bllokuara për shkak të korrupsionit, ngecin hetimet për fondet IPARD

17:51 : 12/08/2025
ENGLISH

The Capture of Justice/ Why the High Prosecutorial Council and SPAK Are the Key Nodes for Restoring the Rule of Law

15:52 : 12/08/2025
AKTUALITET

Denoncimi/ Lorena e Nikos fut Kadastrën në kolaps, rrit me 70-80% çmimet për qytetarët

14:42 : 12/08/2025
AKTUALITET

Ediola Braha, ish-deputetja e LSI-së që pritet të bëhet kryebashkiake e Tepelenës me bekimin e PS-së

19:34 : 11/08/2025
AKTUALITET

SPAK dhe drejtësia, ekrani i fundit që po mbyll Rama

15:37 : 11/08/2025
Para

Aksident në Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 5 persona, njëri dërgohet tek Trauma

TË GJITHA

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë

18:05 : 13/08/2025

Mandati i tij përfundon pas 1 viti e gjysmë, Vuçiç: Nuk do të kandidoj më për president

18:04 : 13/08/2025

Lecce i beson Medon Berishës, mesfushori i kombëtares merr numrin 10

17:46 : 13/08/2025

Përkeqësohet situata në Delvinë: Flakët arrijnë malin e Sopotit, rrezikohet Gjirokastra dhe Lazarati

17:31 : 13/08/2025

Zjarret, ish-ministri: Qeveria të shpallë gjendjen e katastrofës natyrore

17:29 : 13/08/2025

Dëmtimi më serioz se sa pritej, titullari i Tiranës shfaqet me paterica në stërvitje

17:28 : 13/08/2025

Itali/ Mbytet varka me emigrantë pranë Lampedusës, të paktën 20 të vdekur

17:19 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com