• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Analiza: Korça, rënia e mandateve favorizon barazimin

10:26 : 28/04/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Numri i mandateve të deputetëve që zgjidhen në Qarkun Korçë ka rënë këto zgjedhje nga 11 në 10. Kjo sugjeron se secilës palë do t’i duhet përparim i madh në krahasim me zgjedhjet e kaluara për të arritur diçka më shumë se sa barazimi në numrin e mandateve.

Votuesit e Qarkut Korçë kanë dhënë rregullisht vota pothuajse të barabarta për të dy krahët e politikës shqiptare, ku votat për socialistët kanë qenë të garantuara ndërsa gjysma tjetër është luhatur dhe ndarë mes PD-së dhe LSI-së. Në rast se PD dhe LSI konsiderohen bashkë, rezultati në katër zgjedhjet e kryera me sistemin aktual ka qenë njësoj, me socialistët që kanë marrë pak më shumë se gjysmën e votave dhe me PD dhe LSI që kanë marrë pak më pak se sa gjysma. Dhe rezultati në mandate, gjë që është më e rëndësishme për shumicën qeverisëse të vendit, është ndarë barabar në dy palë zgjedhje por kalimi i LSI në koalicion me PS në vitin 2013 bëri ndryshimin ndërsa barazimi u kthye në vitin 2017.

Qarku i Korçës dërgoi 12 deputetë në zgjedhjet e vitit 2009 e 2013. Më 2009, mandatet u ndanë 6 me 6 për PS dhe PD ndërsa vota popullore u nda në 47% për koalicionin e udhëhequr nga demokratët dhe 48% për atë të udhëhequr nga socialistët. Një koalicion i udhëhequr nga LSI i quajtur Aleanca Socialiste për Integrim, mori 4% të votave, të pamjaftueshme për të prodhuar mandat dhe pa efekt në ndarjen e mandateve.

Në vitin 2013, LSI, kësaj here në koalicion me PS, arriti t’i marrë ish-aleatëve të vet demokratë 1 mandat, duke ulur PD-në në 5 dhe duke lënë PS-në në kuotën e pandryshuar prej 6 mandatesh.

Në zgjedhjet e vitit 2017, qarku i Korçës ra nga 12 në 11 mandate dhe në këtë rast, rënia në numër tek bëri që socialistët të realizonin një fitore të rëndësishme në mandate me avantazhin e tyre të vogël në vota pasi formula D-Hondt e ndarjes së mandateve favorizon partinë më të madhe nëse ajo fiton qoftë edhe një votë më shumë. Rrjedhimisht, socialistët ruajtën 6 mandatet e tyre por PD ra në 4 mandate dhe LSI mbajti një mandat, për një total 6 me 5 për të dy krahët e politikës.

Lexo edhe:

“Llogaritë u bënë gabim, PD humbi 9 mandate nga sistemi”/ Kume: Propozuam ndarjen në 4 njësi

Përfundon numërimi për partitë në të 12 Qarqet, si ndahen votat dhe mandatet

Në zgjedhjet e vitit 2021, LSI humbi mandatin e saj në Korçë por mandati i humbur nga LSI ra në prehërin e PD-së. Në rast se LSI dhe PD do të garonin bashkë në ato zgjedhje, rezultati do të ishte njësoj, 6 për socialistët dhe 5 për opozitën, sepse socialistët edhe në ato zgjedhje fituan rreth 1600 vota më shumë se sa PD dhe LSI të marra bashkë.

Llogaritë duket se thjeshtohen në zgjedhjet e 11 majit për shkak se numri i mandateve të qarkut ka rënë nga 11 në 10. Rrjedhimisht, nëse nuk do të ketë ndryshime thelbësore nga rezultatet historike, qarku i Korçës do të dërgojë pesë socialistë dhe pesë opozitarë në parlamentin e ardhshëm. Në rast se ndonjë nga palët dëshiron të marrë gjashtë mandate në Korçë, ajo do të duhet të ndryshojë mendimin e 6 apo 7 mijë qytetarëve nga mbështetja për kundërshtarin në mbështetjen e asaj vetë. Një ndryshim i tillë është jashtë të zakonshmes në zgjedhjet shqiptare.

Në zgjedhjet e pushtetit vendor 2023, socialistët i fituan të gjashta bashkitë e qarkut me 62% të votës popullore. Kandidatët socialistë fituan bashkërisht 66 mijë vota, ose rreth 6 mijë më shumë nga sa kishte marrë Partia Socialiste në vitin 2021. Në rast se socialistët marrin këtë numër votash në zgjedhjet e 11 majit, ato janë afër sigurimit të mandatit të gjashtë në qark.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e kaluara ka rënë në 46% ndërsa për zgjedhjet e 11 majit, rreth 20 mijë votues kanë aplikuar për të votuar nga emigrimi, shifër kjo e barabartë me 16% të votave të hedhura në zgjedhjet e vitit 2021.

Profili demografik e social

Qarku i Korçës shtrihet në një zonë malore dhe shumë malore në Shqipërinë juglindore, me kuotën më të ulët në zonën e qytetit të Pogradecit, 700 metra mbi nivelin e detit dhe me rrafshnaltën e Korçës në kuotën 830 metra. Zona e Kolonjës është edhe më lartë.

Popullsia e qarkut ishte 173 mijë vetë në Censin e vitit 2023, me rënie 21% përkundrejt vitit 2011 dhe 34% kundrejt vitit 2001. Rreth 56% e popullsisë së qarkut banon në zonat rurale. Popullsia ka rënë si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane.

Ekonomia është e përqendruar në bujqësi ndërsa turizmi i trashëgimisë kulturore është zhvilluar gjatë viteve në qytetin e Korçës, turizmi i natyrës është zhvilluar historikisht në Pogradec dhe turizmi malor në pothuajse të gjithë territorin.

Industria është e kufizuar ndërsa qytezat e Maliqit, dikur qendër e agroindustrisë, apo Kolonja e Leskoviku po kthehen gradualisht në fshatra.

Kandidatët

Niko Peleshi, ish-kryebashkiak, ish-zëvendëskryeministër dhe deputet prej vitit 2013 pritet të marrë mandatin e katërt radhazi pasi gjendet në listën e mbyllur të Partisë Socialiste krahas Romina Kukos, zëvendësministre dhe kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. I treti në listë është Genti Lakollari, drejtor në opozicione të ndryshme të administratës publike qendrore e vendore në Korçë, së fundmi, nënkryetar i Bashkisë Devoll.

Ivi Kaso, Ledina Aliolli  dhe Bledjon Nallbati janë në listën e mbyllur të Koalicionit Shqipëria Madhështore. Dhjetë kandidatë në secilin krah synojnë të kapin katër mandatet e mbetura duke garuar nga listat e hapura.

Petro Lubonja, një emigrant në Greqi dhe Austri garon në krye të listës së Lëvizjes Bashkë ndërsa Arben Elezi, një ish-kryetar komune garon për Koalicionin Euroatlantik.

/BIRN

Etiketa: barazimdeputeteivi kasokorcamandateNiko PeleshiopozitaPDpsqarkuqarku i korceszgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Llogaritë u bënë gabim, PD humbi 9 mandate nga sistemi”/ Kume: Propozuam ndarjen në 4 njësi

20:21 : 18/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi për partitë në të 12 Qarqet, si ndahen votat dhe mandatet

20:11 : 18/05/2025
AKTUALITET

“Kutitë e Greqisë turpërojnë edhe bastionet socialiste”, PD: U manipuluan në mënyrë të frikshme

18:48 : 18/05/2025
AKTUALITET

Humbja e PD/ Edith Harxhi: Të shohim nga vetja, të hapim partinë dhe të vlerësojmë qëndrestarët

17:50 : 18/05/2025
AKTUALITET

Fushata online nuk u përkthye në votë

16:35 : 18/05/2025
AKTUALITET

Kur fle SPAK, e rri zgjuar lepuri

12:56 : 18/05/2025
Para

Tabaku takim me banorët e fshatrave të Tiranës: Programi ynë, zgjidhja më e mirë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Euro digjitale mund të hyjë në përdorim prej vitit 2026

20:55 : 18/05/2025

Pasuria arkeologjike e Shqipërisë mbetet e pastrehë

20:41 : 18/05/2025

Zgjedhjet presidenciale në Poloni, një provë vendimtare për qeverinë proevropiane të Tusk

20:23 : 18/05/2025

“Llogaritë u bënë gabim, PD humbi 9 mandate nga sistemi”/ Kume: Propozuam ndarjen në 4 njësi

20:21 : 18/05/2025

Përfundon numërimi për partitë në të 12 Qarqet, si ndahen votat dhe mandatet

20:11 : 18/05/2025

Sulm me thikë në Gjermani, lëndohen disa persona. Policia në kërkim të autorit

20:05 : 18/05/2025

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

19:55 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com