• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kallëzimi ndaj Edi dhe Linda Ramës përplas GJKKO me Gjykatën e Tiranës, asnjëra nuk e merr përsipër

19:46 : 25/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Pas “ping-pongut” mes SPAK dhe Prokurorisë së Tiranës mbi hetimin ose jo të një kallëzimi penal kundër kryeministrit, Edi Rama e bashkëshortes së tij Linda Rama, çështja ka futur në konflikt edhe Gjykatën e Posaçme me Gjykatën e Tiranës.

Dy gjykatat pretendojnë se nuk janë kompetente për të shqyrtuar një ankim të bërë kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës për mosfillim të hetimit ndaj të kallëzuarve.

Në të tillë situatë, çështja e kthyer në një “patate nxehtë”, është përcjellë për në Gjykatën e Lartë. Përmes një vendimi të datës 15 prill, gjyqtarja e Posaçme, Irena Gjoka kërkon ndihmën e Gjykatës së Lartë për të zgjidhur kompetencën e shqyrtimit të ankimit.

“Strumbullari” i çështjes është një kallëzim në SPAK i avokates Ardiana Kalaja, njëkohësisht funksionare e PD, ndaj bashkëshortëve Rama, por edhe ndaj vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame dhe zyrtarëve të tjerë që mund të dilnin nga hetimit.

Sipas saj, të kallëzuarit kishin kryer disa vepra penale, mes të cilave falsifikim, shpërdorim detyre e korrupsion, gjatë procedurës së regjistrimit dhe kalimit në pronësi të bashkëshortes së kryeministrit përmes blerjes së një sipërfaqe trualli në zonën e Dajtit.

Lexo edhe:

Berisha paralajmëron protesta të fuqishme: Fillon historia e dimrit të fortë për Edi Ramën

Berisha: Tuneli i Llogarasë është afera e Edi Ramës, Balluku ishte masha e tij

Pas verifikimeve, SPAK vlerësoi se nuk kishte rrethana që hetoheshin nga kjo strukturë dhe e kaloi kallëzimin për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës. Pas disa muajsh hetim, kjo e fundit, vendosi të mosfillojë procedim penal, vendim që u kundërshtua nga kallëzuesja Kalaja në Gjykatën e Tiranës, që e kaloi çështjen për kompetencë në Gjykatën e Posaçme. Por në këtë gjykatë, gjyqtarja Irena Gjoka, vlerësoi se gjykata e Posaçme nuk kishte kompetencë.

Në kushtet kur dy gjykata nuk pranojnë kompetencën, gjyqtarja Gjoka ngriti mosmarrëveshjen në Gjykatën e Lartë. Pas zhvendosjes së akteve, Gjykata e Lartë do përcaktojë, cila gjykatë do shqyrtojë ankimin, ku do vendoset nëse do të vijojë ose jo hetimi ndaj kreut të qeverisë, familjarëve të tij dhe disa zyrtarëve të lartë./A2 CNN

Etiketa: Edi RamaGJKKOgjykatagjykata e tiraneskallezimilinda ramapasuriaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha paralajmëron protesta të fuqishme: Fillon historia e dimrit të fortë për Edi Ramën

13:49 : 04/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Tuneli i Llogarasë është afera e Edi Ramës, Balluku ishte masha e tij

13:14 : 04/11/2025
AKTUALITET

“Çfarë ndodhi o mret”, Paloka ironizon Ramën: Si do e lësh Evropën sot pa leksionet e tua?

13:01 : 04/11/2025
AKTUALITET

Loja e Ramës me Kushtetuesen, a po përgatit lirimin e Veliajt?

12:22 : 04/11/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë”/ Dëshmon në GJKKO motra e Elvis Dedës: Lajmin për vrasjen e pashë në lajme…

12:19 : 04/11/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg, Bllako: Kërkoj të shpallem i pafajshëm, s’kam qënë në detyrë…

11:43 : 04/11/2025
Para

“Fushata është spektakolizuar”/ Artan Fuga: Mungon komunikimi serioz me elektoratin

TË GJITHA

Brukseli kritikon Shqipërinë për mungesë progresi në lirinë e medias

15:02 : 04/11/2025

“Shpirt njofto ambulancën”/ Si ndodhi vrasja në Kalanë e Beratit? Rrëfimi i gruas së Keli Hoxhës

14:45 : 04/11/2025

SHEIN përballet me hetime pas shitjes së produkteve p*rnografike për fëmijë

14:44 : 04/11/2025

“Presion dhe ofendime”, Spahia: Si socialistët kaluan me shpejtësi ligjin e Barazisë Gjinore

14:30 : 04/11/2025

U denoncua për armë, shqiptarit i zbulohet edhe baza e kokainës në banesë. Do dëbohet nga Italia

14:29 : 04/11/2025

Ndahet nga jeta ish-nënpresidenti amerikan Dick Cheney, shërbeu në administratën e George W. Bush

14:23 : 04/11/2025

6 persona shantazhonin një 29-vjeçar dhe familjarët e tij, arrestohet një nga autorët

14:18 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com