• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sqarimi i SPAK: Cilat janë krimet zgjedhore që hetohen nga ne dhe si të denonconi

15:55 : 22/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë, ku sqaron qytetarët në lidhje me kompetencat dhe mënyrën se si vepron kjo strukturë në hetimin e krimeve zgjedhore.

SPAK rendit të gjitha veprat penale dhe zyrtarët e lartë që janë kompetencë e saj për të hetuar, teksa u shpjegon qytetarëve edhe mënyrën se si të denoncojnë krimet zgjedhore.

Sipas shpjegimit të bërë publik nga SPAK, veprat penale të lidhura me procesin zgjedhor kanë të bëjnë me pengimin e subjekteve zgjedhore, falsifikimin apo dëmtimin e materialeve zgjedhore, shkeljen e fshehtësisë së votimit, votimin më shumë se një herë ose pa u identifikuar, korrupsionin aktiv dhe pasiv në zgjedhje, përdorimin e funksionit publik për qëllime politike, kanosjen apo dhunën ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje, pengimin e zgjedhësit, braktisjen e detyrës nga anëtarët e komisioneve, shkeljen e së drejtës së zgjedhjes, përdorimin e paligjshëm të dokumenteve të identifikimit, si dhe shpërdorimin e autoritetit ushtarak apo policor.

SPAK thotë se qytetarët që dëshirojnë të denoncojnë një krim zgjedhor mund ta bëjnë këtë përmes tre mënyrave: me kallëzim penal me shkrim të dorëzuar në SPAK apo përmes postës, me kallëzim me gojë pranë policisë gjyqësore në vendin ku është kryer vepra, ose përmes platformës së dedikuar në faqen zyrtare të SPAK, ku garantohet anonimiteti dhe ofrohet mundësia për të ngarkuar dokumente apo materiale audio/vizive.

Komunikata e SPAK

1.Cilat janë krimet zgjedhore të parashikuara në Kodin Penal?

Lexo edhe:

SPAK refuzon të hetojë Maznikun, dosjen e tenderit 471 mln lekë ia kthen sërish prokurorisë Tiranë

Mesazhi i ambasadorit gjerman: Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK duhet të jetë transparent

Veprat penale të lidhura me procesin zgjedhor janë:

Pengimi i subjekteve zgjedhore (Neni 325);

Falsifikimi i materialit zgjedhor (Neni 326);

Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor (Neni 326/a);

Shkelja e fshehtësisë se votimit (neni 327);

Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar (Neni 327/a);

Korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje (Nen. 328, 328/b);

Përdorimi i funksionit publik për qëllime politike (Neni 328/a);

Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje (Neni 329);

Pengimi i zgjedhësit (Neni 330);

Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve (Neni 330/a);

Shkelja e se drejtës së zgjedhjes (neni 331);

Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit (Neni 331/a);

Shpërdorimi i autoritetit ushtarak ose policor (Nenet. 332, 332/a).

2.A ka SPAK kompetencë për të hetuar krimin zgjedhor?

SPAK ka kompetencë të kufizuar për hetimin e disa veprave penale që lidhen me zgjedhjet, bazuar në:

Ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

3.Cilët janë veprat penale kryesore që heton SPAK në mënyrë të drejtpërdrejtë në kuadër të zgjedhjeve?

SPAK ka kompetencë të drejtpërdrejtë për të hetuar:

KORRUPSIONIN AKTIV NË ZGJEDHJE – Neni 328 i Kodit Penal;

Kjo vepër penale përfshin dhënien e të hollave, të mirave materiale, premtime për vend pune ose favorizime të tjera në cilëndo formë për zgjedhësin ose persona të tjerë të lidhur me të, me qëllim:

marrjen e firmës për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje;

për të votuar në një mënyrë të caktuar;

për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme; për mbështetjen e një kandidati ose partie politike.

Dënimi: Burgim nga 1 deri në 5 vjet.

4.Kur zgjerohet kompetenca e SPAK për të hetuar krimet zgjedhore?

SPAK merr kompetencë të zgjeruar kur këto vepra kryen nga:

5.Cilët janë zyrtarët e lartë publik që mund të hetohen nga SPAK nëse kryejnë krim zgjedhor?

SPAK heton çdo vepër penale që lidhet me zgjedhjet nëse kryhet prej funksionarëve të mëposhtëm:

Anëtar i Këshillit të Ministrave (ministër, zëvendësministër);

Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë;

Inspektori i Lartë i Drejtësisë;

Drejtuesit e institucioneve shtetërore qendrore ose të pavarura si:

Drejtorin e Policisë së Shtetit, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Guvernatorin e Bankës Qendrore të Shqipërisë, Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror.

6.A e mbikëqyr SPAK financimin e partive politike gjatë fushatës zgjedhore?

SPAK nuk është institucioni përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e financimit të partive politike. Kjo kompetencë i përket Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që kryen hetime administrative bazuar në:

Kodin Zgjedhor (nenet 86- 92/7);

Ligjin nr. 8580, datë  datë 17.2.2000 “Për Partitë Politike” (neni 15/2).

7.Kur mundet SPAK të hetojë financime të subjekteve politike, përfshi dhe ato gjatë periudhës zgjedhore?

SPAK heton çështjet që lidhen me financimet e subjekteve politike vetëm kur:

Financimet janë të lidhura me krimin e organizuar ose terrorizmin;

Financimet burojnë nga vepra penale me natyrë korruptive, etj.

8.Si mund të denoncohen krimet zgjedhore në SPAK?

Për të denoncuar një krim zgjedhor pranë SPAK, mund të ndiqen këto tre forma:

Ky është një kallëzim që bëhet me shkrim dhe paraqitet në SPAK.  Në këtë rast, kallëzimi duhet të përmbajë informacion të detajuar lidhur me veprën penale të pretenduar, duke përfshirë informacionet e mundshme për autorët dhe provat që mbështesin pretendimet.

Mund të dërgohet nëpërmjet postës.

Kallëzim me gojë para policisë gjyqësore:

Ky lloj kallëzimi bëhet me gojë dhe mund të bëhet drejtpërdrejt para policisë gjyqësore, në qytetin ku pretendohet se është kryer vepra penale. Pas marrjes së kallëzimit penal, policia gjyqësore ka detyrimin të regjistrojë atë dhe të njoftojë menjëherë SPAK për verifikimin dhe çeljen e hetimeve.

Denoncim në platformën e dedikuar në faqen zyrtare të SPAK:

Kjo platformë siguron anonimitetin e denoncuesit dhe lejon edhe ngarkimin e dokumenteve apo materialeve audio/vizive.

Etiketa: denoncimekallezimeKrimet zgjedhorespakveprat penaleZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK refuzon të hetojë Maznikun, dosjen e tenderit 471 mln lekë ia kthen sërish prokurorisë Tiranë

18:08 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mesazhi i ambasadorit gjerman: Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK duhet të jetë transparent

17:43 : 17/09/2025
AKTUALITET

Përplasje e brendshme në KLP për zgjedhjen e kreut të SPAK, ndërhyjnë ndërkombëtarët

13:11 : 17/09/2025
AKTUALITET

KLP çel garën për kreun e ri të SPAK, kandidatët 3 javë afat për të paraqitur dokumentacionin

10:20 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mandati i Dumanit drejt përfundimit, KLP hap sot garën për kreun e ri të SPAK

09:37 : 17/09/2025
AKTUALITET

Kokaina nga Paraguaji në Hamburg, milionat groposen në Shqipëri/ Përgjimet e “lordëve të drogës” Çela-Çopja

21:49 : 16/09/2025
Para

Partizani fiton të parën/ Të kuqtë mundin Skënderbeun në volejboll meshkuj

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com