• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fushata/ Kush janë njerëzit e Trump që po ndihmojnë PD-në

Pse mediat e Ramës ia janë vërsulur amerikanëve të opozitës

21:04 : 17/04/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Edi Rama e ka ndryshuar fabulën e Non Grata-s me atë të bufit të kënetës. Në fjalorin e kryeministrit dhe të njerëzve të tij është zhdukur prej kohësh shprehja nuk pranojmë asnjë propozim që vjen prej politikanëve të sanksionuar nga SHBA, se nuk i njohim, apo se nuk bashkojmë votat me ta.

Për rilindasit, fabula aq e preferuar e dekretit të Anthony Blinkenit ka rënë, së paku që në janar, kur Donald Trump u betua si president dhe aq më tepër pasi, Chris La Civita, strategu kryesor i fushatës së tij, vendosi të bëjë të njëtin rol pro PD-së për zgjedhjet e 11 majit. Tani në tehun e goditjes së propagandës së pushtetit është vënë ai që Rama e ka shqiptarizuar me përbuzje si “Latifi”.

Kryeministri herë e tall si turist që nuk dihet se sa nga paratë që ka marrë prej këtu do të shpenzojë, herë e nënçmon si magjistar që nuk bën dot magji.

Por ndërsa Rama mbetet në kufijtë e parodizimit bateritë e tij mediatike janë hedhur në sulm frontal.

Lexo edhe:

Denoncimi i Berishës: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me La Civitën, por me faktin se tre katër nga njerëzit e rëndësishëm që kanë qenë më parë të angazhuar në fitoret e Donald Trumpit kanë zbarkuar në Tiranë. Pre e sulmeve të ashpra ka rënë së fundit edhe Pol Manafort që gjithashtu u pa gjatë takimit të Berishës me emigrantët në Breshia. Sipas shtypit qeveritar ai është një ish i burgosur, një nga njerëzit më të errët të politikës amerikane. Por ndërsa burgu i tij është i vërtetë, në biografinë e Manafort ka edhe fakte të tjera. Së pari, ai është falur me dekret presidencial tw firmosur nga ish presidenti Trump në 2020. Së dyti se ai ka qenë një nga drejtuesit e fushatës së parë të Trump, që e solli atë në pushtet. Pra tek PD-ja nuk është atashuar vetëm strategu i fushatës së dytë por edhe artizani i së parës.

Por, ekzistenca e shumë njerëzve të afërt të presidentit amerikan e ka shqetësuar propagandën e Ramës. Në disa media bashkë mund të gjesh këtë tekst: “Manafort, njihet si ‘delja e zezë’ në politikën amerikane, si njeri i lidhur me Kremlinin në Uashington, që ka bërë evazion fiskal, që ka pastruar para, ka bërë mashtrime bankare, ka kërcënuar dëshmitarë, ka gënjyer në dëshmi apo edhe krime të tjera federale”.

Pasi relatojnë të gjitha këto ato harrojnë të kujtojnë se Manafort është burgosur pikërisht nga Charls McGonigal, agjenti i FBI-së të cilin qeveria shqiptare e korruptoi për ta përdorur kundër opozitës vendase.

Po a mabaron këtu? Natyrisht që jo. Pasi Lapsi.al ka vëzhguar se në ekipin pranë opozitës shqiptare janë bashkuar Phil Griphin, një partner i afërt i Manafortit dhe njohës i shkëlqyer i mediave po ashtu dhe sondazhisti i njohur Tony Fabrizio. “Këto emra kanë një histori të gjatë bashkëpunimi me Manafortin, deri te lobimi i fuqishëm për të mbajtur në pushtet në Ukrainë njeriun e Vladimir Putin në vitet 2012-13, Viktor Janukoviç, i cili më pas u rrëzua me revolucion nga qytetarët pro perëndimorë”, thuhej në një tekst të shpërndarë gjërësisht ne mediat pro qeveritare.

Po pse po ndodh kjo valë sulmi ndaj këtyre amerikanëve, që as nuk janë të njohur për publikun shqiptar, as nuk kanë dalë në radhë të parë në takimet publike?

Arsyeja është e thjeshtë. Ekipi i maerikanëve në PD, ka zgjedhur strategjinë për ti paraqitur zgjedhjet shqiptare jo si një konfikt lokal, por si një betejë të trampistëve kundër sorosistëve. Atë e pasqyroi më së miri edhe një shkrim i medias së njohur konservatore FoX News.

Edhe vetë La Civita në një intervistë që i dha të përditshmes New York Times e përshkroi Edi Ramën si një kukull të Sorosit, duke shtuar se një vend aleat i Amerikës nuk mund të drejtohet nga një politikan i tillë. Pra duket se qasja është për ti dhënë një sheri province një rezonim ideologjik global. Pikërisht për këtë grupi i amerikanëve që po ndihmon PD ka lobuar që përpara zgjedhjeve të zhvillohet në Tiranë një takim i rëndësishëm i konservatorëve amerikanë. Media Huff Post në anglisht njoftonte se “përfaqësues nga organizata “American Conservative Union” – e cila organizon konferencën vjetore CPAC ( Konferenca Vjetore Kryesore e Konservatorëve Amerikanë) – janë takuar së fundmi me Berishën. Takimi rezultoi me planifikimin e një edicioni të CPAC Balkans në fund të prillit, që do të bashkë-organizohet nga partia e Berishës”.

Sipas pohimeve që bënë për Lapsi.al burime opozitare, në këtë konferencë pritet që të përshëndesin edhe personazhe republikane të rangut të lartë duke i dhënë një ndihmë indirekte PD-së.

Po a janë këto përçapje të mjaftueshme për të ndryshuar një rezultat të paracaktuar elektoral?

Shumëkush vijon të mendojë që edhe Donald Trump po të vijë të garojë një Shqipëri, ai do të mundet nga sistemi mediatik, oligarkik dhe babditesk që ka ngritur në këmbë Edi Rama.

Po atëherë pse shqetësohet propaganda rilindase nga grupi i amerikanëve trumpistë që po ndihmojnë opozitën? Ndoshta jo për rezultatin e 11 majit, por sepse për herë të parë PD ka arritur të gjejë njërëz më influetntë në koridoret e pushtetit në Uashington, sesa Rama që e ka pasur gjithmonë privilegj.

Ata vërtet që mund të mos kenë fuqi të ndryshojnë rezultatin por kanë aq mundësi sa ti ngrijnë buzëqeshjen një fitimtari që ngadhënjen me metoda të dyshimta. PIkërisht ky ankth duket se është shtysa e sulmeve ndaj Chris La Civitës, Pol Manafortit dhe Phil Griphinit./Lapsi.al

Etiketa: donald trumpEdi Ramafushata e pdPDpsSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Denoncimi i Berishës: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

20:36 : 10/05/2025
AKTUALITET

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

20:18 : 10/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër

19:40 : 10/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
AKTUALITET

DOKUMENTET/ Kompania lobuese e PD i dërgoi dy letra Rubios për të pajisur me vizë Berishën

17:34 : 10/05/2025
AKTUALITET

Sekreti i 11 majit, Ai kontrollon gjithçka… veç nesh

16:23 : 10/05/2025
Para

Vrasja e babait të Roan Brahimit, policia kontrolle në akset që lidhin Lezhën me Laçin dhe Shkodrën

TË GJITHA

Vota e diasporës/ Celibashi: 15 mijë emigrantë nuk do të marrin dot zarfet

20:50 : 10/05/2025

Denoncimi i Berishës: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

20:36 : 10/05/2025

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

20:18 : 10/05/2025

Krimet zgjedhore/ Dy prokurorë të SPAK zbarkojnë në Fier, monitorim dhe në Roskovec

20:07 : 10/05/2025

Nga Mirosh Hoxhaj te Sokol Hodaj e Engjëllush Bellaj/ Berisha: Ja EMRAT që po blejnë vota për Vullnet Sinajn

19:56 : 10/05/2025

Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër

19:40 : 10/05/2025

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

19:26 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com