• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Chris LaCivita: “Non grata” për Berishën, vendim i korruptuar

22:36 : 14/04/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan u pyet edhe në lidhje me “non gratën” e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pavarësisht se LaCivita thotë se nuk i diskuton këto çështje me administratën e Trump, thekson se “shpallja “non grata” ka qenë aq e korruptuar sa nuk ka fare legjitimitet”.

Sipas tij, ky vendim i Biden ishte një “gabim tjetër” i administratës së tij.

Por kur u pyet se pavarësisht se mendon se vendimi ka qenë i korruptuar pse administrata aktuale nuk merr një masë kundër saj, LaCivita tha se nuk flet në emër të qeverisë amerikane, por është këtu për të siguruar një fitore të PD-së.

Blendi Fevziu: Do ju pyes pyetjen e dytë të ndjeshme. A keni folur me administratën amerikane për praninë tuaj këtu?

Lexo edhe:

Pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit, rriten sërish çmimet e naftës

Paraziti që po alarmon SHBA-të është përhapur në 34 shtete! Simptomat dhe shkaqet

Chris LaCivita: Jo. Nuk përfaqësoj Shtetet e Bashkuara. Jam një individ privat. Nuk punoj për qeverinë. Janë në dijeni. Kurrë nuk do të punoja kundër axhendës së Presidentit nëpër botë. Por nuk kam nevojë për lejen e ndokujt për të bërë atë që jam duke bërë. Jam këtu për një pikëpamje politike. Angazhimi im dhe aftësitë e mija që të sigurohemi që partia demokratike do të fitojë.

Blendi Fevziu: Ka një problem te kjo historia. Zoti Berisha, ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë është shpallur person “non grata” nga ish-Sekretari i Shtetit Antony Blinken në 2021. Ju e njihni mjaft mirë Twitt-in që bëri ish-Sekretari i Shtetit dhe historinë. A mund të punoni me dikë i cili është shpallur si person “non grata” nga administrata e Shteteve të Bashkuara?

Chris LaCivita: Si fillim, është ish-administrata, Antony Blinken.

Blendi Fevziu: Ka qenë administrata e Shteteve të Bashkuara në atë kohë.

Chris LaCivita: Kanë qenë të korruptuar sa s’ka…

Blendi Fevziu: Kanë qenë të korruptuar?

Chris LaCivita: Kanë qenë aq të korruptuar sa qeveria e Edi Ramës. Në sytë e mi dhe në mendimin tim dhe këto nuk janë çështje që nuk i diskutoj në Shtetet e Bashkuara sepse nuk është ky rol im, por nga pikëpamja ime dhe një prej arsyeve që jam këtu është ngaqë ajo shpallja “non grata” ka qenë aq e korruptuar sa nuk ka fare legjitimitet, të paktën në sytë e mi.

Blendi Fevziu: Nëse mund t’ju pyes pak më shumë. Sali Berisha ka qenë mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kur ka qenë i vetmi President i cili ka  bërë dy vizita në Shtëpinë e Bardhë më 1991 dhe 1995.

Chris LaCivita: Doktor Berisha. Po.

Blendi Fevziu: Po, si Kryeministër. Ka pasur takime shumë të mira te Shtëpia e Bardhë me Zv/Presidentin. Pse administrata e Shteteve të Bashkuara, administrata e Biden-it mori këtë vendim?

Chris LaCivita: Pse administrata e Biden-it fshehu faktin që Joe Biden-it ishte mendërisht me probleme për 4 vite dhe e kishte të pamundur që të ishte president? Pse administrata e Biden-it vendosi që burrat mund të bëjnë fëmijë? Pse administrata e Biden-it vendosi… Mund të vijoj e të radhis gjëra për ditë të tëra. Administrata e Biden-it bëri kaq shumë gabime në kaq shumë nivele të ndryshme. Ky ishte thjesht një gabim tjetër.

Blendi Fevziu: Sipas jush ky është një vendim i korruptuar, i bërë nga një administratë e korruptuar, pse administrata aktuale nuk merr një masë kundër saj?

Chris LaCivita: Nuk flas në emrin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, nuk mund të flas në emër të Departamentit të Shtetit, jam këtu për t’u siguruar që konservatorët dhe Partia Demokratike do të kenë mundësinë të sfidojnë 12 vitet e dështimit të Edi Ramës dhe këto gjëra do të zgjidhen me kalimin e kohës./tvklan

Etiketa: BerishaLaCivitanon grataRamaSHBAvendimi

Lajme të lidhura

BOTA

Pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit, rriten sërish çmimet e naftës

15:43 : 15/07/2026
BOTA

Paraziti që po alarmon SHBA-të është përhapur në 34 shtete! Simptomat dhe shkaqet

12:43 : 15/07/2026
BOTA

SHBA riktheu bllokadën detare, Irani kërcënon të ndalojë të gjitha eksportet e energjisë në Lindjen e Mesme

12:10 : 15/07/2026
AKTUALITET

A ndërhyri Rama për shtyrjen e arrestimit të Ballukut? Braho-opozitës: Paraqitni provat në SPAK

11:51 : 15/07/2026
RAJONI

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

21:35 : 14/07/2026
BOTA

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026
Para

FOTOLAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

TË GJITHA

Përplasje në Këshillin Kombëtar të PD-së, Kuçana kundërshton propozimet e Berishës

19:41 : 15/07/2026

“Protesta ka detyruar Ramën të bëjë hapa prapa”, aktivisti: Mbreti ka dalë lakuriq

19:31 : 15/07/2026

Votohet sot kupola drejtuese e PD-së, Berisha prezanton EMRAT e kandidatëve

19:16 : 15/07/2026

Mbahet sot protesta e 46-të, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:04 : 15/07/2026

Grabitet exchange te “Vorri i Bomit”, punonjësja merr 5 mijë euro

18:48 : 15/07/2026

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

18:32 : 15/07/2026

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për të përdorur gazin amerikan në të ardhmen

18:21 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş