• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dështoi të provonte burimet e një apartamenti, KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Merlika

18:48 : 10/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shpallur ditën e sotme vendimin për gjyqtaren e Tiranës, Rexhina Merlika, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të vetingut për shkarkimin e saj nga detyra.

Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA-së i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Merlikës.

Gjyqtarja Rexhina Merlika ishte shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) më 13 mars të vitit 2023, për probleme në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, ajo u vlerësua e ishte e besueshme për pastërtinë e figurës dhe se arrinte nivel kualifikues për profesionalizmin.

KPK konstatoi mospërputhje në lidhje me sipërfaqen dhe çmimin e një apartamenti dhe garazhi në Tiranë të pasqyruar nga kontratën e porosisë dhe atë të shitblerjes. Kjo, pasi në kontratën e porosisë të vitit 2008 figuron apartament me sipërfaqe 115.29 m2 dhe një vend parkimi automjeti në shumën totale rreth 172 mijë euro, ndërsa në në kontratën e shitblerjes apartamenti rezulton me sipërfaqe e banesës 105.13 m2 dhe çmimi total i dy pasurive në vlerën 145 mijë euro.

Pavarësisht këyre mospërputhjeve, KPK ka vlerësuar të pasqyrojnë në analizën financiare shumat e paguara sipas dokumentacionit përkatës ligjor dhe në kohën kur janë kryer.

Lexo edhe:

Si në filma! Goditi disa makina policie dhe rrezikoi qytetarët, arrestohet i riu në Tiranë/ VIDEO

Veliaj fshehu apartamentin në emër të “AGI KONS”? Avokatët: Dyshimet duhen të bazohen në fakte!

Si burim për krijimin e këtyre pasurive, subjekti ka deklaruar të ardhurat neto për periudhën 1989-2016 nga puna si prokurore, gjyqtare, si dhe pagesë nga Shkolla e Magjistraturës si dhe të ardhurat e bashkëshortit nga puna si ndihmësgjyqtar, si gjyqtar, pagesë papunësie dhe si avokat në vitet 1994-2016. Gjithashtu, si burime janë listuar pensionet dhe dëmshpërblimet e vjehrrëve, të ardhurat e vëllezërve nga emigracioni si dhe të ardhura të tjera.

Nisur nga fakti që në deklaratën “veting” subjekti dhe bashkëshorti nuk kanë bërë një ndarje të burimeve të krijimit të kësaj pasurie lidhur me pagesat, Komisioni ka vlerësuar që analiza ligjore dhe financiare të kryhet për çdo këst, në kohën e shlyerjes.

Për pagesën e këstit të parë në shumën 62 mijë euro në vitin 2008, subjekti ka deklaruar ndër të tjera si burim, edhe një depozitë në shumën 36 mijë e 600 euro. KPK ka konstatuar në hetimin paraprak se subjekti dhe bashkëshorti nuk kanë pasur burime financiare të ligjshme për të justifikuar krijimin e depozitës në vitin 2007 bë shumën 35 mijë euro, pasi ka rezultuar me bilanc negativ në shumën rreth 1.2 milion lekë.

Kur është përballur me rezultatet e hetimit, subjekti ka pretenduar se si burim për krijimin e kësaj depozite kanë shërbyer edhe kursimet e prindërve të bashkëshortit në shumën 1.7 milionë lekë, të krijuara në periudhën 1989 – 2002.

“[…]Subjekti dhe personi i lidhur kanë shtuar një burim të ri për krijim të këtyre vlerave monetare, burim i cili nuk ka qenë i deklaruar në asnjë deklarim paraardhës, përfshirë edhe përgjigjet e pyetësorit nr. ***, në të cilin është pyetur drejtpërdrejt për burimin e krijimit të shumës 35,000 euro”, vëren KPK dhe ka çmuar se kursimet e mundshme të pretenduara se janë krijuar nga prindërit e bashkëshortit nuk mund të merren në konsideratë, duke qenë se nuk janë shënuar në delaratën e interesave privatë.

“Bazuar në nenin D, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, pasuri të ligjshme për qëllimet e këtij ligji konsiderohen të ardhurat që janë deklaruar dhe për të cilat janë paguar tatimet, ndërkohë që në rastin konkret kursimet e realizuara, si cash, ashtu edhe në formën e likuiditeteve në bankë, të pretenduara si kursime të prindërve nuk janë deklaruar nga ana e subjektit të rivlerësimit në çdolloj forme”, konstaton KPK dhe konkludon se Merlika ka bërë deklarim të pamjaftueshëm lidhur me krijimin e depozitës në shumën 35 mijë euro dhe se rezulton me bilanc negativ.

Ndërkohë, Merlika ka rezultuar se ka pasur mundësi për një pagesë cash në shumën 25 mijë e 100 euro, në tetor të 2008-ës.

Në lidhje me pagesën e këstit të dytë në shumën 30 mijë euro në mars të vitit 2009, janë deklaruar si burim një llogari bankare prej 1.3 milion lekësh dhe një hua në vlerën 20 mijë euro marrë nga shtetasi A.L..

Nga Komisioni vlerësohet se nuk është provuar me dokumentacion ligjor mundësia e huadhënësit për kursimin e kësaj shume dhe për këtë arsye nuk është përfshirë në analizën financiare, as huaja dhe as këstet e deklaruara për shlyerjen e saj.

Situatë e ngjashme është konstatuar edhe për pagesën e këstit të tretë në shumën 30 mijë euro në vitin 2010. Si burim për këtë pagesë është deklaruar një hua e marrë nga shtetasi P.H.. Në vendim thuhet se nuk është provuar me dokumentacion ligjor mundësia e hudhënësit për shumën 5 milionë lekë dhënë bashkëshortit të subjektit, që ka shërbyer për pagesën e këstit në vitin 2010.

Edhe për shlyerjen e këstit të fundit në vitin 2011 në shumë n 25 mijë e 391 euro, Merlika ka deklaruar një hua të marrë atë vit në shumën 15 mijë euro. KPK vlerëson se, bazuar në dokumentacionin e administruar gjatë hetimit administrativ, edhe në këtë rast nuk është arritur të vërtetohet mundësia e huadhënësit për krijimin e një pjese të vlerës 15 mijë euro.

Subjekti ka arritur të dokumentojë burimin e të ardhurave të dy prej vëllezërve në emigracion, lidhur me dhurimet që i kanë bërë, një vlerë monetare, një automjet dhe kuzhinën. Për të ardhurat e një prej vëlleëzrve para vitit 2011 është konkluduar se Merlika gjendet në kushtet e pamundësisë objektive për të disponuar dokumentacionin. Megjithatë ajo ka provuar marrdhënien e punësimit dhe qëndrimin e vëllait për periudhën pas vitit 2011.

Subjekti ka pretenduar se gjendjet cash kanë shërbyer për shlyrjen e huave, por kjo situatë vlerësohet e paqartë nga Komisioni pasi në deklarimet vjetore nuk është pasqyruar pakësimi i këtyre likujditeteve.

KPK vëren se për cash-in ka mospërputhje në deklarimet e interesave periodike private me deklarimet e kryera nga subjekti në procesverbalet e ILDKPKI-së, si dhe në përgjigjet e pyetësorëve nga Komisioni. “…Këto mospërputhje shoqëruar edhe me pasaktësi në deklarim të shlyerjes së huave, kanë shtuar paqartësitë në lidhje me ecurinë e këtyre likuditeteve në banesë”, shprehet KPK dhe vlerëson se mbajtja dhe shtimi në një periudhë të caktuar i likuditeteve cash në vlera të konsiderueshme nga subjekti, nuk shkon me pretendimet e saj se qëllimi i marrjes së huave ka qenë pamundësia për të likuiduar këstet e shtëpisë me të ardhurat e tyre.

Në vlerësimin përfundimtar për apartamenin dhe garazhin, si dhe për burimin e krijimit të tyre, trupi gjykues arrin në konkluzionin se subjekti dhe bashkëshorti i saj nuk kanë pasur mundësi financiare për krijimin e tyre me burime të ligjshme.

Sipas KPK, gjyqtarja Rexhina Merlika është gjendur në kushtet e deklarimit të pasaktë e të paplotë të pasurive, si dhe me mungesa të burimeve financiare të ligjshme për krijimin e tyre.

Rexhina Merlika e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 si prokurore dhe u emërua kryetare e Gjykatës së Krujës në vitin 1993. Prej vitit 2013 dhe deri në shkarkimin na detyra, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Etiketa: apartamentgjyqtarekolegjikpakpkRexhina MerlikaTiraneveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si në filma! Goditi disa makina policie dhe rrezikoi qytetarët, arrestohet i riu në Tiranë/ VIDEO

10:01 : 23/05/2025
AKTUALITET

Veliaj fshehu apartamentin në emër të “AGI KONS”? Avokatët: Dyshimet duhen të bazohen në fakte!

19:09 : 22/05/2025
AKTUALITET

SPAK “fundos” Veliajn, pas zgjedhjeve i shton një akuzë të re dhe i sekuestron një apartament

17:26 : 22/05/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Ardiana Bera

08:30 : 21/05/2025
AKTUALITET

Operacione kundër krimit të organizuar në katër qytete, ushtrohen kontrolle dhe lëshohen urdhër arreste

08:14 : 21/05/2025
AKTUALITET

Banorët e Treshit pa linjë urbani: Gjithë jetën në këmbë!

18:39 : 20/05/2025
Para

Dy javë larg fundit të kampionatit, zbulohet axhenda e Kategorisë së Parë

TË GJITHA

“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

14:44 : 23/05/2025

“Dje mu ngjall shpresa”/ Nëna e Artan Lames rrëqeth me fjalët e lamtumirës: Iku i shtrenjti im…

14:31 : 23/05/2025

PËRGJIMET/ “T’i prishet gjilpëra armës tek laboratori”, si Ekil Nderjaku kërkoi ndihmën e ish-efektivit të RENEA-s

14:26 : 23/05/2025

11 Maji/ Celibashi miraton tabelat përmbledhëse të rezultateve për 4 qarqe

14:22 : 23/05/2025

Erand Sojli e ngacmon, këngëtarja: Jam më e bukur zhveshur

14:06 : 23/05/2025

Përndoqi vajzën e re, procedohet 42-vjeçari në Korçë

14:05 : 23/05/2025

Kush është “Bosi” i heroinës? Përgjimet zbulojnë rolin e tij në trafikun e drogës Turqi-Shqipëri-Itali

14:01 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com