• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK-u mbyll sytë/ “Eco Riciklim” e Klodian Allajbeu abuzon me tenderat në QSUT

16:20 : 06/04/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Partia Demokratike ka denoncuar sërish kompaninë “Eco Riciklim” në pronësi të Klodian Allajbeu për abuzime në tenderët publikë për menaxhimin e mbetjeve spitalore.

Gjatë një konfernce për Mediat, zëdhënësja e Anti-korrupsionit në PD, Genta Vangjeli tha kjo kompani ka monopolizuar procedurat tenderuese, duke fituar kontrata të mëdha, ndërsa denoncohet një përfshirje e dyshimtë të personave të lidhur me institucionet shtetërore.

Partia Demokratike ka kërkuar që SPAK të marrë masa për hetimin e ligjshmërisë së këtyre procedurave dhe lidhjeve që janë bërë gjatë këtyre proceseve.

“Pas një viti nga dorëzimi i kallëzimit penal në SPAK dhe pas disa denoncimesh të vazhdueshme të PD, fenomeni nuk është ndalur. Vijohet me gjoja gara publike duke keqmenaxhuar fondet publike“, tha Vangjeli.

Deklarata e plotë zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Lexo edhe:

Ish-shefja e Vettingut në roli të ri, vesh rrobën vesh rrobën e avokates për të motrën

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

Është e disata herë që kompania Eco Riciklim shpk denoncohet nga PD.

Eco Riciklim drejton monopolin e procedurave tenderuese me objekt asgjësimin e mbetjeve spitalore të prokuruara nga MSH dhe institucionet e varësisë.

Para disa ditësh në buletinin e APP së, nr.14, datë 25 Mars 2025 u publikua njoftimi i fituesit nga QSUNT për operatorin e vetëm pjesëmarrës në garë, Eco Riciklim, me objekt: ‘Trajtim dhe asgjësim i mbetjeve spitalore të rrezikshme për 24 muaj (kodet 18.01.01, 18.01.03, 18.01.08)’, me vlerë të ofertës 100 % të fondit limit.

Kontrata e mësipërme kulmon me vlerën më të lartë krahasuar me të gjitha kontratat e tjera të regjistruara në databazën e ‘Open Procurement’ për procedurat e kësaj natyre.

Kjo kontratë u shpall në datën 20 Shkurt 2025.

Për të bërë të mundur që 1.7 milion euro të shkonin prapë te Eco Riciklim kryhet një veprim taktik nga pronari Arbër Teqja, i biri i nëndrejtoreshës së QSUNT.

7 ditë pas shpalljes së tenderit në 27 Shkurt 2025, ai shet pjesën e tij të aksioneve te një kompani tjetër.

Në garën për këtë tender mori pjesë vetëm ky ofertues dhe në mungesë konkurrence, sigurisht u shpall fitues.

Oferta ishte plot 100 % të vlerës fondit limit ose fiks 1.7 milion euro me tvsh.

Sipas Spending Data vetëm me Eco Riciklim, Arbër Teqja ka fituar 5.6 milion euro për kontrata publike nga MSH dhe institucionet e varësisë, përfshirë edhe QSUNT ku punon e ëma si nëndrejtoreshë.

Ka një vit që KM Edi Rama, Ministrja e Shëndetësisë e kohës O.Manastirliu, nëndrejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUNT), djali i saj ish ortaku i kompanisë Eco Riciklim shpk Arbër Teqja, etj janë kallëzuar në SPAK nga Partia Demokratike për veprat penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’, dhe ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’.

Deri tani asnjë reagim nga Spak ….

Prokurorët të verifikojnë ligjshmërinë e zhvillimit të këtyre procedurave dhe përfituesit fundorë të këtyre parave publike.

Pas një viti nga dorëzimi i kallëzimit penal në SPAK dhe pas disa denoncimesh të vazhdueshme të PD, fenomeni nuk është ndalur. Vijohet me gjoja gara publike duke keqmenaxhuar fondet publike.

Atëherë çfarë emri duhet t’u vëmë këtyre prokurorëve specialë?

Janë duke punuar kundra korrupsionit apo kanë lidhje speciale me të?

Etiketa: eco riciklimGenta VangjeliKlodian AllajbeuPDqsutspakSpitaltendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish-shefja e Vettingut në roli të ri, vesh rrobën vesh rrobën e avokates për të motrën

14:53 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

12:58 : 31/10/2025
AKTUALITET

PD kërkon shkarkimin e Presidentit Begaj, deputeti rendit 7 shkelje

11:02 : 31/10/2025
AKTUALITET

Belinda Balluku thirret sot në 15:00 në SPAK

10:41 : 31/10/2025
AKTUALITET

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

10:18 : 31/10/2025
AKTUALITET

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025
Para

Vrasja e Marvi Mihalit, Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Prokurorisë për ashpërism të veprës

TË GJITHA

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025

Ish-shefja e Vettingut në roli të ri, vesh rrobën vesh rrobën e avokates për të motrën

14:53 : 31/10/2025

Ndahet nga jeta Fatos Nano

14:41 : 31/10/2025

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025

Qytetarët e Vlorës marshojnë për 17-vjeçarin që u përplas për vdekje nga “Porche”: Të ashpërsohen ligjet!

14:37 : 31/10/2025

Pabarazia në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

14:30 : 31/10/2025

“Mos kini frikë nga ndryshimet”, horoskopi për muajin Nëntor nga Paolo Fox

14:28 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com