• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bushati: Veliaj, një i burgosur i tradhëtuar dhe i zhgënjyer nga PS

17:14 : 04/04/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Analisti Andi Bushati thotë se një nga përgjimet lidhur me Erion Veliajn ka të bëjë me një deklaratë që ai ka bërë në komunikim e sipër me bashkëshorten dhe vëllain e tij, ku shprehej se duhet bërë presion këto katër ditë përpara se Gjykata e Apelit të merrte vendimin, ndryshe do të përfundojë para Gjykatës së Lartë pas zgjedhjeve.

Bushati theksoi se, ky zhvillim tregon një shqetësim të thellë nga Veliaj për situatën e tij dhe një ndjesi tradhtie nga miqtë dhe shokët e tij politikë të PS.

Bushati analizon më tej tensionet politike që kanë lindur pas arrestimeve të Veliajt, duke akuzuar disa ministra të kabinetit Rama, si Belinda Ballukun dhe Ulsi Manjën, për lidhje të mundshme me arrestimin e Erion Veliajt.

‘Këta janë bërë armiq personalë të Veliajt, sepse nuk duan Veliajn, apo kryebashkiakun, dhe, siç ka thënë dhe vetë Manja, “urdhri është dhënë diçka më lart”.’- u shpreh ai

Lexo edhe:

Administrativja rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado

Veliaj në gjykatë: Ols Dado nuk është prokuror, emërimi i tij bie ndesh me ligjin

Andi Bushati: Kam parë që Erion Veliaj i ka thënë bashkëshortes së tij dhe vëllait të tij se duhet bërë presion këto katër ditë përpara se Gjykata e Apelit të merrte vendimin. Ai thekson se këto janë katër ditë të rëndësishme për të mundur të lirohet, pasi më pas mund të shkojë në Gjykatën e Lartë dhe çështja mund të zgjasë pas zgjedhjeve.

Çfarë po shohim këtu? Ndryshe nga pritshmëritë, Veliaj kishte shpresuar se do të lirohej në Apel. Pra, kemi të bëjmë me një individ të burgosur, të zhgënjyer dhe, deri diku, të tradhtuar. Ai priste lirohet dhe dëshironte të bënte presionin e fundit me KLGJ-në, deputetët dhe mediat pranë tij.

Pyetja që shtrohet është: kush i ka mbajtur gjallë këto pritshmëri dhe kush e ka tradhtuar? Veliaj vetë tregon se kishte pasur pritshmëri më të mëdha nga PS. Nëse pranojmë logjikën se Veliaj kishte këtë shpresë dhe priste që shokët e tij jashtë do të bënin diçka, por kjo nuk ka ndodhur, atëherë mund të përfundojmë se jemi në fazën e një tradhtie nga miqtë e tij politikë. Dikush e ka “shitur” ose dorëzuar Veliajn.

Kur ai u arrestua për herë të parë, ai dhe mediat pranë tij akuzuan Belinda Ballukun për komplot. Herën e dytë, përgjimet tregojnë se ai po akuzon Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën, për të cilin përdor epitete të ashpra. Pra, kemi dy ministra të kabinetit Rama, ndaj të cilëve Veliaj ndihet i tradhtuar. Këta janë bërë armiq personalë të Veliajt, sepse nuk duan Veliajn, apo kryebashkiakun, dhe, siç ka thënë dhe vetë Manja, “urdhri është dhënë diçka më lart”.

Etiketa: Andi BushatiErion Veliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Administrativja rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado

11:08 : 24/07/2026
AKTUALITET

Veliaj në gjykatë: Ols Dado nuk është prokuror, emërimi i tij bie ndesh me ligjin

09:45 : 24/07/2026
AKTUALITET

Gjyqi kundër Ols Dados, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

09:15 : 24/07/2026
AKTUALITET

Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap që mban pushtetin me dhunë

22:15 : 23/07/2026
AKTUALITET

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn

13:49 : 21/07/2026
AKTUALITET

Nuk u paraqit në seancë, gjobitet avokati i Veliajt, shtyhet gjyqi

11:07 : 21/07/2026
Para

Romancë e re në ‘Ferma VIP’? Lim Hoti i vë syrin banores seksi

TË GJITHA

Kosova nuk ka më kontrata lobimi në SHBA: A është ky problem?

13:44 : 27/07/2026

Aksidentet rrugore rriten 6.8% në gjysmën e parë të vitit, kryeson Tirana

13:29 : 27/07/2026

Zbulim arkeologjik në Rromës të Vlorës, dalin në dritë rrënojat e një çezme të periudhës së hershme osmane

13:12 : 27/07/2026

Shtyhet gjyqi ndaj të bashkëpandehurve të Metës dhe Kryemadhit

13:08 : 27/07/2026

Goditet grupi i drogës në Spanjë/ Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë, mes të arrestuarve një shqiptar

12:56 : 27/07/2026

“Erdhi veza sot ku je, na thuj synin si e ke”, protestuesit ironi me shefin e komisariatit nr.1, Ervin Hasrama

12:40 : 27/07/2026

Tirana ‘gëlon’ nga protestat/ Gazeta spanjolle: Rama bën ‘veshin e shurdhër’ dhe sfidon BE-në

12:32 : 27/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio girişiptv satın al