Shefi i komisariatit nr.1, Ervin Hasrama u godit në protestën e 23 korrikut me vezë, pas disa pamjeve ku spërkaste me spraj me piper protestuesit, të cilit nuk ishin duke ndërmarrë asnjë veprim kundër forcave të rendit.
Pak më parë protestuesit u mblodhën para komisariatit nr. 1 në mbështetje të shokëve të tyre të shoqëruar, por nuk kanë lënë pa i kujtuar shefit Hasrama incidentin e pak ditëve më parë.
“Erdhi veza sot ku je, na thuj synin si e ke”, ishte thirrja e të rinjve me ironi.














