• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestohet ish-oficeri i RENEA-s Altin Morina/ Lidhja me Vis Martinajn dhe Durim Bamin

08:19 : 04/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Altin Morina para Gjykatës në vitin 2023

Altin Morina para Gjykatës në vitin 2023

Autoritetet policore kanë arrestuar ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morina. Burime bëjnë me dije se ai është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Tiranë, nga efektivët e komisariatit nr.2.

Altin Morina ishte shpallur në kërkim nga SPAK që prej 17 Majit të vitit 2024, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste në kuadër të operacionit “Revanshi”, pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”.

Altin Morina do të përballet me akuza për kultivim kanabisi dhe pjesmarrje në organizatë kriminale. Sipas hetiemeve të SPAK, Morina vepronte si agjent për Durim Bamin, një figurë e krimit të organizuar nën akuzë për vrasje, duke u ofruar që të zgjidhte problemet e Bamit dhe shokëve të tij me Policinë, të tilla si pagesat e rryshfeteve për oficerët e tjerë të policisë.

Alti Morina ishte gjithashtu një “investitor” në parcelat e kanabisit në Fushë-Krujë.

Lexo edhe:

Shqiptari terrorizon me armë një lokal në Napoli, arrestohet nga karabinierët

I vunë tritol një makine katër muaj më parë, arrestohet një nga të kërkuarit në Sarandë (EMRI)

“Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami, në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosjen e SPAK.

Burime bëjnë me dije se në momentin kur është arrestuar, ish-efektivi i RENEA-s ndodhej nën shoqërinë e një personi tjetër, teksa posedonte dhe një armë zjarri pistoletë pa leje.

Kush është Altin Morina dhe çfarë ndodhi me të në Mars të vitit 2023? 

Altin Morina e nisi karierën në polici në vitin 2006 në Komisariatin nr 3 në sektorin e krimeve. Në 2010 ka kaluar te Kontrolli i Brendshëm dhe më pas tek RENEA. Në vitin 2015, ka qenë edhe tek FNSH. Po në 2015-ën punonte si bodigard në një lokal nate. Në atë kohë është përjashtuar nga policia, pasi u përfshi në një konflikt. Me vendim gjykate, ai u rikthye në polici. Ka punuar edhe në drejtorinë e Antiterrorit në 2019, ndërsa në 2021 ka qenë shef komisariati në Mallakastër. Ndërkohë, në vitin 2022 kaloi si shef stërvitje në forcat speciale RENEA.

Në muajin Mars të vitit 2023, Altin Morina u arrestua nga Policia, pasi brenda automjetit me të cilin po lëvizte u gjetën 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në atë kohë me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, Morina u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me një automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plastmasi.

Edhe në atë kohë, Altin Morina dyshohej se ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës për llogari të grupeve kriminale. Vetëm 2 orë para se të vihej në pranga, shefi RENEAS dyshohej se ishte në Elbasan, ku ka dorëzuar një shumë parash tek persona te skeduar.

Gjithsesi, efektivi i RENEA-s qëndroi vetëm një muaj në burg, pasi fitoi lirinë më 16 Prill të vitit 2023, edhe pse u kap me një shumë të konsiderueshme parash, të padeklaruara dhe me burime të dyshimta.

Ai deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal. Avokti i Morinës po ashtu paraqiti mandatin bankar të tërheqjes së eurove.

“Paratë janë të justifikuara dhe vijnë nga biznesi. Janë tërhequr në bankë dhe i kam marrë për hallet e mia. Nuk kam kryer asgjë të jashtëligjshme dhe nuk jam pjesë e asnjë grupi kriminal.

Prokuroria nuk ka asnjë provë, paratë i kam marrë nga një biznesmen 30 minuta para arrestimit. Nuk vijnë nga produkt kriminal, jam  gati të bashkëpunojë me organin e akuzës për ti dhënë prova që lekët i mora për arsye personale dhe familjare. Nuk ka patur person tjetër në shoqërinë time në momentin e arrestimit. Po shkoja në shtëpi, te Komuna e Parisit, dhe isha drejtuar në “Ish-Bllok” ku banoj” deklaroi  në atë kohë Morina.

Policia thirri për verifikim dhe biznesmenin që është përmendur nga efektivi i Forcave Speciale, por emri i tij dhe qëndrimi që ka mbajtur nuk dihen ende.

Lidhja e Altin Morinës me krimin e organizuar dhe Ervis Martinajn 

Altin Morina dyshohej si i përfshirë në trafikun e drogës me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan që merreshin me aktivitetin e heroinës dhe kokainës.

Shefi RENEAS dyshohet se kishte lidhje dhe me Kreshnik Halilajn që u arrestua në korrik të vitit 2021 për arsenal armësh dhe droge. Në këtë rast efektivi dyshohet se ka fshehur prova duke thënë se kokaina e gjetur në shtëpinë e Halilajt nuk ishte kokainë, por miell buke.

Po ashtu, ka dyshime të forta se ka lidhje edhe me grupin e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt. Tetë ditë para arrestimit, ai ishte parë në praninë e një të afërmi të Martinajt ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm.

Etiketa: altin morinaarrestDurim Bamiervis martinaj“Sky ECC“

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptari terrorizon me armë një lokal në Napoli, arrestohet nga karabinierët

12:25 : 03/06/2026
AKTUALITET

I vunë tritol një makine katër muaj më parë, arrestohet një nga të kërkuarit në Sarandë (EMRI)

10:37 : 03/06/2026
RAJONI

I morën paratë të miturit dhe e plagosën me thikë, arrestohen tre persona në Gjakovë

22:32 : 02/06/2026
AKTUALITET

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt

09:54 : 30/05/2026
AKTUALITET

Trafik droge e prostitucion, goditet organizata kriminale italo-shqiptare, 7 të arrestuar

17:36 : 29/05/2026
AKTUALITET

“Ne e dimë kush e vrau Ervis Martinajn”/ Hoxha lëshon deklaratën e fortë: Çfarë provash ka deri tani…

13:43 : 26/05/2026
Para

Marco Rubio: SHBA do të mbetet në NATO

TË GJITHA

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

11:46 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom