• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ky shtet i vret njerëzit edhe kur nuk mungojnë paratë

13:08 : 27/03/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE

Nga Klodian Tomorri

Denoncimi i bërë publik nga kolegu Osman Stafa një ditë më parë i një qytetari të sëmurë me tumor, i lënë pa mjekim për mungesë ilaçesh, konfirmon një realitet ulëritës. Ky shtet i vret njerëzit edhe kur nuk mungojnë paratë.

Sipas denoncimit, pacienti ishte njoftuar nga spitali të mos paraqitej për mjekimin e radhës sipas protokollit mjekësor, pasi mungon medikamenti Daratumumab. Por pse mungon ky ilaç në spitalet publike të vendit?

Në 21 shkurt, Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza hapi një tender me vlerë 610 milionë e 478 mijë lekë ose 6.1 milionë euro. Objekti i tenderit marrëveshje kuadër ishte blerje bari Daratumumab, 400 mg, flakon” me afat 24-muaj.

Lexo edhe:

“Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je”, Tomorri: Pastrimi i parave s’bëhet pa bekimin e qeverisë

Bukë, zemër dhe pak kripë si riprodhim i konferencës së Havanës

Procedura u zhvillua në 13 mars dhe QSUNT shpalli fituese kompaninë Rejsi Farma me ofertë 610 milionë e 448 mijë lekë ose 30 mijë lekë më pak se fondi limit. Pra në një procedurë më vlerë 6.1 milionë euro, shteti kurseu nga tenderi vetëm 300 euro ose e thënë ndryshe tenderi u fitua me 99.999 për qind të fondit limit.

Ky është një absurd i madh faktikisht. Tregtia e ilaçeve funksionon me përfaqësi ekskluzive. Kur një autoritet publik kërkon të blejë një ilaç specifik, në këtë rast barin Daratumumab, të drejtën e tregtimit të tij në Shqipëri e ka vetëm një kompani, që në këtë rast është Rejsi Farma.

Zhvillimi i tenderit për një produkt që ka vetëm një ofertues është një absurd më vete sepse je i detyruar të pranosh çmimin që do të ofrojë i vetmi ofertues. Ndaj rezultati i tenderit del 99.999 për qind e fondit limit. Dhe pyetja që lind natyrshëm është njëra. A duhet që spitalet t’i bëjnë tenderat për molekulë apo për diagnozë?

Nëse e bën tenderin për një ilaç specifik do kesh vetëm një ofertues, atë që ka të drejtën e tregtimit të tij. Por nëse e bën për diagnozë, mund të ketë dhe barna alternativë që kurojnë të njëjtën sëmundje. Gjithsesi farmaekonomia është një çështje tjetër, e cila në Shqipëri ngjan luks.

Tani, pse mungon ilaçi edhe kur taksapaguesit shqiptarë shpenzojnë 6.1 milionë euro për ta patur atë? Problemi është bukrokracia. Ose më saktë neglizhenca e atyre që kanë detyrimin ligjor për të prokuruar ilaçin.

QSUT-në nuk e pengonte askush, që procedurën e prokurimit të barit Daratumumab ta zhvillonte që në Janar. Pengesa e vetme është realiteti i hidhur. Burokratucëve në zyrat e shtetit nuk u kërcet se të sëmurët vdesin edhe atëherë kur paratë janë.

Aktualisht kontrata për blerjen e medikamentit në fjalë nuk është lidhur akoma. Pas lidhjes së saj pacientët do të duhet të presin që kompania të bëjë dorëzimin e ilaçit sipas kontratës. Me pak fjalë, pacientët do të presin edhe disa javë pa mjekim edhe nëse kjo mund t’u kushtojë jetën. Dhe e gjitha kjo për shkak të neglizhencës së administratorëve të shëndetësisë publike.

Ky shtet i vret njerëzit edhe kur nuk mungojnë paratë./kapitali.al

Etiketa: ilaceKlodian TomorriSpitaltumor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je”, Tomorri: Pastrimi i parave s’bëhet pa bekimin e qeverisë

19:12 : 25/06/2026
AKTUALITET

Bukë, zemër dhe pak kripë si riprodhim i konferencës së Havanës

10:24 : 17/06/2026
AKTUALITET

“Këto ilaçe t’i bëjnë këmbët si balerinë”, si përballen të moshuarit me dezinformimin?

17:42 : 13/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Dhërmi, plagosen 4 persona

16:57 : 13/06/2026
AKTUALITET

Aksidenti tragjik ku 3-vjeçari humbi jetën,flasin banorët: Pamë fëmijën të shtrirë…

18:43 : 12/06/2026
AKTUALITET

E rëndë, 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pritet transportimi drejt Tiranës

22:51 : 11/06/2026
Para

Sërish probleme në rrugën e Kuçit dhe Qeparosë

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet