• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Liria e shtypit në Serbi po përballet me një kthesë të rrezikshme

20:46 : 23/03/2025
në RAJONI

Liria e shtypit në Serbi po përballet me një “pikë kthese të rrezikshme”, pas rritjes së presionit ndaj mediave të pavarura nga ministrat dhe mediat e mbështetura nga shteti, ka paralajmëruar një grup redaktorësh të lartë.

Redaktorët, të cilët janë të gjithë nga botime brenda grupit të pavarur Media të Bashkuara, thanë se reporterët e tyre u përballën me “ngacmime të vazhdueshme, sulme fizike dhe fushata shpifjesh” pas raportimit të tyre në vend, i cili është kapluar nga protestat kundër presidentit të tij autokratik, Aleksandar Vuçiç.

Ndërhyrja e tyre, pason atë që duket të ketë qenë demonstrata më e madhe kundër korrupsionit në historinë e Serbisë këtë muaj. Mbledhja masive në Beograd shënoi kulmin e katër muajve të protestave kundër qeverisë, pas shembjes vdekjeprurëse të një tende betoni të stacionit të trenit në qytetin verior të Novi Sadit nëntorin e kaluar.

Grupet e shoqërisë civile kanë paralajmëruar për muaj të tërë për një mjedis gjithnjë e më armiqësor për median e pavarur që nga shembja e stacionit, i cili vrau 16 persona dhe nxiti një reagim politik kundër administratës pro-ruse të Vuçiqit.

“Media në Serbi është në një pikë kthese të rrezikshme”, shkruajnë redaktorët në një letër të hapur të nënshkruar nga pesë media dhe përfshinte Igor Božić, drejtorin e lajmeve të N1 Serbia, të lidhur me CNN. “Qeveria po rrit sulmin e saj ndaj gazetarisë së pavarur, veçanërisht duke synuar mediat brenda Medias së Bashkuar, ndërsa kriza politike përkeqësohet dhe zhgënjimi publik rritet.

Lexo edhe:

2 vite nga tragjedia në Novi Sad, mijëra protestues kundër Aleksandër Vuçiç

Mes shqetësimeve ndërkombëtare, Serbia në prag të ratifikimit të paktit për ekstradim me Kinën

“Në vend që të adresojë çështje reale publike, qeveria krijon histori të rreme, që i pikturojnë mediat e pavarura si agjentë të huaj dhe armiq të shtetit. Si rezultat, gazetarët tanë sulmohen, bllokohen nga ngjarjet zyrtare dhe vihen në shënjestër, me dezinformata që synojnë të thyejnë besimin e publikut.”

OJQ-ja Reporterët pa Kufi (RSF) ka thënë se presioni i ushtruar mbi mediat në Serbi ka arritur nivele, që nuk janë parë që nga vitet 1990. Ajo i ka kërkuar gjithashtu BE-së të dënojë një bastisje në zyrat e Qendrës për Kërkim, Transparencë dhe Përgjegjësi (CRTA), një OJQ që drejton një faqe interneti të shquar për kontrollin e fakteve.

Pavol Szalai, kreu i zyrës së RSF-së për BE-Ballkan, tha se Serbia ishte e 98-ta nga 180 vende dhe territore në indeksin botëror të lirisë së shtypit vitin e kaluar, renditja e saj më e ulët në 22 vitet e indeksit.

Ka pasur disa raporte për armiqësi ndaj gazetarëve të pavarur, që nga fatkeqësia e stacionit të trenit. Në fund të vitit të kaluar, gazetarja e N1, Žaklina Tatalović dhe kameramani i saj Nikola Popović u ngacmuan gjatë mbulimit të protestave. Grupet lokale për lirinë e shtypit thanë në atë kohë se Tatalović dhe Popović kishin duruar fyerje seksiste dhe dhunë fizike. Oficerët e policisë akuzohen se nuk kanë ndërhyrë.

Një tjetër reportere e N1, Jelena Mirkoviç, u sulmua teksa mbulonte protestat kundër prishjes së një ure. Ajo pësoi një dëmtim në qafë dhe më pas nuk ishte në gjendje të punonte. Muajin e kaluar, kolegia e gazetares N1 Ksenija Pavkov u kërcënua verbalisht gjatë raportimit.

Në letrën e tyre, grupi i redaktorëve tha se Vuçiq po i akuzonte në mënyrë të rreme gazetarët për “ngjallje trazirash”. Ata thanë gjithashtu se presionet financiare dhe rregullatore po aplikoheshin, duke detyruar reklamuesit dhe partnerët e biznesit të tërhiqeshin.

“Me protestat e vazhdueshme të studentëve dhe një qeveri të shpërbërë, në pritje të zgjedhjeve të reja, ne jemi thellësisht të shqetësuar për sigurinë e gazetarëve tanë në terren”, shkruajnë ata. “Armiqësia në rritje ndaj mediave të pavarura, e nxitur nga retorika e orkestruar e qeverisë, ka krijuar një mjedis ku dhuna jo vetëm që lejohet, por edhe inkurajohet.

“Vetëm në katër muajt e fundit, gazetarët tanë, duke përfshirë Zaklina Tataloviq, Ksenija Pavkov dhe Jelena Mirkoviq, kanë pësuar sulme fizike dhe verbale. Pavarësisht dëshmive të qarta video të autorëve, policia nuk ka bërë asgjë për t’i mbajtur ata përgjegjës.”

Gjysmë milion njerëz kanë nënshkruar gjithashtu një peticion në internet që bën thirrje për një hetim të pavarur, nëse forcat e sigurisë në Serbi përdorën një armë zanore – atë që peticioni e përshkroi si një “top zanor” – gjatë tubimit të 15 marsit.

Vuçiq mbetet nën presion dhe përballet me momentin më të rrezikshëm të pushtetit të tij 12-vjeçar. Protestat kanë qenë një karakteristikë e rregullt në Serbi, që nga nëntori. Presidenti deri më tani ka kërkuar të largojë fajin, me një sërë dorëheqjesh që lindën nga kolapsi i stacionit.

Qeveria serbe, e udhëhequr nga kryeministri, Millosh Vuçeviq, zyrtarisht dha dorëheqjen javën e kaluar, me Vuçiqin që tha se zgjedhjet mund të pasojnë në qershor.

Protestuesit po kërkojnë përgjegjësi për katastrofën në Novi Sad, si dhe institucione më transparente të bazuara në sundimin e ligjit. Më shumë se një duzinë persona janë akuzuar, në lidhje me shembjen e tendës. Të premten, u njoftua se një adoleshent, ishte i fundit që vdiq nga plagët e marra në katastrofë.

Rreth 325,000 njerëz dolën në rrugët e Beogradit më 15 mars, megjithëse qeveria i ka kundërshtuar këto vlerësime.

Pamjet tregojnë turmat që ndahen papritmas, me disa që ankohen se ndjejnë efektet e këqija që lidhen me përdorimin e një arme zanore. Megjithatë, politikanë të lartë të qeverisë dhe policia kanë mohuar se një armë e tillë ishte vendosur. Vuçiq e përshkroi pretendimin si një “gënjeshtër të ligë”, që kishte për qëllim “shkatërrimin e Serbisë”./ The Guardian.

Etiketa: mediaSerbi

Lajme të lidhura

BOTA

2 vite nga tragjedia në Novi Sad, mijëra protestues kundër Aleksandër Vuçiç

16:07 : 21/06/2026
RAJONI

Mes shqetësimeve ndërkombëtare, Serbia në prag të ratifikimit të paktit për ekstradim me Kinën

12:05 : 19/06/2026
BOTA

SHBA-ja ndalon importin e dërgesave të kompanisë kineze në Serbi

17:59 : 17/06/2026
BOTA

Luftë hibride kundër Serbisë, Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç

11:52 : 15/06/2026
BOTA

Lirohen nga paraburgimi drejtorët e institucioneve serbe në Kosovë

15:06 : 11/06/2026
BOTA

Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA-ja dhe Ukraina

13:57 : 11/06/2026
Para

Alarmi për dhëmbët! Ushqimet dhe higjiena, shqetësime te fëmijët shumë herët. Sjellin edhe probleme kardiake

TË GJITHA

Rritet numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë

16:08 : 25/06/2026

ILD dërgon në Kushtetuese për sjellje të pahijshme anëtarin e KLP-së/ EMRI

16:02 : 25/06/2026

Ish-drejtori i Shkodrës Gentian Berberi, kërcënon shefen e personelit, pezullohet nga detyra

15:42 : 25/06/2026

“‘Motra’ e gjeneralit famëkeq të Teheranit”/ Igballe Huduti i përgjigjet Ramës pasi e shpalli ‘non grata’

15:39 : 25/06/2026

Fluksi i lartë i pasagjerëve/ Aeroportet e Romës pezullojnë sistemin e ri EES

15:29 : 25/06/2026

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

15:13 : 25/06/2026

Botërori 2026, këto janë 13 skuadrat e kualifikuara deri tani nga faza e grupeve

15:11 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet