• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deklarata e fortë në GJKKO: Kam incizime që Nuredin Dumani është takuar me deputetë

12:05 : 20/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës për të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” me dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, ku ka patur tensione dhe debate të forta.

Një prej të akuzuarve në këtë dosje, Enver Diva, gjatë një momenti tensioni në seancë ka deklaruar se disponon prova që Nuredin Dumani ka bashkëpunuar me drejtësinë për të futur në burg miqtë e Talo Çelës, si dhe se ai është takuar me deputetë dhe gjyqtarë.

“Unë kam një provë timen që ky do i fuste në burg të gjithë shokët e Talos. Unë e kam të incizuar me fakte dhe prova që gjyqtarë dhe deputetë kanë ardhur për ta takuar Nuredin Dumanin. Janë 120 minuta incizim.” – ka deklaruar Enver Diva.

Në një seancë të mëparshme, Enver Divaka akuzuar Nuredin Dumanin se është paguar nga dy biznesmenë dhe dy deputetë për të vrarë Talo Çelën.

“Cilët kanë qenë ata deputetë dhe biznesmenë që ke ardhur ke takuar me mua. Kanë ardhur 2 biznesmene dhe 2 deputetë dhe kanë thënë ‘gjallë a vdek e duam të vrarë Talo Celën’ dhe i kanë dhënë një çantë me lekë? Le t’i thotë ky.” – ka deklaruar Diva.

Lexo edhe:

11 maji/ Celibashi u jep mandatin deputetëve të qarqeve Kukës, Korçë, Lezhë e Gjirokastër

FOTO/ Nën hetim nga SPAK, Arbjan Mazniku takim privat “kokë më kokë” me Ulsi Manjën

Tensionet e sotme u shkaktuan në seancë, pasi Nuredin Dumani po rrëfente vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë. Dumani përshkroi takimet e tij me Henrik Hoxhajn dhe Festim Qolin, duke shpjeguar organizimin e atentatit dhe pagesat e kryera për ekzekutimin e Shkozës.

“Henrik Hoxhaj e kam takuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019. Festim Qoli më kishte folur për të kur dola nga burgu për herë të parë, ose herën e dytë, nuk e mbaj mend saktësisht. Unë isha arrestuar për vjedhjen e dy makinave në Tiranë. Kur dola nga burgu, i thashë Festimit për një shef policie të komisariatit numër 6, i cili më kishte goditur disa herë kur isha arrestuar. Më pas, mora vesh që ai ishte vrarë. I thashë Festimit: ‘Mirë që u vra Dritan Lamaj, se më hyri në hak kot,’” tha Dumani

Dumani shpjegoi se në takimin e parë me Henrik Hoxhajn në hotelin “Diplomat” në Tiranë, u diskutua për atentatin që do të ndodhte.

“Në atë kohë, Festim Qoli ishte në kërkim për vrasjen e Elvis Dedës. Në takimin mes meje dhe Henrik Hoxhës në Tiranë, te hoteli ‘Diplomat’, kemi bërë muhabet për atentatin që do të ndodhte. Të tre jemi takuar edhe në ditëlindjen e Festim Qolit, por unë nuk kam bërë asnjë bisedë me Henrikun atë natë sepse ai ishte tapë. Në takimin e dytë, unë dhe Festimi erdhëm në Tiranë, në Bllok, aty ku jetonte Henriku. Shkuam te hoteli ‘Diplomat’ dhe qëndruam aty rreth një orë e 30-40 minuta. Pas kësaj, shkuam te një dyqan pas ‘Tajvanit’, ku shiteshin telefona të inkriptuar. I dhashë 5 mijë euro Henrikut për një telefon të tillë. Unë kisha një telefon të inkriptuar me kodin ‘Covid19’. Më pas, më tha: ‘Do vish, do të jap 95 mijë euro për vrasjen e Dorjan Shkozës në Durrës.’ Personi tjetër që do të përfshihej ishte Eljo Bitri. E kisha vënë në dijeni Henrikun për këtë. Elios i premtova 35 mijë euro për pjesëmarrjen në vrasje,” tha ai.

Sipas Dumanit, në atentatin ndaj Shkozës ishin të përfshirë edhe Klevis Alla dhe Asllan Plaku, ku Alla kishte rolin e informatorit.

“Klevis Alla, ditën e ngjarjes, ka ardhur disa herë te shtëpia ime. Ishte koha e pandemisë dhe ai vinte e shkonte shpesh. E kishim planifikuar atentatin edhe një ditë më parë, por nuk u realizua sepse na u prish makina. Disa ditë para vrasjes fola me Klevis Allën dhe i tregova planin. Dorjan Shkozën e kam pasur shok. Nuk kemi pasur kurrë ndonjë konflikt fizik, as unë, as vëllai im, Dashnori. Eljo Bitri qëndroi te shtëpia ime para vrasjes së Dorjan Shkozës, madje ka fjetur aty për dy-tre ditë. Ishte koha e Covidit dhe nuk mund të lëvizte lirisht nga Elbasani,” tha Dumani.

Dumani deklaroi gjithashtu se e njihte Eljo Bitrin që nga viti 2013-2014 dhe se kishin kryer një grabitje së bashku në vitin 2017 në një fshat të Beratit.

Etiketa: deputeteenver divaNuiredin Dumaniprovatakim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

11 maji/ Celibashi u jep mandatin deputetëve të qarqeve Kukës, Korçë, Lezhë e Gjirokastër

15:52 : 25/06/2025
AKTUALITET

FOTO/ Nën hetim nga SPAK, Arbjan Mazniku takim privat “kokë më kokë” me Ulsi Manjën

12:46 : 23/06/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë/ Për herë të 35-të, deputetët nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin

11:51 : 21/06/2025
BOTA

BBC: Irani po shqyrton një takim të drejtpërdrejtë me zv.presidentin amerikan, JD Vance

18:45 : 18/06/2025
BOTA

Meloni pret Macron në një shenjë afrimi mes dy vendeve

08:26 : 04/06/2025
AKTUALITET

Vetëm 15 minuta seancë/ PS-PD përplasen në Kuvend për “farsën” e 11 Majit: Deputetë të krimit!

13:03 : 29/05/2025
Para

Veliaj lë qelinë dhe dëshmon në SPAK, i komunikohet një akuzë e re

TË GJITHA

Trump i bën thirrje Hamasit të pranojë propozimin për armëpushim 60-ditor

08:07 : 02/07/2025

Paraja jashtë banke u rrit me një rekord prej 107 milionë eurosh përpara zgjedhjeve

08:03 : 02/07/2025

Masa ajrore afrikane! Parashikimi i motit për ditën e sotme

07:59 : 02/07/2025

Këmbimi valutor 2 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

07:57 : 02/07/2025

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com