Në marshimin kilometrik të protestës së 37-të në rrugët e Tiranës, nuk kanë mbetur pa u përmendur edhe deputetët.
Teksa kolona e protestuesve përshkonte akset kryesore të kryeqytetit, nuk kanë munguar ironitë drejtuar deputetes së PS në Fier, Zegjine Çaushi, duke thirrur “Zegjine, na numëro, shih sa veta jena bo!”.
“Ju erdhi fundi!”, “140 deputetë, që të gjithë analfabetë!”, ishin disa nga thirrjet e tjera të dëgjuara gjatë marshimit, të shoqëruara me duartrokitje dhe ovacione nga pjesëmarrësit.














