• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Armët bërthamore amerikane janë ende në Gjermani/ DW: Distancimi i Trump, çfarë mund të bëjë Europa?

09:07 : 17/03/2025
në BOTA

Ende janë të stacionuara në Gjermani armët bërthamore amerikane. Por distancimi i Trumpit nga Europa po e dobëson mbrojtjen e përbashkët nukleare. A mund të ndihmojë Franca?

Përgjigjen pozitive nga Berlini, Emmanuel Macron, presidenti francez kishte kohë që e priste. Disa herë ai kishte ofruar që të zhvilloheshin bisedime mes Gjermanisë e Francës për mbrojtjen nukleare, mbi bazën e armëve atomike franceze. Deri më tani ishin vetëm fjalë në erë.

Por situata po ndryshon: Kreu i CDU-së, Friedrich Merz me gjasë, kancelari i ardhshëm gjerman, është gati për dialog. Me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, mund të ndodhë që SHBA të mos e ofrojë më mbrojtjen nukleare si deri tani. Merz dëshiron të bisedojë me dy fuqitë atomike Francën dhe Britaninë e Madhe për këtë çështje. Parisi i ka hapur dyert.

Bombat amerikane në Gjermani

Prej dekadash Gjermania ka qenë nën mburojën nuklerare të SHBA. Flitet se në Gjermani gjenden deri në 20 bomba atomike, por kodi për përdorimin e tyre ndodhet vetëm në duart e presidentit amerikan. Nga ana e vet Bundeswehri vë në dispozicion avionët luftarakë, që në rast nevoje do t’i transportojnë ato. NATO e quan këtë organizim të përbashkët„pjesëmarrje nukleare”, ku marrin pjesë edhe vende të tjera europiane.

Lexo edhe:

Dyfishimi i tarifave mbi çelikun dhe aluminin, BE reagon ashpër ndaj vendimit të Trump

Analiza e REL: Si do të mund të dukeshin sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

Ekspertët e sigurisë nuk llogarisin me atë që SHBA do t’i heqin armët bërthamore në një të ardhme të afërt. “Nuk mendoj se është një skenar i afërt, sepse NATO dhe pjesëmarrja nukleare janë me rëndësi të madhe strategjike për SHBA për arsye të ndryshme”, është i mendimit, Sascha Hach, ekspert për sigurinë europiane dhe kontrollin e armatimit në Institutin për Studimet e Paqes në Frankfurt, PRIF. “Por megjithatë nuk mund të përjashtohet.” Një nga avantazhet strategjike të SHBA është mundësia e reagimit kundrejt agresioneve ruse në Europë.

Gjermania nuk ka të drejtë të ketë armë bërthamore

Edhe nëse bombat amerikane mbeten në Europë, dyshimet që mbjell Donald Trump lidhur me premtimin amerikan për NATO-n janë të dëmshme dhe minojnë besueshmërinë e kërcënimit nuklear. Gjermania, që gjithmonë është mbështetur tek SHBA synon tani të riorientojë politikën e saj të sigurisë. Bundeswehri do të duhet të armatoset më shpejt se ishte e planifikuar. Edhe për mburojën atomike po debatohet: Sa e vlefshme është ajo në këto rrethana kundër arsenalit të madh nuklear të Rusisë me më shumë se 5500 koka atomike?

Vetë Gjermania nuk lejohet të ketë armë atomike. Këtë e ka përcaktuar “Marrëveshja Dy plus Katër” e ribashkimit të Gjermanisë.

Në Europë vetëm Britania e Madhe dhe Franca kanë armë atomike, Brenda BE vetëm Franca. Një bashkëpunim i ngushtë duket rruga më e mirë. Por ka edhe kufizime: Forcat atomare britanike janë të lidhura ngushtë me ato amerikane dhe në rast konflikti i vihen në dispozicion NATO-s. Ndryshe është situata në Francë, që i jep rëndësi të madhe mëvetësisë së forcave të saj armatosura atomike. Ato nuk janë të varura nga strukturat e përbashkëta komanduese të NATO-s.

Franca zotëron sipas disa llogaritjeve 290 koka atomike që mund të komandohen nga nëndetëse atomike apo avionët luftarakë Rafale. Forcat e armatosura atomike duhet të mbrojnë “interesat vitale” të vendit, thuhet në doktrinën franceze. Sipas interpretimit francez ato njëkohësisht forcojnë edhe sigurinë e Europës duke vështirësuar kalkultimet e armiqve të mundshëm.

Ç’pamje do të kishte një bashkëpunim në këtë drejtim?

Në Paris thuhet, se fillimisht duhet zhvilluar një dialog intensiv. Informacionet mbi mënyrën e veprimit dhe planin strategjik të armëve atomike janë tejet të rëndësishme. Franca ka këtu përvojë me dekada, të cilën Gjermania nuk e ka.

Ajo që mendohet janë trajnime të përbashkëta të aviacionit luftarak francez dhe atij gjerman, thotë eksperti francez i sigurisë, Camille Grand nga Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë. Kjo mund të përfshinte edhe aderimin e avionëve Rafale në Gjermani. Nuk bëhet fjalë, si u përfol në media për stacionim të avionëve luftarakë atomikë francezë apo infrastrukturë tjetër nukleare në Gjermani.

Komanda mbetet tek presidenti francez

Franca nuk e shtron për diskutim pjesëmarrjen nukleare tek armët e saj atomike si e praktikon NATO. Prandaj për ekspertin Grand „është gabim që të mendohet, se garancitë nukleare franceze kompensojnë garancitë nukleare amerikane”, tha ai për DW.

Qeveria franceze e ka bërë të qartë: Vendimin për përdorimin e armëve atomike ajo nuk do ta lëshojë nga dora. „Pavarësisht se çfarë ndodh, vendimi ka qenë dhe do të mbetet në duart e presidentit të Republikës, kryekomandantit të forcave të armatosura”, tha presidenti francez në një fjalim drejtuar kombit në mars.

Çfarë mund të bëjë Europa?

Jo vetëm forcat atomike franceze, edhe ato britanike janë të orientuara mjaft në drejtim të mbrojtjes kombëtare. Britania e Madhe është vendi i vetëm i armatosur nuklear që ka vetëm një tip të caktuar armësh atomike. Kërcënimi nuklear i vendit është tërësisht i bazuar në mbrojtjen detare, katër nëndetëse atomike të stacionuara në brigjet perëndimore skoceze.

Kjo e kufizon mundësinë që këto armë në një të ardhme të afërt të vihen në shërbim të një mbrojtjeje nukleare europiane. Ajo që mund të mendohet është një dialog i përforcuar strategjik por edhe “një deklaratë politike, që dispozitiv nuklear francez dhe britanik në rast nevoje të përdoret edhe për mbrojtjen e territorit europian”, thekson eksperti Sascha Hach për DW. „Por nuk e quaj realiste që forcat e armatosura në Francë dhe në Britaninë e Madhe të zhvillohen në atë formë që të përshtaten edhe për mbrojtjen europiane.”

Nuk ka rëndësi numri i bombave

Edhe Friedriech Merz në Gjermani e thekson, se nuk bëhet fjalë për zëvendësimin e armëve atomike të SHBA po për përplotësim të tyre. Jo vetëm për shkak të arsenalit nuklear SHBA shihen si të pazëvendendësueshme në NATO, por edhe për shkak të aftësive të tjera të veçanta të këtyre armëve. Këtu bëjnë pjesë kontakte direkte me qendra e komandove ruse dhe sisteme lajmërimi në lidhje me raketat balistike. Këto ndihmojnë për të shmnagru shkaëllzime të paqëllimshme- „Nëse ne tani në Europë diskutojmë se t’ia bëjmë pa SHBA ne përqëndrohemi tek ajo nëse kemi bomba të mjaftueshme”, thekson Hach. Këtu harrohet, që mund të humbasin mekanizma të tjerë të sigurisë pa SHBA, si psh. Kontakte të drejtpërdrejta me palën kundërshrae. „Këtu do të thosha që është në interes të Europës të ngrejë struktura të ngjashme dhe mekanizma mbi të cilat e kemi ne kontrollin.”

/DW

Etiketa: armet berthamoredistancimiEruopaFrancaGjermaninatoSHBAsiguriaTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Dyfishimi i tarifave mbi çelikun dhe aluminin, BE reagon ashpër ndaj vendimit të Trump

20:51 : 31/05/2025
BOTA

Analiza e REL: Si do të mund të dukeshin sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

20:32 : 31/05/2025
BOTA

Përmbyset kamioni që po i transportonte, “arratisen” 250 milionë bletë në shtetin amerikan

19:21 : 31/05/2025
BOTA

Hegseth: SHBA do të përgjigjet ushtarakisht nëse Kina sulmon Tajvanin

18:31 : 31/05/2025
BOTA

Trump ruan traditën, gjenerali suprem i NATO-s në Europë do të vijojë të jetë amerikan

17:43 : 31/05/2025
BOTA

Gjermani/ Avioni rrëzohet mbi një ndërtesë, humb jetën piloti dhe një person tjetër

16:15 : 31/05/2025
Para

Moti bën kthesën e madhe këtë javë, meteorologia: Reshje shiu dhe rënie temperaturash

TË GJITHA

Horoskopi, 1 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 31/05/2025

PSG fiton trofeun e parë të Champions League, turpëron 5-0 Interin në finale (Video)

22:54 : 31/05/2025

Studimi: Më shumë se gjysma e videove në TikTok për shëndetin mendor, përmbajnë dezinformata

22:45 : 31/05/2025

Kurti-opozitës: Votuat Zajednicën, Specialen e demarkacionin, sot s’e votoni Albulena Haxhiun

22:29 : 31/05/2025

“Game Over” për Interin, PSG-ja realizon të katërtin dhe e kthen në stërvitje finalen

22:28 : 31/05/2025

“Njerëzit e mi në Londër futën GPS në zarf”, Noka: Fleta ndodhet në Angli, vota u numërua nga Balla në Tiranë

22:09 : 31/05/2025

Rritet anemia në popullatë

21:55 : 31/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com