• Kontakt
Friday, May 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Apeli shtyn për të dytën ditë me radhë vendimin për Erion Veliajn

15:42 : 12/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për të dytën ditë me radhë vendimin për Erion Veliajn dhe biznesmenët Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi, të cilët kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë.

Seanc e sotme ka zgjatur për rreth 3 orë dhe në fund të saj, gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi njoftoi se vendimi do të shpallet ditën e nesërme në orën 10:00.

Gjatë seancës së sotme në Apel, Erion Veliaj kundërshtoi provat e reja të dorëzuara nga prokurorët e SPAK, Ols Dado dhe Altin Dumani, të cilët kërkojnë vazhdimin e masave “Arrest me burg”. Ai kërkoi që të pranishme në sallë të ishin edhe mediat.

“Keni sjell “prova të reja”, kërkoj të sillni kamerat dhe kjo seancë të jetë e hapur për median. Silllni mediat që t’i deklaroj publikisht edhe para tyre përgjimet e kryera ndaj meje. Nuk kam asnjë sekret në bisedat e telefonike me familjarët e mi nga kabina burgut. Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit “prova të reja. Saliu e ofendoi SPAK dhe e akuzoi si organizatë kriminale, çfarë e gjeti? Pse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK?”, ka thënë Veliaj.

Burime bëjnë me dije se provat e reja që SPAK dorëzoi një ditë më parë kanë të bëjnë me përgjime ambjentale brenda në burg dhe përgjimet telefonike të kryera mbi Arbër Veliaj, të cilat përforcojnë argumentet pse kryebashkiakut të Tiranës duhet të vazhdojë të qëndrojë në masën e “Arrestit me burg”.

Lexo edhe:

“PS kapak i krimit dhe i pushtetit”/ Goxhaj: Jemi diktaturë hidride

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

Sipas SPAK, Veliaj ka nisur një fushatë mediatike kundër prokurorëve dhe anëtarëve të tjerë të grupit hetimor, veprim ky që pretendohet se është i paligjshëm pasi ka si qëllim indimidimin e njerëzve të drejtësisë.

Erion Veliaj dhe biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule, të cilët janë të vetmit në këtë dosje në masën “Arrest me burg”, kërkojnë lirimin në Apel, duke ofruar garanci pasurore dhe bllokim të pasaportave për të mos dalë jashtë vendit.

Dy avokatët e Erion Veliaj, Ermir Beta dhe Artur Selmani, kanë deklaruar në gjyq se masa e sigurisë “arrest në burg” për të duhet të shfuqizohet, dhe se kryebashkiakut të Tiranës t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi për të ushtruar detyrën. Sipas tyre, Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo t’i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët.

Ndërkohë, biznesmenët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi kërkojnë heqjen e masave “detyrim paraqitjeje” ndaj tyre të caktuara nga GJKKO.

Kujtojmë se në seancën e djeshme, e cila zgjati për reth 7 orë, shkoi për të marrë pjesë si vëzhgues edhe avokati amerikan Joshua Roberts, përfaqësues i studios ligjore amerikane “Kasowitz Benson Torres LLP”, e cila po këshillon kryebashkiakun Erion Veliaj, por nuk u lejua të futet.

Pas një hetimi 1 vjeçar të SPAK, mbi Erion Veliajn janë ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminal”.

Nën hetim është dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ndaj së cilës, GJKKO ka caktuar masat e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Fillimisht ndaj saj, ishte caktuar masa “Arrest në shtëpi”. Po ashtu, me msaë sigurie “detyrim paraqitje” janë dhe biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Sokol Kryeziu.

Biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule është i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë, 5 biznesmenët e tjerë Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash dhe kompanish të kontrolluara prej tyre apo të afërmve të tyre dhe kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në nëntë raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar tre vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 800 mijë euro në blerje online, të cilat nuk i ka deklaruar në deklaratat vjetore.

Biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu në këmbim të tenderave nga Bashkia e Tiranës dhe lejeve të ndërtimit, i ofronin Erion Veliajt, shuma monetare nëpërmjet blerjeve fiktive, biletave avioni, sponsorizimeve, OJF-ve të Ajola Xoxës, si dhe pasurive të paluajtshme, si disa vila në Qerret.

Erion Veliaj pretendon se burgosja e tij është e paligjshme, teksa që prej 10 Shkurtit, ka sulmuar vazhdimisht magjistratët e çështjes së tij, prokurorin Ols Dado dhe gjyqtarin Erion Bani. Po ashtu, edhe Edi Rama ka sulmuar drejtësinë, duke mbajtur një qëndrim ndryshe nga ai që ka mbajtur me socialistët e tjerë që kanë patur probleme me drejtlsinë.

Etiketa: apelBurgEngert PëllumbiErion Veliajspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“PS kapak i krimit dhe i pushtetit”/ Goxhaj: Jemi diktaturë hidride

10:28 : 30/05/2025
AKTUALITET

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025
AKTUALITET

Tomorri: Task Forca e SPAK u shndërrua në legjitimues i vjedhjes së zgjedhjeve

18:59 : 29/05/2025
AKTUALITET

“Fletërrufenë e Ramës do e shpartalloj në Gjykatë”, Meta nga qelia: Ja pse ndërrova avokat

18:41 : 29/05/2025
AKTUALITET

Luan Duzha mohon kontrollet nga SPAK: Nëse kam blerë një votë, unë shkoj me qejf në burg

12:12 : 29/05/2025
AKTUALITET

Ka kryer 2/3 e dënimit, Ervin Salianji kërkon lirinë me kusht

11:04 : 29/05/2025
Para

Zyrtare/ Mirel Josa dhe Vëllaznimi ndërprejnë bashkëpunimin

TË GJITHA

Kandidatët e PD kërkojnë rinumërim të votave/ Berisha: Ne nuk bllokojmë asnjë

12:52 : 30/05/2025

“Isha gruaja e 25″/ 39-vjeçarja rrëfen dhunën nga bashkëshorti: Më solli dashnoren në shtëpi

12:51 : 30/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha: Raportin final do e kemi gati nga data 10 qershor

12:43 : 30/05/2025

Krimi shqiptar nga strukturat lokale tek kartelët e Amerikës Latine

12:41 : 30/05/2025

Shteti i Kosovës meriton shumë më tepër respekt, sesa rekorde botërore për të zgjedhur kreun e KUVENDIT

12:34 : 30/05/2025

“Enkelejda Ymeraj kriminele me detyra të larta”, Berisha: Ja pamjet si drejtohej operacioni i “trenit bullgar’

12:33 : 30/05/2025

PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve për Kukësin, KAS shtyn shqyrtimin e ankimimit

12:15 : 30/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com