• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj pranon mesazhet me oficerin e BKH: I thashë “thuaji Ols Dados boll e molestove gruan time”

11:51 : 06/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Edhe pse në qeli, Erion Veliaj vazhdon të shkruaj vazhdimisht nga mëngjesi deri në darkë, në profilin e tij në rrjetet sociale, ku sulmon magjistratët e çështjes së tij, prokurorin Ols Dado dhe gjyqtarin Erjon Bani.

Në reagimin e sotëm, edhe pse kërkon të bëjë të pafajshmin dhe kërkon të dijë arsyet se pse ndodhet në burg, pranon publikisht se e ka telefonuar oficerin e BKH-së, Samet Gurguri, por ky i fundit nuk i është përgjigjur dhe më pas i ka dërguar mesazh, vetëm për faktin se ky i fundit kishte njoftuar Ajola Xoxën se duhet të paraqitej në SPAK.

Veliaj thotë se i ka shkruar se “është ditë e shtunë, turp kjo përndjekje e përsëritur e sime shoqeje sapo unë largohem nga vendi, thuaji Ols Dados boll e molestove gruan time”.

Po ashtu, Veliaj pranon se ka kërkuar dhe për “biografinë” e oficerit të BKH-së, Samet Gurguri, ku i ka dalë një specialist në spital të Fierit, aktivist i Partisë Demokratike, dega Libofshë, dhe komentues i rregullt kundër partizanëve, antifashistëve dhe komunistëve gjakatarë.

Kryebashkiaku i Tiranës kërkon të bëjë “viktimën”, ku thotë se Ajola Xoxa ishte në gjendje të rënduar psikologjike, nën mjekim dhe mes lotësh, e vetme me djalin.

Lexo edhe:

Prej 2 vitesh të bllokuara për shkak të korrupsionit, ngecin hetimet për fondet IPARD

The Capture of Justice/ Why the High Prosecutorial Council and SPAK Are the Key Nodes for Restoring the Rule of Law

Veç se sulmon oficerin e BKH-së, Veliaj nuk lë pa sulmuar as prokurorin Ols Dado, duke e quajtur Ols Kafka, apo gjkyqtarin Erjon Bani, të cilin e quan “kasap”, teksa të dy i konsideron si militantë të PD-së.

Reagimi i plotë:

“Shteti me Uacap”

Mirëdita e veç mbarësi për secilin prej jush, sidomos ata që agjërojnë. Zoti ua pranoftë!

Por, meqë shejtani nuk merr pushim, detyrohem edhe unë të luftoj përditë me mexhelisin social, nga burgu ku jam kyçur pa gjyq, prej një letre anonime, një vetingu ilegal të 20 vjetëve jetë, pa asnjë akuzë formale dhe falë një prokurori lunatik e një gjykatësi politik.

Ju tregova 3 shtyllat patetike për burgosjen time: As kam ikur nga Shqipëria. As kam prishur prova. As përbëj rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Argumenti i fundit, por edhe më i dëshpëruari i Ols Dados është tekstualisht ky, shkruar nga dështaku violinist dora vetë (fq 277): “Sjellja e shtetasit Erion Veliaj, kur bëhet fjalë për komunikimin e përdorur me hetuesit e BKH-së dhe “kurajon” e shfaqur për t’i lënë të shkruara mesazhet e tij intimiduese në adresë të organit procedues, dëshmon qartë personalitetin e këtij të fundit”.

Në fq 361 “copy&paste” këtë e rithotë edhe Erjoni tjetër, kasapi Bani, për të arsyetuar lënien time në burg pa akuzë zyrtare. Se që ta dini ju, copy&paste është e gjithë dosja: ça shkruan prokurori, e noterizon gjykatësi, pa marrë as mundimin ta perifrazojë dhe këta të dy i lidh edhe literalisht Partia Demokratike.

Po sa turp ama, për jurisprudencën!

Lejomëni ta zbërthej pak këtë arsyetim sigurimsash: Në datën 28 dhjetor udhëtoj për takim me Bankën Botërore në Uashington. Në nisje të avionit, më merr bashkëshortja, e shqetësuar se njëfarë Samet Gurguri, emër i panjohur me numër të panjohur, e kishte ftuar të kthehej edhe një herë në SPAK, ku kishte qenë më parë për 9h e 30 min deri në kufijtë e ezaurimit fizik e mendor, përballë fustanxhiut Ols Dado.

Në gjendje të rënduar psikologjike, nën mjekim dhe mes lotësh, e vetme me djalin, më thotë se është totalisht e panikosur, që ditë të shtunë, një ditë pushimi në vigjilje të Vitit të Ri, e gjendur edhe në mes të një sulmi histerik hienash të gjirizave politikë e mediatikë, i thuhet me një sms nga një i panjohur hajde sërish në SPAK!

Po unë? Besoj bëra atë që do të bënte çdo burrë, i rashë telefonit të numrit anonim për të kuptuar se cili nëpunës shteti komunikon me Whatsap të shtunën në sabah me një grua, nënë, në prag të Vitit të Ri? Numri nuk u përgjigj.

Teksa avioni bëhej gati për nisje, duke qenë se u bë e përsëritur, që sapo largohesha nga jashtë vendit, Olsi i sulej familjes sime, i shkruaj me sms këtij Sametit “është ditë e shtunë – sabat, shabat – edhe Perëndia pushoi të shtunën” dhe i kujtoj se është “turp kjo përndjekje e përsëritur e sime shoqeje sapo unë largohem nga vendi, e i them thuaji Ols Dados boll e molestove gruan time”.

Tekstin e plotë e ka Ols Kafka, autori i këtij Procesi absurd, rrëmbyesi i telefonave tanë, që helbete kur s’ka asnjë provë rrëmon si ata perversët në telefona e vrima çelsi.

Pas këtij teksti “të rëndë” rezulton se Samet Gurguri është “intimiduar” dhe i ka kërkuar Olsit të shtojë akuzat e të përligjë burgimin tim (ose Olsi është intimiduar dhe i ka kërkuar adashit tim kasap të më mbyllë brenda se largqoftë hakmerrem me të – kushedi si e ka imagjinuar Olsi hakmarrjen time fatale!).

Po nëse na qenka “intimiduar” kaq shumë, si qenka e mundur që Gurgurit i hapëm derën edhe në 31 Dhjetor, ku erdhi në Bashkinë e Tiranës dhe këqyri dokumente, pa pyetur për rregullat e hyrje-daljeve në një institucion shtetëror, u ul edhe në kompjuterat e stafit dhe kërkoi lloj-lloj informacioni, të cilin e mori një më një? Madje, nga “intimidimi i madh” që i bëra unë, Erioni, me një sms normale, Sameti në 31 Dhjetor qëndroi në Bashki deri në orën 18.00 të pasdites, edhe pse dihet se në ditën e fundit të vitit zonjat e çdo institucioni lihen të lira pak më herët se orari zyrtar për t’u marrë me përgatitjen e darkës së Vitit të Ri. Por, jo! Sameti na ishte kail të qëndronte në Bashkinë e Tiranës edhe për ndërrimin e viteve dhe ne ishim të gatshëm që ta mbanim aty sa të kishte qejf. E nuk besoj se Sameti ta ketë parë këtë lloj respekti as nga koleget e tij në godinën e SPAK.

Ah, i bëra edhe një kërkim në Google këtij Sametit e më doli një specialist në Spital të Fierit, aktivist i Partisë Demokratike, dega Libofshë, dhe komentues i rregullt kundër partizanëve, antifashistëve dhe komunistëve gjakatarë. Unë jam shumë i lumtur që PD-ja ka degë në Libofshë, pluralizmi në çdo cep të Shqipërisë është shenjë e një demokracie aktive. Jam gjithashtu i ngazëllyer që aktivistë si Sameti i japin Partisë së Kënetës kohën, energjinë dhe statuset e tyre – gjaku i ri për kërma si Saliu është jetik për mbijetesën e kufomës së tij politike.

Por, si zyrtar shtetëror, Sameti duhet të çojë një fletë-thirrje, me letër e me vulë, siç ia çon çdo vrasësi – e siç do duhet t’ia çonte edhe plasësit Shkëlzen apo vrasësit Sali. Nuk besoj se Sameti atyre u shkruan “o Sali” ose “o Zeno”, siç më thotë mua “o Erion”. Dhe nuk besoj jo e jo, se e zgjon Arminën apo Lirinë të shtunave në mëngjes, pasi i ka mbajtur nga 9h më parë (s’di t’i ketë thirrur ndonjëherë megjithëse për fondacione jotransparente dhe mbathje transparente janë nona), për t’u thënë “ejani edhe i her knej nga SPAKu”.

Saliu me siguri do e kish djegur të gjallë Sametin në turrën e druve poshtë ballkonit, para se t’i çonte selam me ndonjë dru mbas koke teksa i intimiduari im ishte rrugës për Libofshë. Kurse unë bëra atë që do të bënte çdo burrë e prind normal, për t’i kërkuar të mos i ngacmonte familjen në mungesë, e të mos i dhunonte gruan ditën e pushimit zyrtar para Vitit të Ri!

Por, Sameti ishte një Sali i vogël në atë rrethin e dadove të Saliut të madh, që edhe pse paguhen më shumë se Presidenti i Republikës e kanë katandisur “shtetin me Uacap”.

Përqafime me mall!

Etiketa: ajola xoxaErion BaniErion VeliajOls DadoSamet Gurgurispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prej 2 vitesh të bllokuara për shkak të korrupsionit, ngecin hetimet për fondet IPARD

17:51 : 12/08/2025
ENGLISH

The Capture of Justice/ Why the High Prosecutorial Council and SPAK Are the Key Nodes for Restoring the Rule of Law

15:52 : 12/08/2025
AKTUALITET

SPAK dhe drejtësia, ekrani i fundit që po mbyll Rama

15:37 : 11/08/2025
AKTUALITET

“I bëre 15 mln €?”/ Kush është “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai? DETAJE nga dosja

15:25 : 11/08/2025
AKTUALITET

“KAPJA E DREJTËSISË”/ Pse KLP dhe SPAK janë nyja kyçe e rikthimit të shtetit ligjor

11:44 : 11/08/2025
AKTUALITET

Kasaforta plot euro/ Gent Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajolën, SPAK e “mirëkuptoi”

11:31 : 11/08/2025
Para

Vrasja e palestinezes nga babai/ 24-vjeçarja ishte e divorcuar, ja cili dyshohet se është shkaku i krimit

TË GJITHA

Situata e zjarreve në vend: 57 vatra zjarri në 24 orët e fundit

11:21 : 14/08/2025

Tiranë/ I riu godet me grusht 37-vjeçaren, arrestohet nga policia! Vëllai i së dhunuarës qëllon policin

11:15 : 14/08/2025

Zjarret më të rënda në 13 vitet e fundit: Mbi 49 mijë hektarë të djegur në Shqipëri

10:56 : 14/08/2025

Kostot e harresës/ Dëmtimi i urës mbi Mat bllokon turistët dhe veriun

10:50 : 14/08/2025

VIDEO/ Zjarri në Kukës fiket me degë peme e lopata

10:39 : 14/08/2025

“Vendi digjet, shteti krihet”, dy zyrtarë lokalë në Gramsh pozojnë para flakëve

10:32 : 14/08/2025

Zjarret/ Kur Rama akuzonte: Shqipëria digjet, kryeministri krihet

10:25 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com