• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Brenda “mbretërisë së plehrave”, pamje ekskluzive të “katastrofës” mjedisore në landfillin Elbasan

19:20 : 06/03/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews

Të hysh në një landfill mbeturinash, natyrisht, nuk mund të shpresosh që të ndihesh aromë trëndafilash. Megjithatë, kutërbimi që ndihet që në portat hyrëse të landfillit të Elbasanit, të pozicionuara disa qindra metra larg fushës së mbetjeve, është një parathënie se brendësia mund të përshkruhet vetëm si situatë katastrofike mjedisore.

Landfilli dhe inceneratori jo-funksional i Elbasanit, gjenden rreth 2 kilometra në të djathtë të aksit rrugor që lidh Bradasheshin me Unazën e qytetit. Fusha, rreth 400 mijë metra katrorë, është e rrethuar me gardh hekuri dhe ka, të paktën, dy pika hyrëse.

Në foto: Pamje nga ambjentet e brendshme të landfillit Elbasan

Ai menaxhohet nga kompania publike “Eco-Elb”, në pronësi të 7 bashkive përbërëse të qarkut Elbasan, dhe administrohet nga Leli Kaja.

Hyrja në fushën e mbetjeve është një mision thuajse i pamundur. Rojet e sigurisë dhe stafi i landfillit kanë bllokuar gjithnjë tentativat e medias për të parë situatën nga brenda.

Lexo edhe:

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

Dhunuan 17-vjeçaren në Fier, jepen masat e sigurisë për tre të miturat

Ajo çfarë është dukur nga ambjentet e brendshme të impiantit janë vetëm pamjet me regji qendrore që ofroi kryeministri Edi Rama, kur detyroi të gjithë deputetët e grupit parlamentar të dëgjonin se sa kishte punuar qeveria e tij për pastrimin e Elbasanit, në një vizitë politiko-propagandistike, në Tetor të vitit 2022.

Por, përtej fasadës së prezantuar nga qeveria dhe menaxherët lokalë, situata në landfillin e Elbasanit mund të quhet pa asnjë drojë si katastrofë mjedisore.

Në foto: Pamje nga ambjentet e brendshme të landfillit Elbasan

“Boldnews.al” arriti që të hyjë për herë të parë brenda landfillit të Elbasanit. Një kolazh fotosh më poshtë tregojnë gjendjen reale, atë që fshihet nga muret e larta rrethuese dhe rojet e sigurisë, të vendosur për të mos lejuar asnjë person që nuk ka lidhje pune me fushën e mbeturinave.

“Malet” e mbeturinave

Arrijmë të hyjmë vetëm pak minuta në zemrën e fushës së mbetjeve. Situata është surreale. Kudo grumbuj në formë kodrinash, të krijuara nga hedhja e mbeturinave. Dikur një rajon fushor, landfilli tashmë ka ndryshuar reliev, duke u shndërruar në zonë kodrinore artificiale.

Pak mjete të rënda lëvizin mes mbeturinave dhe duket se më shumë i shkelin se sa i sistemojnë. Askund nuk dallohet me sy të lirë ndonjë ndarje plehrash. Çdo “kodër” e grumbull mbeturinash ka të njëjtë pamje: larmi ngjyrash, turilloj plehrash, sende, objekte, mbeturina.

Në foto: Pamje nga ambjentet e brendshme të landfillit Elbasan

Askund nuk dallohet ndonjë përpjekje për veçimin e mbeturinave sipas llojit. Kur u hartua për herë të parë projekti koncesionar për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Elbasanit, në vitin 2014, qëllimi primar ishte ndarja e mbeturinave në burim dhe incenerimi i tyre, duke i shndërruar në burim për energji elektrike.

Një dekadë më pas, inceneratori nuk punon dhe nuk ka punuar thuajse asnjëherë, për shkak të problemeve të shumta teknike. Nga ana tjetër, nuk shihet asnjë tentativë për ndarjen e mbeturinave në burim.

Në foto: Pamje nga ambjentet e brendshme të landfillit Elbasan

Kompania publike “Eco-Elb”, e krijuar në vitin 2021, dy vjet më pas kontraktoi shoqërinë “Ergi” shpk për menaxhimin e mbetjeve në landfill, përfshirë edhe ndarjen e tyre. Kontrata me vlerë 400 mijë dollarë u nënshkrua në vitin 2023. Ajo çfarë pa “Boldnews.al” në landfillin e Elbasanit, nuk ngjante aspak me angazhimin për ndarjen e mbetjeve.

Menaxhimi, në pamje të parë jo shumë i përshtatshëm, duket se është shkaku kryesor për përfshirjen e landfillit nga zjarret, në mënyrë periodike. Në kronika mediatike, përfshirë edhe “Boldnews.al”, është raportuar, më së paku 2-3 herë në vit, për tymin toksik që lëshohet nga landfilli i Elbasanit.

Zjarret në landfillin e Elbasanit nuk kanë stinë. Ndodhin në verë, por edhe në vjeshtën e lagësht. Në çdo rast të tillë, banorët e zonës, por edhe ata në të gjithë qytetin, mbushin mushkëritë me ajrin e ndotur që vjen nga djegia e plehrave.

Në foto: Pamje nga ambjentet e brendshme të landfillit Elbasan

Në vitin 2023, Policia e Elbasanit referoi pranë Prokurorisë së qytetit materialet për hetim penal për veprat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “menaxhimit të mbetjeve”.

Këtë të Enjte (6 mars 2025), pak orë para publikimit të këtij shkrimi, grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit Xhelian Seferi, shkuan në landfillin e Elbasanit, për kqyrje, marrje dokumentash dhe pyetje personash.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Elbasanit deklaruan për “Boldnews.al” se po kryhen hetime intensive për rastin.

Inceneratori, histori korrupsioni

Historia e inceneratorit të Elbasanit është kryekëput korruptive, kjo tashmë e konfirmuar edhe me vendime gjyqësore.

Në Dhjetor të vitit 2024, qeveria e Edi Ramës, nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit të drejtuar në atë kohë nga Lefter Koka, nënshkruan kontratën koncesionare me kompaninë “Albtek Energy” për “ndërtimin dhe operimin e landfillit dhe inceneratorit të Elbasanit. Kontrata kishte afat 7-vjeçar dhe kostoja e saj ishte rreth 30 milionë euro.

Në foto: Pamje nga ambjentet e brendshme të landfillit Elbasan

Në fund të afatit 7-vjeçar, në dhjetor 2021, Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi urdhër-arreste për disa zyrtarë, përfshirë ish-ministrin Koka, si edhe “pronarët në hije” të kompanisë koncesionare, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja.

Hetimet e SPAK-ut provuan se e gjithë procedura e ndjekur për këtë koncesion ishte shoqëruar me kryerjen e veprave penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, mashtrimit e pastrimit të parave.

Hetimet e SPAK-ut nuk arritën të shkonin deri tek kryeministri Edi Rama, Sekretari i tij i Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi dhe të tjerë funksionarë pranë shefit të qeverisë, megjithëse kallëzimet dhe faktet e bëra publike tregonin përfshirjen e tyre të drejtëpërdrejtë në ‘aferën” e inceneratorit të Elbasanit.

Në kuadër të hetimeve, SPAK-u vendosi edhe sekuestrimin e landfillit dhe impiantit të mbetjeve në Elbasan, një vendim që përkoi saktësisht me kohën kur përfundonte afati 7-vjeçar i kontratës koncesionare.

Të gjithë të dhënat zyrtare e publike dëshmonin se impianti i përpunimit të mbetjeve (inceneratori), megjithëse ishte ndërtuar, nuk funksiononte, për shkak të problemeve të theksuara teknike.

Gjithësesi, bashkitë e qarkut Elbasan, të drejtuara të gjitha nga socialistët, me në krye Bashkinë e Elbasanit, vendosën të merrnin në dorëzim landfillin dhe impiantin jo-funksional.

Në Dhjetor të vitit 2021, kryetarët e 7 bashkive të qarkut, konkretisht Bashkia Elbasan, Prrenjas, Librazhd, Gramsh, Peqin, Cërrik dhe Belsh, nënshkruan krijimin e kompanisë publike “Eco-Elb”.

Hetimi/ “Eco-Elb” i dha 400 mijë euro, “Ergi” dyshohet për keqmenaxhimin e landfillit Elbasan

Masakra mjedisore në “inceneratorin” e Elbasanit. A do të arrestohet administratori Leli Kaja?

“Eco-Elb” e Leli Kajës/ Merr miliarda për inceneratorin “hije”, por zjarrin e fik shiu

Abuzimi/ Leli Kaja, administratori i inceneratorit që nuk punon. Sa po vidhet në Elbasan?

Etiketa: ECO ElbelbasanhetimiinceneratoriLeli kajalnadfillimbetjetplehratprokuroria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026
AKTUALITET

Dhunuan 17-vjeçaren në Fier, jepen masat e sigurisë për tre të miturat

10:38 : 11/07/2026
AKTUALITET

Skandali në Elbasan/ Pacientët e spitalit psikiatrik, pa analiza laboratorike

14:24 : 09/07/2026
AKTUALITET

Bazë armësh në Fier, Prokuroria mbyll hetimet, dërgon në gjyq 38-vjeçarin (Emri)

13:20 : 09/07/2026
AKTUALITET

Prokuroria e Beratit çon për gjykim 3 persona, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe moskallëzim krimi

13:49 : 06/07/2026
AKTUALITET

Prokuroria kërkon arrest me burg për 3 protestues dhe detyrim paraqitje për të tjerët

13:31 : 05/07/2026
Para

BE takim urgjent për sigurinë evropiane dhe Ukrainën

TË GJITHA

Babai i Martin Canit reagon pas vendimit të Apelit: Prisnim një dënim më të rëndë për autorin

14:13 : 15/07/2026

Po trafikonin 111 kilogramë kokainë me kamion, arrestohen 2 shqiptarët në Itali

14:06 : 15/07/2026

Amnistia penale/ Policia del me njoftim zyrtar: 553 të dënuar u liruan menjëherë

13:53 : 15/07/2026

Fati kthehet në anën e tyre, këto 3 shenja do përjetojnë një ndryshim të madh deri në fund të korrikut

13:26 : 15/07/2026

Angli-Argjentinë, beteja për finalen e Botërorit, mungesat dhe formacionet e mundshme

13:23 : 15/07/2026

Tentuan t’i grabisnin kursimet me pistoletë çakmak një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen 3 të rinjtë

13:12 : 15/07/2026

Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

13:12 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişCasibomjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş