• Kontakt
Saturday, May 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta: Reforma në Drejtësi duhet rikthyer në “shinat veneciane”, t’i bëhet “vetting” vetingut rilindas

17:56 : 25/02/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Ilir Meta ka reaguar nga qelia, ku ka rendituar një sërë faktesh, sipas tij, që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, duke theksuar se duhet të vazhdojë duke iu rikthyer “shinave veneciane” të 21-22 korrikut 2016, ose ndryshe, sipas tij, duke bërë “VETTINGUN” e vettingut rilindas.

Ky reagimi i Metës po vjen në një kohë kur ka debat dhe pakënaqësi mbi SPAK-un nga të dyja palët e politikës. Ai shkruan në një postim në rrjetet sociale se gjyqtarët dhe prokurorët që zbatojnë ligjin të vazhdojnë punën, ndërsa ata që duan të bëjnë politikë le të hyjnë në politikë si Di Pietro që e nisi si “hero” dhe e përfundoi si Ministër tenderash.

Ndër të tjera, Meta akuzon kryeministrin Edi Rama duke thënë se ka bërë përpjekje të kontrolluar drejtësinë, teksa ka renditur ato që i quan “fakte publike” për ta penguar këtë.

Reagimi i politikës:

Disa fakte edhe për “kujtesëhumburit” nga “covid”:

Lexo edhe:

“PS kapak i krimit dhe i pushtetit”/ Goxhaj: Jemi diktaturë hidride

Meta: Zëri im do kumbojë fort në Kuvendin e ri, PL do garojë me siglën e saj në zgjedhjet e 2027

1️⃣.  Ilir Meta, si Kryetar i Kuvendit, realizoi votimin historik me 140 vota të Reformës në Drejtësi. (Me mbështetjen e fortë të Ambasadorit, William R. Broënfield dhe të disa kongresmenëve kryesorë amerikanë)

2️⃣. Ndaloi votimin e reformës përmes shit-blerjes së votave të sponsorizuar edhe nga faktorë ndërkombëtarë duke përçarë opozitën në “pro-reformë” dhe “antireformë”. Po kështu ndaloi edhe shantazhet për heqje vizash ndaj deputetëve.

3️⃣. Realizoi një kompromis politik parimor me opozitën të mbështetur në Raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias dhe votimit  të rekomandimit nr.88 të tij gjë që bëri që opozita të votonte ndryshimet kushtetuese të 21-22 korrikut 2016.

4️⃣. Ilir Meta mbajti një komunikim thelbësor me SHBA  dhe Ndihmës Sekretarin e Shtetit kundër Drogave dhe Zbatimin e Ligjit (OPTAD) në Departamentin e Shtetit, Ambasadorin Ëilliam Broënfield për realizimin e votimit konsensual të Reformës në Drejtësi. Kjo ishte linja e vërtetë e SHBA për realizimin e Reformës në Drejtësi, ndryshe nga ajo e Ambasadës së Tiranës që synonte të mos respektonte rekomandimin nr.88 të Komisionit të Venecias dhe t’ia jepte që në Kushtetutë kapjen e drejtësisë, Edi Ramës dhe po kështu të ndante PD në dy parti që atëherë.

5️⃣. Megjithëse votimi konsensual sabotohej nga Edi Rama me çdo formë dhe mënyrë, Ilir Meta ndërpreu seancën plenare dhe uli në tavolinë ambasadorët e SHBA dhe BE, si dhe faktorët politikë kryesorë, përveç Ramës dhe realizoi votimin historik me 140 vota.

6️⃣. Projektligji me ndryshimet kushtetuese, pra Reforma në Drejtësi, shkoi në sallen e Kuvendit për t’u futur në procesin zyrtar të miratimit, vetëm falë votës së 5-të përcaktuese të përfaqësuesit të LSI në Komisionin e Reformës në Drejtësi, Z. Petrit Vasili, sepse opozita e kishte bojkotuar Komisionin e Reformës dhe në këtë mënyrë bllokonte ecurinë e miratimit të saj sepse Rama dhe “perëndimorët” në Tiranë sabotuan marrëveshjen për rekomandimin nr.88 të Komisionit të Venecias.

7️⃣. Në funksion të zbatimit sa më të shpejtë të ndryshimeve kushtetuese të 21-22 korrikut, deputetët e LSI-së votuan shtatë ligjet që kërkonin shumicë të cilësuar me 84 vota, ku vota e tyre ishte përcaktuese për arritjen e një shumice të tillë dhe që shënonin fillimin real të zbatimit të reformës. Këto ligje duhej të miratoheshin para ndryshimeve kushtetuese por “hollandezi fluturues” rrinte më shumë jashtë se brenda.

8️⃣. Ilir Meta ka kundërshtuar zgjedhjen antikushtetuese të Prokurorit të Përgjithshëm, Znj. Arta Marku me 69 vota, nga 84 vota që kërkonte Kushtetuta. Kjo solli kapjen nga PS të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të SPAK-ut më vonë.

9️⃣. Ilir Meta ka kontestuar devijimin e reformës nga “Veneciane” në “rilindase” që në 27 janar 2017, si Kryetar i Kuvendit, kur u hodh shorti për herë të parë për zgjedhjen shumë transparente të anëtarëve të Komisionit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Pasi gjithçka u bë perfekte nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Znj. Albana Shtylla, në koordinim të plotë me misionet e OPTAD dhe EURALIUS, çuditërisht kur emrat që dolën nuk i pëlqyen Edi Ramës, u keqpërdor përfaqësuesi i SHBA për të bërë një deklaratë të lobuar nga PS për të njollosur procesin bazuar mbi gënjeshtra sorosiste.

1️⃣0️⃣. Pas deklaratës time publike me argument kundër të pavërtetave të thëna nga aleati në Tiranë dhe letrës time zyrtare kundër këtij akti të pandershëm dhe klientelist në shërbim të Ramës dhe në dëm të Reformës në Drejtësi, që iu dërgua edhe Departamentit të Shtetit në atë kohë edhe Presidentit Nishani, mora një letër që shprehte “ndjesë” për këtë qëndrim që ishte bazuar në keqinformime nga PS. (Kështu Shqipëria ngeli 3 vite pa Gjykatë Kushtetuese siç donte Edi Rama dhe Soros).

1️⃣1️⃣. Nuk dua të përmend këtu të gjitha faktet publike të kundërshtimeve të mia ndaj përpjekjeve brutale të Ramës dhe disa “perëndimorëve” për t’i dhënë gjithë sistemin gjyqësor në kontroll Ramës, përfshi edhe gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese edhe me “betimet te Lana”. Nuk besoj se është harruar mitingu i 2 Marsit, që hodhi në “Lanë” projektligjin e “betimeve te Lana”.

1️⃣2️⃣. Tani është koha të hedhim në Lanë regjimin kukull të Sorosit, siç e hodhën në Vardar qytetarët e Maqedonisë së Veriut edhe kur Sorosi drejtonte SHBA dhe Departamentin e Blinkenit.

1️⃣3️⃣. Reforma në Drejtësi duhet të vazhdojë duke iu rikthyer “shinave veneciane” të 21-22 korrikut 2016 ose ndryshe duke bërë VETTINGUN e vettingut rilindas. Gjyqtarët dhe prokurorët që zbatojnë ligjin të vazhdojnë punën, ndërsa ata që duan të bëjnë politikë le të hyjnë në politikë si Di Pietro që e nisi si “hero” dhe e përfundoi si Ministër tenderash.

1️⃣4️⃣. Drejtësia e vërtetë do të realizohet kur paratë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve dhe ky është zotimi ynë.

Në foto: Takimi i 18 janarit 2017, mes Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Z. Ilir Meta dhe Ndihmës Sekretarit të Shtetit, ambasadorit William Broënfield.

Etiketa: gjyqtareIlir MetaProkurorereforma ne drejtesishina venecianespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“PS kapak i krimit dhe i pushtetit”/ Goxhaj: Jemi diktaturë hidride

10:28 : 30/05/2025
AKTUALITET

Meta: Zëri im do kumbojë fort në Kuvendin e ri, PL do garojë me siglën e saj në zgjedhjet e 2027

19:39 : 29/05/2025
AKTUALITET

Tomorri: Task Forca e SPAK u shndërrua në legjitimues i vjedhjes së zgjedhjeve

18:59 : 29/05/2025
AKTUALITET

“Fletërrufenë e Ramës do e shpartalloj në Gjykatë”, Meta nga qelia: Ja pse ndërrova avokat

18:41 : 29/05/2025
AKTUALITET

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurores Elona Alvora

18:24 : 29/05/2025
AKTUALITET

Dështimi i Metës në zgjedhje/ Kryemadhi: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

12:18 : 29/05/2025
Para

Studimi: Të rinjtë në Ballkan përdorin më shumë kanabisin

TË GJITHA

IDC-CDI miraton rezolutën e PD-së për “farsën” e 11 Majit: Të mbahen zgjedhje të reja me qeveri teknike!

12:53 : 31/05/2025

Partizani “peshkon” ish-talentin e Milanit, sulmuesi pranë firmës me të kuqtë

12:29 : 31/05/2025

Makinën plot me steka cigaresh kontrabandë, arrestohet 48-vjeçari në Kapshticë

12:16 : 31/05/2025

Aksident në Kukës/ Makina përplas këmbësorin në autostradë, dërgohet në gjendje kritike tek Trauma

12:01 : 31/05/2025

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

11:52 : 31/05/2025

Dështon edhe seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:38 : 31/05/2025
Në foto: Kidi Kazazi

Zbardhet atentati ndaj Arbër Gorejas/ Policia: 36-vjeçari dhunoi disa ditë më parë babain e autorit

11:27 : 31/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com