• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lubonja ‘zbërthen’ mesazhet e koduara: Kush ishte objekti i sulmit të Kryeministrit

22:09 : 13/02/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke ‘zbërthyer’ mesazhet e sulmeve të kreut të qeverisë.

Sipas Lubonjës, objekt i sulmeve kanë qenë elementë armiq brenda SPAK dhe sipas tij, kryeminstri bëri thirrje që këta elementë armiq të likuidohen.

“Ai nuk sulmoi SPAK-un, por një gjyqtar, një prokuror dhe një dosje. Qasja e tij është sikur zbulohen elementë armiq brenda SPAK dhe bëri thirrje që këta elementë armiq të likuidohen”, tha Lubonja. “Kishte disa gjyqtarë që nuk kishin guxuar të kishin marrë dosjen…Rama do të pastrojë SPAK-un dhe nga këta elementë “armiqësor””, përfundoi ai.

I ftuar në News 24, Lubonja thotë se kryeministri premtoi se pas zgjedhjeve do bëjmë drejtësinë e vërtetë, ndërsa shton se projekti i tij “ka qenë një drejtësi që e bëjmë ne dhe e garantojmë ne, pra drejtësia e partisë, drejtësia popullore quhej dikur”.

Lubonja: Rama është po ai që ka qenë, projekti i tij është po ai. Ai ka synuar të kontrollojë drejtësinë, dhe e ka bërë. Shkalla e këtij kontrolli mbetet relative, se dhe në kohën e Enver Hoxhës nuk ishte shkalla njësoj. Nga qasja që tregoi Rama tani, e nxori qartazi projektin e tij. Projekti i tij ka qenë një drejtësi që e bëjmë ne dhe e garantojmë ne, pra drejtësia e partisë, drejtësia popullore quhej dikur.

Lexo edhe:

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

‘Rama n’burg, Beneti n’burg’/ Shkodranët presin me protesta kryeministrin në hyrje të qytetit

Kjo drejtësi jep garanci që nuk preket kapoja e kësaj pune, që është vetë Rama. Por, njëkohësisht duhet të bëjë edhe atë fasadën që kapën dhe ca këtej ca andej… Pse nxori kryet ai? Po t’i dëgjoje fjalët, janë tipike të asaj kohe. Ai nuk sulmoi SPAK-un, por një gjyqtar dhe një prokuror dhe një dosje. Qasja e tij është sikur zbulohen elementë armiq brenda SPAK dhe bëri thirrje që këta elementë armiq të likuidohen.

Bëri një kërcënim dhe premtoi se pas zgjedhjeve do bëjmë drejtësinë e vërtetë dhe me standarde. Ky është procesi i kontrollit, u provua që SPAK është i pavarur apo nuk u provua. Është një kategori bardh e zi, ka shumë gjëra që nuk janë kaq të ndara. Këta i kanë bërë shërbime sa të duash, vëllain ia nxorën, për atë 5D-në se morën në hetim Veliajn, as për inceneratorët, këtë vetë e kanë lënë jashtë ndërkohë që brenda kanë prova sa të duash.

Veliajn e morën për gjëra personale, që nuk lidhen me sistemit. Ky u ndje i tronditur dhe pse Veliajn e kishte braktisur. Hipotezë më bindëse për mua është se ky e kishte lëshuar, e donte mbrapa zgjedhjeve e ta lëshonte fare, por për arsye se duhen hetuar, këta të SPAK vepruan më parë.

Kishte disa gjyqtarë që nuk kishin guxuar të kishin marrë dosjen. Nuk mendoj se guxojnë gjyqtarë që janë afër PD të shkelin ligjin ndërkohë që pushtetin e ka Rama. Rama do të pastrojë SPAK-un dhe nga këta elementë “armiqësor”.

Etiketa: lubonjaRamaVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

22:32 : 11/06/2026
AKTUALITET

‘Rama n’burg, Beneti n’burg’/ Shkodranët presin me protesta kryeministrin në hyrje të qytetit

17:41 : 08/06/2026
AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Takimi me Mitsotakis, mediat greke kritika Ramës: Ishte veshur sikur po dilte shëtitje

19:25 : 22/04/2026
AKTUALITET

Protesta/ Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Rama ka humbur qetësinë

22:42 : 17/04/2026
Para

A ju ka kontaktuar Rama për fushatën?/ LaCivita: Unë nuk punoj për komunistët apo produktet e tij

TË GJITHA

Zjarr i fuqishëm në Greqinë qendrore! Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

20:31 : 25/06/2026

Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te punonjësit dhe qytetarët

20:30 : 25/06/2026

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026

Afati qëndron në fuqi, vendimi për ish-krerët e UÇK-së pritet në 20 korrik

20:15 : 25/06/2026

2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë, efektet ndihen dhe në Shqipëri

20:04 : 25/06/2026

Pankartat pikante në protestë: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!

19:57 : 25/06/2026

Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes

19:53 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet