• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

“Der Standard”: Qeveria Kurti me ministra të papërvojë

21:15 : 08/02/2025
në RAJONI

Gazeta e madhe austriake, “Der Standard” ka bërë një shkrim rreth zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë. Në këtë artikull, të shkruar nga gazetarja Adelheid Wolfl, flitet edhe mbi qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti kundër ShBA-së e BE-së, por edhe kundër Serbisë.

Aty thuhet se Kurti, me veprimet e tij kundër rekomandimeve të bashkësisë ndërkombëtare, “jo vetëm që ka zemëruar ShBA-në, por edhe shumica e diplomatëve dhe politikanëve evropianë e kundërshtuan atë”.

“BE-ja madje i vuri sanksione”, thotë artikulli i austriakes “Der Standard”.

Në artikull ka folur edhe gazetarja Jeta Xharra, e cila thotë se “veç politikave të forta në veri dhe në raport me Serbinë, kjo qeveri nuk ka arritur të bëjë shumë”.

“Prandaj kemi votues të papërcaktuar më shumë se kurrë më parë”, deklaron Xharra.

Lexo edhe:

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

Bushati: Rama po kthen SPAK-un dhe bashkitë në vegla politike

Gazeta më tej thotë se në të vërtetë, ka mungesë në reforma në fushat si edukimi, shëndetësia, çështjet sociale, ekonomia dhe gjyqësori.

Përmendet edhe rruga Prishtinë-Mitrovicë, e cila, sipas “Der Standard” ende është vendpunishte.

“Kurti premtoi 160 kopshte për fëmijë, u ndërtuan vetëm 6”, deklaroi Jeta Xharra.

Por, gazeta shkruan se shumëçka mbetet e bllokuar. Në fillim të periudhës legjislative, “Der Standard” thotë se VV-ja auditoi zyrat. Kjo pasi ata nuk kishin besim në zyrtarët që ishin në ato zyra.

Në të njëjtën kohë, sipas gazetës austriake, kishte mungesë edhe të projekteve me orientim kah e ardhmja, por edhe mungesë ekspertize. Disa ministra, thotë kjo gazetë, dështuan si pasojë e menaxhimit dhe përvojës.

Më tej thotë se opozita gjithashtu u sigurua që shumë propozime legjislative të pushtetit t’i referojë në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk kaluan pasi u vërtetua se kishin mangësi.

E, siç shkruan “Der Standard”, edhe VV-ja bënte të njëjtën gjë kur ishte në opozitë.

Katër vjet më parë, thotë më tej gazeta austriake, VV-ja dhe partnerët e saj të koalicionit, Guxo dhe Alternativa, ishin shpresa e madhe. Por në ndërkohë, shumë qytetarë e kanë kuptuar se me qeverinë e re nuk kishte shpresë për ndryshim.

“Si pasojë, disa nga ta kësaj radhe do të votojnë ndryshe”, thekson gazeta austriake.

E Xharra thotë: “Ne thjesht e kuptuam se është e pamundur për një parti ta rregullojë Kosovën. Ishte një kontroll realiteti për shumëkënd. Për këtë arsye, shumë e kanë humbur entuziazmin”. /Klankosova

Etiketa: Deputetetder spigelKosovaqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

13:35 : 01/07/2025
AKTUALITET

Bushati: Rama po kthen SPAK-un dhe bashkitë në vegla politike

22:05 : 30/06/2025
AKTUALITET

Turizmi: sezon i ri, probleme të vjetra

18:16 : 30/06/2025
AKTUALITET

Privatizimi i drejtësisë/ Hapet tenderi, shpallet fituesi!

15:25 : 30/06/2025
RAJONI

Ngërçi për konstituimin e Kuvendit, Osmani do të ftojë në takim krerët e partive politike

14:19 : 30/06/2025
Lajmet e Dites

Kriza politike në Kosovë, sot vijon seanca e 38 për konstituimin e Kuvendit

10:39 : 29/06/2025
Para

Kosovë/ Përfundon votimi i diasporës, marrin pjesë mbi 14 mijë qytetarë në 19 shtete të botës

TË GJITHA

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025

Studimi: Varësia nga ekranet po nxit ankth, lodhje dhe probleme gjumi

22:28 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com