• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumentet/ USAID 3 mln $ në vit për gazetarinë investigative, “dridhet” Rama

12:51 : 04/02/2025
në AKTUALITET, BOTA, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Duke nisur nga gjysma e dytë e shekullit XIX, fushatat elektorale kanë qenë zemra e garave për marrjen e pushtetit, ku partitë kanë prezantuar programin dhe kanë bindur zgjedhësit të votojnë pro tyre.

Nëse u besojmë shifrave zyrtare të dorëzuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Partia Socialiste e Edi Ramës fitoi mandatin e tretë të saj në votimet e vitit 2021, duke realizuar një fushatë që kushtoi 137.882.751 lekë të reja.

Pra, me një shpenzim fushate rreth 1.4 milionë dollarë, socialistët fituan sërish zgjedhjet, përballë Partisë Demokratike në opozitë, e cila, sipas shifrave zyrtare, shpenzoi rreth 47.625.660 lekë të reja (rreth 470 mijë dollarë), ose tre herë më pak se partia qeverisëse.

Po nëse Partia Demokratike ose çdo entitet tjetër politik do të kishte, fjala vjen 3.3 milionë euro në dispozicion për fushatë elektorale, a do të ishte në gjendje që të fitonte zgjedhjet ose, më së paku, a do ta vinte në vështirësi serioze partinë qeverisëse?

Lexo edhe:

Ndihma për zhvillim, si do të kompensohen shkurtimet e SHBA-së?

Shkarkimet masive, Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

Logjika, PO!

Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Ndihmë të Huaj (USAID) tregojnë se, vetëm në vitin 2023, nga fondet e Uashingtonit janë akorduar të paktën rreth 3.3 milionë dollar për gazetarinë investigative në Shqipëri.

Shifra, e cila është afërsisht sa dyfishi i shpenzimeve zyrtare për fushatë elektorale të deklaruara nga dy partisë kryesore së bashku, më së paku duhet të kishte tronditur interesat okulte dhe korrupsionin e përhapur gjerësisht në qeverisjen e Edi Ramës.

Por, realiteti është shumë më ndryshe. Gazetari investigative, “e mirëpaguar” nga fondet e USAID-it, jo vetëm që nuk ka krijuar shqetësime për qeverinë e Rilindjes, por, përkundrazi, Rama dhe grupimi i tij politik po vijojnë të pashqetësuar drejt mandatit të katërt, në zgjedhjet e përgjithshme të Majit të këtij viti.

Miliona dollar për “gazetarinë investigative”

“Boldnews.al” konsultoi të dhënat e pjeshme, të publikuara në faqen zyrtare të internetit të qeverisë amerikane, e dedikuar për shpërndarjen e fondeve të asistencës për vende të ndryshme të botës.

Konsultimi i redaksisë u fokusua tek fondet për organizata joqeveritare shqiptare për vitin 2023.

Nga të dhënat rezultoi se Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëvruar 3 milionë dollar për projektin “Forcimi i transparencës dhe llogaridhënies nëpërmjet gazetarisë investigative” në Shqipëri.

Në faqen zyrtare përmendet vetëm që këto fonde janë alokuar për “Organizata jo-qeveritare, jo Amerikane”, pa specifikuar se mënyrë se si dhe ku janë shpërndarë këto fonde. Projekti, sipas informacionit zyrtar, përfundon në vitin 2027.

Fondet për “gazetarinë investigative” në Shqipëri për vitin 2023

Gjithashtu, sipas konsultimit të të dhënave, rezultoi se edhe një fond tjetër, në shumën 350 mijë dollar, është alokuar në vitin 2023 nga USAID-i për “Investigative Netëork Albania”, e njohur ndryshe si portali informativ “Ina Media”.

Fondet për gazetari investigative për “Investigative Network Albania”

Ku kanë shkuar miliona dollar?

Kryesisht USAID-i, por edhe projekte të tjera të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë alokuar prej vitesh fonde për gazetarinë investigative në Shqipëri, me qëllim forcimin e “pushtetit të katërt” dhe vendosjen e qeverisjes përballë zbulimit të aferave korruptive.

Megjithatë, të dhënat publike të USAID-it janë të pjesshme dhe, për momentin, nuk arrihet të kuptohet se ku kanë përfunduar realisht këto fonde.

Mungesa e transparencës së USAID-it u konfirmua së fundmi edhe nga një incident, i ndodhur në zyrat qendrore të Organizatës, në Uashington.

Përfaqësuesit e ministrisë së re të krijuar nga Presidenti Donald Trump, Departamenti për Efiçencës e Qeverisë (DOGE), e drejtuar nga multimiliarderi Elon Musk, u ndaluan përkohësisht të hynin në zyrat e USAID-it.

Drejtuesit në detyrë të sigurisë së USAID-it deklaruan për CNN se “përfaqësuesit e DOGE tentuan të hyjnë në mënyrë të paligjshme në bazën e të dhënave të organizatës”.

Ndërkohë, Elon Musk e konsideroi USAID-in “një organizatë kriminale, e cila meriton të vdesë!”

Deklarata e Elon Musk në platformën “X” për USAID

Ky incident tregoi qartë se USAID-i, një organizatë e krijuar nga Kongresi Amerikan, kishte shqetësim për publikimin e të dhënave të plota që ai disponon, mes të tjerave edhe përfituesit fundorë të fondeve të taksapaguesve amerikanë.

Pas incidentit dhe pas largimit të drejtuesve të deritanishëm, USAID-i tashmë ka kaluar nën drejtimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marc Rubio, një veprim që synon të realizojë transparencën për fondet.

Një audit i premtuar nga administrat Trump mund të hedhë dritë mbi organizatat që kanë përfituar nga USAID-i, përfshirë edhe ato në Shqipëri, ndër të cilat edhe grupet e “gazetarisë investigative”, si edhe mënyrën se si janë përdorur ato.

“Gazetaria investigative” forcoi qeverinë

Gazetaria investigative, në të gjithë vendet demokratike, konsiderohet si një “qen roje” për abuzimet qeveritare, si edhe një mjet për të nxitur qeverinë të jetë sa më transparente dhe llogaridhënëse.

Në Shqipëri, ky rol është luajtur pak, për të mos thënë aspak. “Gazetaria investigative”, sidomos gjatë viteve të fundit, është treguar shumë e ashpër me opozitën dhe ka “goditur me pambuk” qeverinë 12-vjeçare të Edi Ramës.

Partia Demokratike në opozitë ka mbajtur prej vitesh qëndrimin se fondet amerikane për “gazetarinë investigative” kanë përfunduar në organizma të krijuar nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur”, Soros, të cilat më pas kanë propaganduar ‘arritjet e qeverisë” dhe “të metat e opozitës”.

Opozita ka përmendur emrat e veçantë të “medias investigative”, të lidhura me manjatin Soros, një kundërshtar i ashpër i presidentit aktual amerikan, Trump.

Roli i “gazetarisë investigative” u fuqizua ndjeshëm gjatë hartimit, miratimit dhe tashmë zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Artikuj të shumtë u përdorën për “demonizimin” e sistemit të drejtësisë, i cili, megjithëse me probleme të shumta, ishte shumë herë pas problemeve të qeverisë me korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Fushata mediatike “demonizuese” ndaj gjyqësorit dhe atashimi i problematikave, kryesisht me opozitën, rriti aftësitë e kryeministrit Rama dhe maxhorancës së tij për të miratuan Reformën në Drejtësi sipas interesave të tij politike.

Rreth një dekadë pas miratimit të Reformës në Drejtësi, pushteti gjyqësor kontrollohet në mënyrë kapilare nga personazhe të lidhur ngushtësisht me Partinë Socialiste, ndërkohë që një fushatë represioni penal po zhvillohet ndaj liderëve të opozitës.

 

 

Etiketa: fondegazetariagazetaria investigativeqeveriaRamaSHBAShqiperiusaid

Lajme të lidhura

BOTA

Ndihma për zhvillim, si do të kompensohen shkurtimet e SHBA-së?

09:29 : 26/07/2025
AKTUALITET

Shkarkimet masive, Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

21:42 : 25/07/2025
AKTUALITET

Sëmundjet kronike po rriten në Shqipëri, sistemi shëndetësor i dobët për t’i përballuar

21:29 : 25/07/2025
AKTUALITET

“Rama i porosit vetë kullat”/ Çollaku: Krimi i organizuar shqiptar ka shqetësuar ndërkombëtarët

19:01 : 25/07/2025
AKTUALITET

Shpërtheu flluska? Fillon rënia e ndërtimit, importet e materialeve bien me 8.4%

18:17 : 25/07/2025
BOTA

Trump shpërfill Macronin pas vendimit për njohjen e Palestinës:  Ajo që thotë ai nuk ka rëndësi

18:03 : 25/07/2025
Para

Kryente veprime të turpshme ndaj mbesës së mitur, dënohet me 5 vite burg 49-vjeçari

TË GJITHA

Ndihma për zhvillim, si do të kompensohen shkurtimet e SHBA-së?

09:29 : 26/07/2025

Atalanta nuk bën lëshime, Interi përgatit një ofertë të re për Lookman

09:25 : 26/07/2025

Foto/ Trump mbërrin në Skoci, masa të rrepta sigurie gjatë vizitës katërditore të Presidentit

09:15 : 26/07/2025

Sot dita më e nxehtë! Rrezik maksimal për zjarre në të gjithë vendin

09:12 : 26/07/2025

Tha se e ka kontaktuar Kombëtarja, portieri shqiptar firmos me klubin e Bundesligës

08:58 : 26/07/2025

“Një e treta e refugjatëve janë shqiptarë”/ Debat për emigrantët shqiptarë në Britani

08:54 : 26/07/2025

Jules Koundé refuzon ofertat, rinovon deri në vitin 2030 me Barcelonën

08:38 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com