• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vota e diasporës/ Ndryshimet në Kod përplasin PD-PS, Berisha paralajmëron protesta tek ambasadat

17:10 : 30/01/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të lehtësuar votimin e emigrantëve shqiptarë për zgjedhjet e 11 Majit, ka përplasur në Kuvend opozitën dhe mazhorancën, ku duket se Partia Demokratike që të japë votën e saj në parlament ka vënë si kusht që emigrantët e diasporës të votojnë edhe me pasaporta apo dokumente biometrike, të përkatësisë së vendit ku jetojnë.

Gjatë fjalës nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve të diasporës që të përgatiten për protesta para ambasadave, nëse socialistët nuk pranojnë të miratonnë këtë ndryshim në kod.

Berisha: Së pari, dua të informoj shqiptarët brenda dhe jashtë vendi se, kreu i narkoshtetit, Edi Rama po bën gjithçka për të asbotuar të drejtën kushtetuese të shqiptarëve jashtë Shqipërisë për votime. Ai, në mënyrën më absurde po kushtëzon e qytetarëve shqiptarë, me shtetësi shqiptare, me pasjen ose jo të dokumenteve të prodhuara në Shqipëri, ndërkohë që, shqiptarë ata i bën shtetësia, pavarësisht nga dokumenti që ata kanë marrë në vendin ku jetojnë.

Dhe ky standard, është standardi i atij që ka frikë dhe tmerr nga vota e diasporës dhe e shqiptarëve. Nuk ka akt më absurd, më antishqiptar, më antidemokratik se t’u thuash mbi 1 milion shqiptarëve që nuk dispononi dokumentet e lëshuara në Shqipëri, por kanë dokumente të sigurta biometrike të vendit ku jetojnë, në SHBA, në Kanada, në Gjermani, në Angli, në çdo vend tjetër. Bëni kështu rekord i vetmi në botë i vetmi vend që nuk njihni dokumentet biometrike, as të BE-së, as të hapësirës të NATO-s, as të vendeve tjera, sepse keni frikë dhe tmerr nga vota. Unë i bëj thirrje shqiptarëve të pregatiten për demonstratat më të fuqishme para ambasadave të narkoshtetit, në qoftë se nuk votohet në këtë parlament ligji i cili u njeh atyre, njëlloj siç bën Kosova, njëlloj siç bën Maqedonia, njëlloj siç bën çdo vend tjetër, dokumentet biometrike që faktojnë identitetin e tyre plotësisht.

Në vitin 2008, kur është bërë kodi, nuk kaptur asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka patur asnjë ligj në Kodin Zgjedhor që njihte të drejtën e shqiptarëve jashtë vendit për të votuar në vendet ku jetojnë. Mos të bëjmë spekulime banale të ulëta, të cilat vetëm tregojnë se ku duhet të fshiheni. Kur unë solla ligjin në vitin 2013 për votën e emigrantëve, Edi Rama më kërcënoi në mënyrë të vendosur se, nuk do marrë pjesë në zgjedhje nëse ti e vendos këtë ligjin. Dhe këtu, janë personat nga ajo kohë, dhe nuk e kaluam. Më në fund, vendimi i Gjykatës Kushtetuese imponoi dhe palët vendosën që të votojnë, pra kemi të bëjmë me një zhvillim të ri. Nuk ka gjë më absurde se sa t’i vësh në diskutim shtetësinë shqiptare një shqiptari, sepse sipas jush, nuk disponon pasaportë apo letërnjoftimin shqiptar. Nuk ka asnjë përcaktim kushtetues për këtë.

Lexo edhe:

FOTO/ Denoncimi i PD: Tek “5 Maji” po ndërtohet një objekt pa leje, policia merr para nga pronarët

“Akt korrupsioni i pastër”/ PD: Balluku i dha tenderin 1.1 mln euro familjarëve të Blendian Dalipajt

Shtetësia shqiptare garantohet me Kushtetutë, dhe nuk mund të hiqet, thotë Kushtetuta e Shqipërisë. Atëherë, urdhëroni, në qoftë se nuk keni frikë dhe tmerr nga vota e shqiptarëve, të votojnë shqiptarët jashtë vendi me çdo dokument biometrik që disponojnë. Çfarë do të thotë kjo, mor? Pranojnë miliona, me dokumente biometrike vijnë në Shqipëri dhe shumë mirë bëjnë. BE ka letërnjoftim të përbashkët dhe njeh letërnjoftimin tonë, kurse Shqipëria nuk njeh letërnjoftimet dhe pasaportat e lëshuara nga vendet anëtare të BE. A e kuptoni në çfarë primitivizmi zbrisni, apo jo?

Berishës iu përgjigj ministri Taulant Balla, i cili deklaroi nga foltorja e Kuvendit se është e paligjshme që të regjistrohesh me dokumentin e një vendi tjetër.

Balla: Përsa i përket zgjedhjeve të 11 Majit, i kujtoj qytetarëve shqiptarë në diasporë se është e rëndësishme të ndjekin hapat nga KQZ. Mjaftojnë vetëm 2 dokumenta për t’u regjistruar, dokumenti i parë është një dokument identifikimi, karta e ID-së, ose pasaportë biometrike edhe nëse është e skaduar dhe këtu kemi dakordësuar së bashku dhe shumë mirë kemi bërë dhe tjetra është një dokument që të vërtetojë adresën. E rëndësishme që të përputhet adresa e dokumentit që keni paraqitur me adresën që vendosni për t’u regjistruar dhe ky rezulton një prej gabimeve më të mëdha. Mos u gënjeni nga njëri që ka 30 vjet që gënjen. Është e paligjshme të regjistrohesh me një dokument të një vendi tjetër. Nuk e bën asnjë vend.

Ju jeni kundër votës së diasporës, këtë e kam ditur unë kaq vite. Tani doni të bllokoni 2 elementë thelbësore. E para është, e ka detyrim ky Parlament që të votojë gatishmërinë e qeverisë në mënyrë që postën edhe në kthim ta paguajmë ne dhe hajde jepni votën aty dhe mos e kushtëzoni votën me asgjë. E ka detyrim ky Parlament që t’i japim vëllezërve dhe motrave tanë në diasporë kohë edhe shërbimit postar kohë dhe duhet ta spostojmë afatin e regjistrimit të kandidatëve të paktën me 10 ditë të tjera. T’i lëmë kohë KQZ që të pranojë kandidatët, të miratojnë fletën e votimit, ta nisë fletën e votimit me postë dhe të japim kohë që fleta e votimit të arrijë deri në 11 Maj, ora 19:00. Pse jeni kundër ju? Ju nuk e keni dashur, por duhet që këtë ta bëjmë. Këtu nuk ka asnjë dyshim që ju rezultatin e 11 Majit do ta keni humbjen më të thellë. Jepni votën për këto gjëra që janë të rëndësishme.

Po ashtu, edhe Niko Peleshi deklaroi se të kërkosh që dikush të votojë pa dokument identifikimi është e papranueshme.

Peleshi: Ky nuk është klubi i fshatit, nuk është gjyq publik…Dy fjalë për diasporën nuk duhet ta vrasim pa lindur një marrëveshje e re, e negociuar me dy palët në KQZ. Nuk e di pse në momentin e fundit nuk është firmosur nga ju zoti Bylykbashi…Propozimi juaj është i papranueshëm. Kemi rënë dakord së bashkua, ju në momentin e fundit jeni tërhequr. Të kërkosh të pranohet votimi pa dokument identifikimi as ju nuk e besoni, sebep për të hedhur në erë këtë proces…duhet të shkoni me guxim ju edhe ne bashkë për një votë të mohuar prej vitesh. Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit do njihet ashtu siç është.

Etiketa: diasporadokumentemigrantetkodndryshimetPDpsSali Berishavota

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FOTO/ Denoncimi i PD: Tek “5 Maji” po ndërtohet një objekt pa leje, policia merr para nga pronarët

11:34 : 16/08/2025
AKTUALITET

“Akt korrupsioni i pastër”/ PD: Balluku i dha tenderin 1.1 mln euro familjarëve të Blendian Dalipajt

13:47 : 14/08/2025
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria ka kapur pushtetin vendor, shqiptarët po lihen pa mbrojtje në emergjenca

16:33 : 13/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Zjarrfikësit çekë e sllovakë luftojnë zjarret në Tepelenë, policia dhe ushtria e Ramës rrethojnë News24

13:32 : 13/08/2025
AKTUALITET

Denoncimi/ Lorena e Nikos fut Kadastrën në kolaps, rrit me 70-80% çmimet për qytetarët

14:42 : 12/08/2025
AKTUALITET

Ediola Braha, ish-deputetja e LSI-së që pritet të bëhet kryebashkiake e Tepelenës me bekimin e PS-së

19:34 : 11/08/2025
Para

Vendimet e Disiplinës/ Gjobë e majme për Vllazninë, pezullohet sulmuesi i Skënderbeut

TË GJITHA

Zyrtare/ Te Tirana fitoi titullin si protagonist, Totre bëhet “i kuq” pas eksperiencës në Turqi

20:12 : 16/08/2025

VIDEO/ Tornado shkatërron kosheret e bletëve pak para zjarrit të madh në Delvinë

20:12 : 16/08/2025

Mallorca reziston vetëm 7 minuta, kombinimi Yamal-Raphinha i jep avantazhin Barcelonës

19:57 : 16/08/2025

VIDEO/ Nedim Bajrami shënon gol spektakolar në Kupën e Skocisë

19:37 : 16/08/2025

Makina përfundon në kanal në aksin Elbasan-Cërrik, dy të plagosur

19:34 : 16/08/2025

Vuante nga kequshqyerja e rëndë, 20-vjeçarja palestineze vdes në Itali pas evakuimit nga Gaza

19:23 : 16/08/2025

16-vjeçari shkruan historinë në Angli, thyen rekordin e Jude Bellingham

19:13 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com