• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Nesër ju kthej përgjigje”/ Ndërtimi pa leje i Pajtime Fetahut ende në këmbë që prej 2019-ës

21:17 : 29/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të kishte lidhje me bandat kriminale të qytetit, ka deklaruar pranë ILDKPI-së se jeton në një apartament 80 metra katrorë afër qendrës së qytetit.

Sipas informacioneve, gjyqtarja ka ndërtuar edhe pa leje në tarracën e pallatit. Emisioni “Stop” e ka dokumentuar që në vitin 2019 ndërtimin pa leje që ka bërë Fetahu duke e përshtatur në kuzhinë dhe ambiente relaksi.

Asokohe “Stop” iu drejtua IMT-së Elbasan, drejtuesi i së cilës, Leli Kaja tha se do të ngrinte një grup inspektimi për këtë rast.

Kryeinspektori Leli Kaja: Po tendën kush e ka? Mirë, shko verifikoje, kush e ka tendën…!

Inspektori: Tendën e ka kati lart.(kati i 5-të)

Lexo edhe:

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

Gazetari: Po Pajtimja e ka, se ne…

Kryeinspektori Leli Kaja: Po nuk e ka Pajtimja atë…

Inspektori: Pajtimja  e kishte me tapi, vetëm krahu i djathtë të hyrjes.

Kryeinspektori Leli Kaja: Tani ik, verifikoni, kush ka tendën, bjerini derës, kush është atje edhe merrni të dhënat, çertifikatë pronësie, çfarë ka…,që të japim një përgjigje serioze dhe të dimë, ku jemi! Ne atë duam direkt, po qe se nuk është marrë leje për tendën, masë administrative dhe kallëzim penal, i ke të garantume këto.

Gazetari: Ne, ata komshinjtë atje, na i sollën si problematikë, s’është se kemi diçka personale me gjyqtaren. Sa herë nxjerrim ne ndonjë gjë për Pajtimen, na sjellin ndonjë gjë për gjyqtaren…, që kështu…

Kryeinspektori Leli Kaja: Unë as kam pasur ndonjë lidhje me atë…

Gazetari: Edhe ne nuk e dinim, ku e kishte. Me të pyetur na thanë, Filan Fisteku dhe vajtëm…

Kryeinspektori Leli Kaja: Jo mo, ju faleminderit, që na vini në dijeni për këto gjëra..! Nesër do t’ju kthej përgjigje.

Të nesërmen z. Kaja tha se ndërtimin pa leje nuk e kishte bërë gjyqtarja, por një banor tjetër komshi me të, në katin e 5-të i cili disponon 80 metra katrorë apartament me hipotekë dhe quhet Shkëlqim Salla. Por ky i fundit, sipas drejtorit të IMT-së, jeton jashtë Shqipërisë. Kjo përgjigje ishte një gënjeshtër për të mbrojtur interesat e gjyqtares Fetahu.

Megjithatë, “Stop” kërkoi të zgjidhet kjo paligjshmëri pavarësisht se kush është autori. Kryeinspektori i IMT-së Elbasan tha se qytetari do të gjobitet me 500 mijë lekë gjobë, do të dërgohet për procedim dhe ndërtimi pa leje objekt me kontruksion metalik, do të prishet.

“Stop” rikthehet sërish në ndërtimin pa leje në taracë dhe konstaton që kjo strukturë nuk është prishur.

Gazetari: Tani bëhet fjalë për një ndërtim pa leje që ne kemi konstatuar, që është në posedimin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu. Kanë shkuar inspektorët në atë kohë se ne e kemi ndjekur dhe i kanë vënë 500 mijë lekë të reja gjobë dhe vendim prishje, por nuk është prishur…Ja dhe fotot këtu që t’i shohësh! Ja, për këtë këtu bëhet fjalë!

Kryeinspektori Aljan Zabeli: Për këtë tendën këtu, bëhet fjalë!

Kryeinspektori i ri kërkon kohë që të gjejë dosjen dhe më pas të kuptohet se çfarë ka ndodhur me vendimin e prishjes së ndërtimit pa leje dhe kur do të ndodhë.

Etiketa: elbasangjyqtareLeli kajandertimpa lejePajtime Fetahu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026
AKTUALITET

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026
AKTUALITET

U aksidentua një ditë më parë bashkë me fëmijën në Elbasan, 38-vjeçarja në gjendje kome

17:03 : 30/05/2026
AKTUALITET

Shembje në rrugën Elbasan-Librazhd, qytetarët bllokohen në trafik

16:37 : 28/05/2026
AKTUALITET

Ndodh në Tiranë! Banorët shtrojnë rrugën pas 5 vitesh pritje, Anuela Ristani u çon rruspat: Do t’jua prishim!

13:07 : 28/05/2026
AKTUALITET

7-vjeçari mbeti viktimë e aksidentit në Elbasan, KMSH: Publikimi i fotove, shkelje e rëndë

15:50 : 26/05/2026
Para

Përse kolla zgjat edhe kur ftohja kalon

TË GJITHA

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

12:45 : 05/06/2026

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen: Nuk jemi më bashkë!

12:41 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom