• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Marrëveshja e radhës PS-PD/ Paralajmërojnë shkrirjen e Këshillit Drejtues të RTSH-së

16:18 : 29/01/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Komisioni parlamentar për Edukimin dhe Mediat paralajmëroi të mërkurën se do të ndërmarrë procedura për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar nëse ky këshill refuzon kërkesën e këtij komisioni për të ndërprerë procesin e përzgjedhjes së drejtorit të ri të RTSH-së.

Anëtarët e opozitës dhe të mazhorancës u bënë bashkë në këtë paralajmërim dhe miratuan një shkresë drejtuar këtij këshilli, ku i kërkohet të ndërpresë procesin e përzgjedhjes me argumentin se po ndiqen procedura jashtëligjore dhe i kërkuan paraqitjen urgjente të enjten para komisionit për të dhënë llogari.

“Nëse nuk ndërpritet procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri të fillojmë procedurat për shkarkimin e anëtarëve të këshillit”- tha kryetarja opozitare e komisionit Ina Zhupa duke shtuar se “ne i emërojmë i zgjedhim dhe ne mund t’i shkarkojmë”.

Sipas saj ky është paralajmërim që mund të bëjë çdo institucion  që ka në mbikëqyrje një institucion tjetër.

“Çdo shkelje e ligjit ka pasoja”-sugjeroi ajo, duke e cilësuar procedurëne  skualifikimit të kandidatëve në garë për drejtor të përgjithshëm të RTSH si “ekstraligjore”.

Lexo edhe:

Arben Malaj kujton Fatos Nanon: Menaxhoi sfidat pa hakmarrje dhe pa krijuar armiq

Bardhi: SPAK të provojë dhe të rikthejë 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë me firmën e Ballukut

Propozimi i Zhupës u mbështet dhe nga nënkryetarja socialiste Evis Kushi.

“Ne si mazhorancë jemi të gatshëm të ndërmarrim çdo hap që na lejon ligji për ta kthyer këtë situatë në normalitet”- tha ajo.

Zhupa dhe Kushi kishin paralajmëruar qëndrimin e tyre zyrtar që të martën, pas një vendimi të Këshillit Drejtues ku me shumicë votash u skualifikuan nga gara 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësonin kriteret për kualifikim. Pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit.

Gjatë votimit të së hënës në këshill u skualifikuan nga gara kandidatët Eni Vasili, Kliton Rama dhe Ermal Hoxha, duke thirrur në dëgjesë vetëm dy kandidatë; Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon, kjo e fundit drejtore e komanduar e RTSH-së pas dorëheqjes së Alfred Pezës.

Votimi u cilësua një procedurë e paligjshme edhe nga kryetari i Këshillit Drejtues, Leka Bungo , i cili paralajmëroi ankimin e tij në organet e drejtësisë.

“Janë shkelur kriteret e përcaktuara në ligj, duke skualifikuar nga gara gazetarë dhe duke lënë në garë një kandidate si Aurora Polo, e cila është inxhiniere me profesion,” – i tha ai BIRN-it duke shtuar se kandidatët u skualifikuan pa u dhënë mundësia të paraqesin platformat e tyre para këshillit.

Edhe drejtori i mëparshëm i RTSH-së, Alfred Peza kaloi një proces përzgjedhjeje të kontestuar, pasi kishte një karrierë të gjatë politike pranë Partisë Socialiste. Peza dha dorëheqjen nga detyra në qershor të vitit që shkoi, ndërsa po përballej me kritika për shkarkime masive nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni gjatë një viti që mbajti detyrën.

Transmetuesi publik është në teori një institucion politikisht i pavarur, por bordi drejtues zgjidhet nga parlamenti me një formulë ku dy partitë kryesore përzgjedhin kandidatët e tyre të preferuar./BIRN

Etiketa: drejtorgarakandidatetkeshilli drejtuesPDprocesipsrtsh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arben Malaj kujton Fatos Nanon: Menaxhoi sfidat pa hakmarrje dhe pa krijuar armiq

17:53 : 01/11/2025
AKTUALITET

Bardhi: SPAK të provojë dhe të rikthejë 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë me firmën e Ballukut

17:39 : 01/11/2025
AKTUALITET

Publikohen fletët e votimit për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 nëntorit

08:33 : 01/11/2025
AKTUALITET

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

17:08 : 31/10/2025
AKTUALITET

Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

15:43 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

12:58 : 31/10/2025
Para

Air Albania/ Si u shndërrua krenaria kombëtare në një nga borxhlinjtë më të këqinj të vendit

TË GJITHA

Zbulo ç’do të sjellë Hëna e plotë në Dem për shenjën tënde

16:31 : 02/11/2025

Hiqej si polic në rrugët e Kamzës, arrestohet 20-vjeçari/ Ja çfarë iu gjet në banesë

16:11 : 02/11/2025

Vrasja e shqiptarit para Universitetit të Peruxhias, arrestohet një 21-vjeçar i dyshuar si autor

15:59 : 02/11/2025

Nëntori nis me sfida për disa shenja të horoskopit, ja ku duhet të tregoni kujdes

15:47 : 02/11/2025

REL: Rambujeja dhe Vjena krijuan shtetin e Kosovës- pse Brukseli s’e normalizoi?

15:39 : 02/11/2025

Irani premton rindërtimin e programit bërthamor

15:22 : 02/11/2025

Shfrytëzonin lavazhin për të shitur drogë, arrestohen tre persona në Tiranë

15:12 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com