• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fabrika “që qelb” e ish-zv.ministrit të Ramës sfidon institucionet, vazhdon aktivitetin

17:00 : 28/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Dhjetëra banorë të Lezhës protestuan sot përpara Kryeministrisë për mbylljen e fabrikës “INCA” në Lezhë. Edhe pse kompania e përpunimit të mbetjeve shtazore ka marrë urdhër për pezullimin e shkarkimeve nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, ajo vijon aktivitetin normalisht.

Institucionet lokale përgjegjëse për ekzekutimin e vendimit të AKM-së nuk veprojnë teksa Bashkia Lezhë nuk ka dhënë asnjë reagim publik për këtë çështje.

Arilda Lleshi, aktiviste e cila ka organizuar shumicën e protestave, shpjegon se kryetari i Bashkisë Lezhë i ka premtuar komunitetit se do ta largojë fabrikën nga aty, por ende nuk ka ndodhur asgjë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është shprehur se nuk ka mjete, ndërsa Ujësjellës Kanalizime Lezhë pohon se nuk ka lidhje me këtë proces.

“Të gjithë shpallin mos-kompetencë, ndërkohë fabrika vazhdon punën,” thekon Lleshi.

Protesta e banorëve para Kryeministrisë

Aktivistët u pritën në një takim nga drejtori i platformës së bashkëqeverisjes, i cili u premtoi qytetarëve që do të marrin përgjigje dhe përfaqësues të tyre do të mbërrijnë në terren për të vëzhguar situatën.

Lexo edhe:

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

“Shpresoj që [çështja] mos të bjerë në vesh të shurdhët, pra ta marrin vesh problemin tonë, shqetësimin tonë ekzakt. Uroj që [fabrika] të mbyllet dhe të jetë me rezultat, shpresoj këtë herë,” tha Agustin Biba, një prej banorëve të pranishëm në protestë.

Prej katër muajsh banorët e Lezhës kanë protestuar rregullisht. Jashtë fabrikës në Lezhë, para Ministrisë së Mjedisit në Tiranë, apo dhe sot para Kryeministrisë, si hallka e fundit shpresëdhënëse për zgjidhjen e kësaj çështje.

Rreth 1,700 qytetarë të Lezhës firmosën të ashtuquajturin “Peticion kundër fabrikës që qelb”, i cili iu dorëzua institucioneve përgjegjëse për mjedisin me kërkesa konkrete që të shihej mundësia e spostimit apo mbylljes së fabrikës.

Në fillim të nëntorit, dy kontrolle të AKM-së e gjetën fabrikën në shkelje sa i takon derdhjes së ujërave në kanalin ujëmbledhës. Analizat e marra në dy orare të ndryshme (11:30-16:30; 12:00-16:30) të datës 24 tetor, treguan se shkarkimet ishin tej normave të lejuara dhe për këtë u vendos pezullim aktiviteti dhe dy gjoba me nga 1,000,000 lekë.

Kompania “INCA”, themeluar dhe drejtuar nga Alban Zusi, ka si aktivitet kryesor përpunimin e mbetjeve shtazore. Ajo u mbështet nga qeveria shqiptare dhe BE-ja me financim nga programi “IPARD II”.

“INCA” përfitoi rreth 135 milionë lekë investim për pajisje dhe makineri të fabrikës, e cila u përurua më 16 shkurt 2020 me prezencën e Bledi Çuçit, asokohe Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Zusi ishte zëvendësministër i Bujqësisë në mandatin e parë të qeverisë Rama. Ai ushtroi këtë detyrë deri më 30 shtator 2015 kur u dorëhoq për “arsye personale”./Citizens

Lezha kundër “fabrikës që qelb”

Fabrika INCA gjobitet për ndotje pas protestës së banorëve të Lezhës

“Na morët frymën”/ Lezha proteston kundër fabrikës së mbetjeve shtazore

Etiketa: Alban ZusibanoretfabrikaINCAlezhepezullimiprotesteQelb

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

18:05 : 14/07/2026
Lajmet e Dites

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

17:54 : 14/07/2026
AKTUALITET

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

Protesta e 44-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

21:32 : 13/07/2026
AKTUALITET

Aktivisti: I bëj thirrje intelektualëve të na bashkohen dhe të marrim fatet e vendit në dorë

20:44 : 13/07/2026
AKTUALITET

Rroftë keqqeverisja!

20:31 : 13/07/2026
Para

Shkëmbim zjarri mes kartelit meksikan dhe policisë kufitare amerikane

TË GJITHA

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

18:05 : 14/07/2026

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

17:54 : 14/07/2026

Trump heq dorë nga taksa për transportin detar: Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç Iranit

17:37 : 14/07/2026

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş