• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Policia: Kreshnik Farruku u vetëdorëzua bashkë me të vëllain, kërkohen nga Italia (AKUZAT)

15:07 : 07/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia ka dalë me një komunikatë të shkurtër për mediat në lidhje me vetëdorëzimin e një prej emrave më të njohur të grupeve kriminale në Qarkun e Durrësit, Kreshnik Farruku alias Kreshnik Budlla, i cili konsiderohet si klanit “Farruku”.

Autoritetet raportojnë se bashkë me Kreshnik Farrukun është vetëdorëzuar edhe vëllai i tij, Erneo Farruku, teksa të dy ishin shpallur në kërkim nga Italia. Autoritetet italiane i akuzojnë ata për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit për shtetasit K. B. alias K. F.(K.), 51 vjeç dhe E. F., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në Durrës, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Këta 2 shtetas janë vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e tyre, në Itali.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Kreshnik Farruku alias Budlla dhe vëllai i tij, Erneo Farruku, janë vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, të shoqëruar nga avokati i tyre.

Lexo edhe:

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

Aksident në Durrës, makina përplas dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”

Kush është Kreshnik Farruku alias Kreshnik Budlla?

Kreshnik Farruku (Budlla) ka përdorur 10 emra për t’i shpëtuar drejtësisë, teksa në maj të vitit 2010, ai u arrestua së bashku me 7 anëtarë të tjerë të bandës në Barcelonë për trafik kokaine.

Në vitin 2014, Kreshnik Farruku u arratis nga burgu dhe u arrestua në vitin 2019 teksa kërkohej në Spanjë e Itali për trafik kokaine dhe vjedhje të disa banesave.

Ndërkohë, në vitin 2015, Kreshnik Farrukut (Budllës) iu bë një atentat në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Ai ishte në shoqërinë e kunatit të tij, Rinald Budlla, dhe të dy shokëve, kur u qëllua me armë zjarri, ndërsa u plagos një kalimtare.

Sipas medieve spanjolle Kreshnik Budlla dyshohej për vrasjen e bosit të tij në Spanjë, në vitin 2010, për shkak të pazareve të drogës, por më pas rezultoi se atentatin e kishte porositur Devi Kasmi, që u vra në një atentat në janar të 2018-ës në Tiranë.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, në muajin Dhjetor të vitit të kaluar, Kreshnik Budllës (Farrukut(, së bashku me vëllain e tij, Erneo Farruku iu konfiskuan 27 pasuri, më konkretisht disa prona në Tiranë dhe Durrës, apartamente në ndërtesa luksoze, automjete të markave “Mercedes Benz” dhe “Smart”, si dhe bizneset “Eco Energy System” dhe “Rrotull-Beton”. Pasuritë dyshohet se ishin vendosur nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës.

Në vitin 2023 ai u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe nga Spanja pas një megaoperacionit kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës. Në atë kohë u kap 2 ton kokainë që dyshohet se ishte porositur nga klani Farruku në Ekuador dhe do të futej në Spanjë.

Gjithashtu, Kreshnik Farruku dilte edhe në dosjen e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, edhe pse SPAK nuk lëshoi asnjë masë ndaj tij.

Nga bisedat e transkriptuara nga aplikacioni “Sky Ecc” doli se ish-deputeti i jepte informacione sekret të shpallurit në kërkim Kreshnik Budllas. Çyrbja e informonte që të kontrollonte ambientin përreth banesës së tij, pasi kishte informacion se mund të ishte në vëzhgim nga punonjësit e Shërbimit Informativ

Etiketa: drogeDurresErneo Farrukugrupi kriminalkokaineKreshnik Budllakreshnik farrukupolicivetedorezohen

Lajme të lidhura

BOTA

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Durrës, makina përplas dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”

19:21 : 25/10/2025
AKTUALITET

U kap me drogë në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali

18:42 : 25/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

Me gomone me drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, kontrollohet banesa e ‘Çimonit’ në Sarandë

13:06 : 25/10/2025
AKTUALITET

Gjenden 5 iPhone në burgun e Durrësit, ja kujt i përkisnin

11:53 : 25/10/2025
Para

Automjeti përplaset me kamionin në Shkodër, dy të plagosur

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com