• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbi 200 punonjës të fasonerisë “Altek” bojkotojnë sërish punën, refuzojnë propozimin e kompanisë

08:49 : 07/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Mbi 200 punonjës të fasonerisë “Altek” në Krujë, kanë bojkotuar edhe ditën e sotme punën.

Ata janë paraqitur në mëngjes tek godina, por refuzojnë të punojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, pasi pretendojnë se iu janë shkelur të drejtat dhe kërkojnë zgjidhje të menjëhershme nga kompania.

Më konkretisht, punëtorët kërkojnë shpërblimin e fundvitit, pasi nuk iu është dhënë këtë vit nga ana e punëdhënësit, ndryshe nga vitet e tjera, duke shkelur praktikat e zakonshme dhe pritshmëritë e punëtorëve. Punonjësit pretendojnë se kjo është hera e parë që nuk e marrin shpërblimin e fundvitit prej 27 vitesh.

Mësohet se kompania “Altek” iu ka propozuar punonjësve pas diskutimeve që 60% e pagesës të bëhet brenda javës dhe pjesa tjetër në muajt në vijim, por kjo gjë nuk është pranuar nga ana e punonjësve.

Punonjësit e fasonerisë “Altek” pretendojnë se shpërblimi nuk është i njëjtë për të gjithë, por jepet në bazë të pagës dhe orëve të punës, duke u ndarë në kategori të caktuara.

Lexo edhe:

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

“Po na cënon fëmijët”/ Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej”

Gjithashtu, ata kërkojnë dhe rikthimin e shtesës prej 25% për orët shtesë dhe ditët e festave, që aktualisht po paguhen si orë normale pune, në kundërshtim me Kodin e Punës.

Punëtorët fasonerisë “Altek” theksojnë se këto janë të drejta minimale të garantuara ligjërisht dhe mungesa e tyre ka rënduar ndjeshëm situatën ekonomike të familjeve të tyre.

Protestuesit kërkojnë plotësimin e dy kërkesave të mësipërme, teksa kërkojnë dhe ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për të siguruar respektimin e të drejtave të punëtorëve dhe standardeve ligjore të punës. Ata pretendojnë se përfaqësuesit e Inspektoriatit Shtetëror të Punës kanë mbajtur qëndrim në favor të kompanisë.

Punonjësit e fasonerisë “Altek” kanë bojkotuar punën dhe vijojnë protestën që prej ditës së pretme, teksa shprehen se do të vijojnë të protestojnë deri në marrjen e shpërblimit të plotë dhe respektimin e Kodit të Punës.

Sipas deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit, “Altek shpk” ushtron aktivitet në ish-ndërmarrjen Artistike të Krujës. Ajo u themelua në vitin 1995 nga familja italiane Cosimo Vitobello si filial i kompanisë së tyre në Barletta, Puglia (Itali). Veprimtaria kryesore mbetet import-eksporti i materialeve për prodhimin e këpucëve.

Filiali ka ndryshuar dy herë pronësi, por pa u larguar nga zotërimi familjar i Francesco, Giuseppe, Matteo dhe Felice Vitobellos. Në vitin 2005 i kaloi “Calzaturificio Odeon Shoes” ndërsa në vitin 2018 u ristrukturua nën pronësi të “Agricovit”.

Etiketa: AltekfasonerifundvitkrujeprotestepunonjesPunonjësitshperblimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

13:24 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Po na cënon fëmijët”/ Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej”

11:49 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mbyllet burgu i Bënçës në Tepelenë, punonjësit largohen nga puna

11:04 : 14/11/2025
AKTUALITET

Protestë për çmimin e biletës së urbanit në Kamëz, polici kërcënon qytetarët: Do merrem privatisht me ju!

14:18 : 13/11/2025
AKTUALITET

“Jo vetëm ecje në bulevard”/ Këlliçi tregon si pritet të jetë protesta e opozitës

21:26 : 12/11/2025
AKTUALITET

PD njofton protestë para Kryeministrisë: Pas Lali Erit, radha e Ballukut dhe Ramaduros për t’u ndëshkuar

19:47 : 12/11/2025
Para

Moti i keq krijon dallgë deri në 2 metra, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit në Vlorë

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com