• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Media britanike: Baronët shqiptarë të drogës, po tallen me sistemin e emigracionit të MB

20:27 : 14/12/2024
në Lajmet e Dites

Nga The Sun.

Kur policia arrestoi Bujar Cozminca pasi kishte mbushur Britaninë me kokainë me vlerë 8 milionë paund, ata kishin të bënin me një fytyrë të njohur.

Gangsteri shqiptar, 33 vjeç tashmë ishte dëbuar nga vendi nën akuzat për drogë nëntë vjet më parë, por ishte lehtësisht në gjendje të kthehej fshehurazi në Britaninë e Madhe për të ndërtuar perandorinë e tij kriminale.

Ai është një prej shumë shqiptarëve, pjesë e një grupi të profilit të lartë të vetëshpallur ‘Banda Bumerang’.

Lexo edhe:

Bisedat në ‘Sky’ të vëllezërve Aliu: Me marketet më humbe 3 mln €, futju ndërtimit..

Strategjisti izraelit kritikon Ramën: Në Shqipëri vërshojnë paratë e drogës! Duhet udhëheqje e re

Ata po tallen me sistemin e emigracionit të Britanisë – duke hyrë dhe dalë fshehurazi nga Britania e Madhe, pavarësisht se janë deportuar.

Një burim i inteligjencës tha për The Sun: “Është një turp i plotë. Ata burgosen dhe dëbohen vetëm për t’u kthyer në Britani dhe për të vazhduar aty ku e lanë. Ata janë brenda dhe jashtë aq shpesh, sa bëjnë shaka duke thënë se janë bumerang.”

Në katër vitet e fundit, të paktën 12 kriminelë të mëdhenj shpitarë, sipas The Sun janë kthyer në Britani të Madhe pasi u dëbuan.

Kingpin Cozminca u deportua për herë të parë në vitin 2012, pasi kreu 21 muaj burg për akuzat për furnizim me drogë.

Ai u kthye në Shqipëri, por u rikthye sërish në Britani për të ndërtuar perandorinë e tij të drogës.

Kur ai u arrestua për herë të dytë në vitin 2021, polcia zbuloi se ai ishte i përfshirë në blerjen dhe furnizimin e 100 kg koks, me një vlerë prej 8 milionë funtesh dhe kishte pastruar 2.5 milionë funte para kriminale.

Duke përdorur emrin e koduar “beta e pangopshme”, Cozminca negocioi marrëveshje kokaine me shumë kilogramë dhe pastronte mijëra paund para në javë.

Kur oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit hynë në dy banesat e tij në Islington dhe Wembley në Londrën Veriore, ata gjetën 300,000 £ monedha të gatshme dhe regjistra, të cilët zbuluan pazare droge me vlerë 2 milionë funte.

Ai u burgos për 12 vjet në Gjykatën e Kurorës Snaresbrook në qershor, pasi pranoi akuzat.

Të tjerë të kontrabanduar në Mbretërinë e Bashkuar përfshijnë një bandit që u mburr në polici se ishte kthyer “disa herë”, që kur u dëbua në vitin 2015 dhe një që pranoi se kishte paguar 3000 £ për kontrabandistët e varkave të vogla në Francë.

Mafiozët shqiptarë kanë kapur kontrollin e tregut të drogës në Britani gjatë dy dekadave të fundit, pasi kanë krijuar një aleancë me kartelet e drogës në Amerikën Latine.

Shumë i përshfaqin paratë e tyre në stilet e jetesës luksoze, duke veshur rroba të stilistëve dhe duke drejtuar makina të nivelit të lartë.

Hellbanianz, një nga bandat më famëkeqe, është e njohur për realizimin e videove muzikore në mediat sociale, kryesisht të filmuara në pronën Gascoigne në Barking, Londrën Lindore.

Një në 50 shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe janë në burg – më shumë se 1,200 nga një popullsi prej afro 53,000 banorësh.

Britania ka më shumë emigrantë të paligjshëm, se çdo vend tjetër evropian.

Në tetor, një studim zbuloi se rreth 745,000 jetojnë në Britani.

Por nuk janë vetëm ato të kontrabanduara në MB, që janë një shqetësim për krimin.

Shifrat tregojnë se pothuajse 400,000 migrantë të ligjshëm, janë lejuar pa kontrolle të të dhënave kriminale që nga viti 2021.

Rob Bates, drejtor i kërkimit në Qendrën për Kontrollin e Migracionit, tha: “Me numrat e mëdhenj që hyjnë çdo vit, sistemet brenda Home Office nuk janë në gjendje të kryejnë kontrolle adekuate për çdo individ.

“Home Office duhet të pranojë se disa kombësi kanë më shumë gjasa të bien, në kundërshtim me ligjin ose të përfshihen në lloje të caktuara krimi. Shqipëria është një shembull i qartë. Derisa të marrim seriozisht trajtimin e kësaj, rrugët tona do të vazhdojnë të jenë mikpritëse të bandave të rrezikshme dhe krimit të organizuar nga jashtë.

“Mijëra të rinj pa dokumente që vijnë çdo vit, janë në gjendje të bashkohen me rrjetet.”

Tony Smith, ish-kreu i Forcave Kufitare të MB, dyshon se anëtarët e bandës po kthehen në vend duke përdorur rrugë të reja – me shumë gjasa duke ngjitur ashensorët në anijet e vogla të peshkimit dhe janë hedhur në limane.

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, në Universitetin e Tiranës në Shqipëri, tha se bandat me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, janë bërë idhull në shtëpi.

Ai shtoi: “Të dënuarit në Britani ndërtojnë lidhje në burg dhe mbajnë marrëdhënie të ngushta me grupe të tjera kriminale aktive shqiptare apo të huaja. Ata qëndrojnë të lidhur me atë rrjet, edhe kur janë të deportuar dhe ri-angazhohen me ta, për të gjetur rrugën më të shpejtë të kthimit.”

Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha: “Komanda e re e Sigurisë Kufitare po bashkon agjencitë tona të inteligjencës dhe të zbatimit për të goditur bandat kriminale të kontrabandës dhe ne po punojmë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë qeverinë e Shqipërisë, për të çuar më tej këtë përpjekje.”/ The Sun.

Etiketa: bandaBujar Cozmincadrogehellbanianzshqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bisedat në ‘Sky’ të vëllezërve Aliu: Me marketet më humbe 3 mln €, futju ndërtimit..

22:31 : 23/06/2026
AKTUALITET

Strategjisti izraelit kritikon Ramën: Në Shqipëri vërshojnë paratë e drogës! Duhet udhëheqje e re

17:01 : 23/06/2026
AKTUALITET

‘Kiçi’ i Elbasanit, Oklid Aliu mes trafikut të kokainës e dyshimit për vrasjen e Edmond Mëhallës

22:00 : 22/06/2026
BOTA

Sulme masive në Krime, katër të vrarë dhe 28 të plagosur nga dronët ukrainas

14:19 : 21/06/2026
AKTUALITET

Dosja/ Dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

15:13 : 20/06/2026
AKTUALITET

Bukë, zemër dhe pak kripë si riprodhim i konferencës së Havanës

10:24 : 17/06/2026
Para

Përmbytet Durrësi, drejtuesit e mjeteve përballen me vështirësi në rrugët e qytetit (Foto)

TË GJITHA

Përgjigja e vetme e një protestuesi: “F*ck you back, Rama”!

08:51 : 25/06/2026
Foto ilustruese

“Mos kalo këtej..”/ DETAJE nga krimi në Kavajë, si e vrau vëllai-vëllanë për një rrugë

08:42 : 25/06/2026

Skandal/ Helmohen sërish nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

08:30 : 25/06/2026

Sherr në Sukth të Durrësit, daja plagos me thikë nipin

08:21 : 25/06/2026

Këmbimi valutor 25 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:16 : 25/06/2026

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

08:07 : 25/06/2026

Kthjellime e vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:01 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet