Policia ka zhvilluar një operacion antidrogë në qarkun e Lezhës, ku janë goditur tre raste të dyshuara të kultivimit të bimëve narkotike Cannabis Sativa.
Si rezultat i këtij operacioni, tre persona janë arrestuar në flagrancë.
Në fshatin Sheshaj, Mirditë, policia arrestoi 21-vjeçarin Jetmit Rrucaj, i cili u kap duke u kujdesur për 222 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Ndërkohë, në Kurbin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan Dritan Nikollin, pasi dyshohet se kujdesej për 151 bimë narkotike të kultivuara në zonë.
Rasti i tretë u evidentua në lagjen “Rrahu i Pashës”, Laç, ku u arrestua Vosava Mercina. Gjatë kontrollit, policia gjeti 63 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, për të cilat dyshohet se ajo kujdesej.














