• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi/ Prokurorja Denisa Plaku, zvarritje e arrogancë, rast perfekt për ILD e KLP

13:23 : 07/12/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

“Baballarët” e Reformës në Drejtësi i premtuar qytetarëve se do të bënin gjithçka për të larguar prokurorët e gjyqtarët “e korruptuar dhe të paaftë”, për t’i zëvendësuar me magjistratë të rinj, të cilët do të dilnin vetëm nga Shkolla e Magjistraturës dhe do të sillnin “drejtësinë e re”.

Por, sa më e lartë propaganda, aq më larg të vërtetës është “Drejtësia e Re”. Në redaksinë e “Boldnews.al” kanë mbërritur denoncime të shumta për prokurorë e gjyqtarë të rinj, produkt i Shkollës së Magjistraturës pas – reformës, të cilët ose nuk kuptojnë detyrën se ku janë ose janë të bindur se mjafton përfundimi i studimeve për t’u bërë automatikisht prokuror ose gjyqtar.

Natyrisht, denoncimet janë të shumta dhe vërtetësia e tyre mbetet për t’u faktuar nga strukturat përgjegjëse, si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë apo Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Një shembull tipik denoncimi është rasti i prokurores së Gjirokastrës, Denisa Plaku. Sipas të dhënave zyrtare, ajo ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2022 dhe po në atë vit është emëruar prokurore në qytetin jugor.

Lexo edhe:

Prokurorja Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Miranda Bushi

Kur kanë kaluar jo më shumë se dy vjet në detyrë, prokurorja Plaku duket se qenka shndërruar shumë shpejt në një problem për respektimin e aspekteve proceduriale dhe administrative në punë.

Në një denoncim të mbërritur në adresë të redaksisë thuhet se “prokurorja Denisa Plaku nuk ka asnjë dosje në afat dhe në mënyrë të vazhdueshme e arrogante injoron dhe shkel çdo të drejtë të palëve si në hetim, ashtu edhe në gjykim”.

Vonesa

Denoncuesi shpreh bindjen se “nëse dikush do të merrte mundimin të kontrollonte dosjet e prokurores Denisa Plaku apo të kontrollonte paraqitjen e saj në punë, do të konstatonte lehtësisht që asnjë veprim procedural i kryer prej saj nuk është brenda afateve ligjore. Dhe nuk ka se si të ndodhë kur kjo prokurore e fillon ditën e punës në mesditë dhe e përfundon kur ajo do (gjithnjë përpara orës 14:00), vetëm në 2-3 ditë të javës, pasi ditët e tjera i ka të vetëshpallura pushim”.

Denoncuesi duket se ka informacion të shumtë për veprimtarinë e prokurores Plaku, pasi shprehet në vijim se “qytetarët detyrohen të presin me orë paraqitjen e saj dhe të ikin pa u zhvilluar seancat apo veprimet e nevojshme me të, pasi prokuroroja e shtetit nuk ka kohë për trajtiin e tyre. Asnjë dosje e hetuar nga kjo prokurore nuk ka përfunduar në afatin e ligjit dhe të gjitha hetimet që kryhen janë me zgjatje pafund, duke bërë nga njëra anë që një pjesë e të paraburgosurve të lirohen për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit dhe nga ana tjetër që një pjesë e tyre të mbahen pafundësisht padrejtësisht në burg apo masa të tjera sigurimi për shkak të mosveprimit të saj”.

Zvarritje

Në denoncimin drejtuar redaksisë, dyshimet për veprimtarinë jo-korrekte të prokurores Denisa Plaku vijojnë edhe për aspekte të rëndësishme proceduriale.

“Shumica e dosjeve edhe kur nisen me nxitimit për gjykim, janë të paplota, të pa hetuara sic duhet në funksion të një hetimi dhe vendimmarrjeje të drejtë dhe megjithëse në mjaft raste gjykata ia kthen për kryerjen e detyrave dhe hetimeve të pakryera, kjo prokurore neglizohen në kryerjen e tyre, duke mospërfillur as gjykatën dhe as qytetarët dhe duke i trajtuar ata me arrogancë ekstreme.

Nëse kontrollohen dosjet e kësaj prokuroreje do të konstatohen lehtësisht raste kur edhe për shtatas të huaj e shqiptarë, pasi kanë mbetur në paraburgim të kotë deri në limitet e ligjit, kanë marrë pafajësi më pas nga gjykata. Po ashtu, janë të panumërta rastet e shtyrjes së seancave për mungesë të prokurores dhe zvarritjet e hetimeve dhe gjykime për shkak të saj”.

Dyshimet e ngritura në denoncimin mbi prokuroren e Gjirokastrës, Denisa Plaku, janë me të vërtetë të rënda dhe, mesa duket, u referohen edhe rasteve e situatave konkrete. Ndaj, ky denoncim publik mund të shërbejë si një indicje e mirë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ose Inspektorin e Lartë të Drejtësisë që të nisin verifikimet mbi përmbushjen e detyrave funksionale prej saj.

Etiketa: denisa plakuILDklpProkurorereforma ne drejtesivetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prokurorja Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD

18:23 : 12/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Miranda Bushi

09:39 : 12/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK! Kandidatët do prezantojnë platformat më 4 dhjetor

09:26 : 08/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Agron Zhukri

13:11 : 07/11/2025
AKTUALITET

Ndoja: Reforma në drejtësi duhet të ishte e mirë menduar, të përmirësonte sistemin

14:53 : 30/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

13:47 : 30/10/2025
Para

Adriatik Lapaj: Erion Braçe po më kërcënon prej 2 ditësh

TË GJITHA

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

17:05 : 13/11/2025

Planeti drejt katastrofës globale? Temperaturat pritet të rriten me 2.6°C deri në fund të shekullit!

16:57 : 13/11/2025

Shpërndante materiale por*ografike në rrjete sociale, arrestohet i riu nga Tirana

16:48 : 13/11/2025

U arrestua pas konfliktit me këshilltarin bashkiak në Pogradec, Kevi Muçllari: S’jam kriminel, mbrojta një kauzë

16:35 : 13/11/2025

Kuvendi merr rolin e ndërmjetësit për miniatorët e Spaçit

16:18 : 13/11/2025

Rama “skllav i Melonit”: Shqipëria gati të bëjë çfarë të dojë Italia!

16:12 : 13/11/2025

Balluku e pandehur në krye të shtetit, habit Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE-së!

15:59 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com