• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abuzimi me sigurimin e jetës për kredinë, “Konkurrenca” nis një hetim ndaj bankave

08:55 : 28/11/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Autoriteti i Konkurrencës vendosi këtë muaj të hapë një hetim paraprak ndaj bankave tregtare, për shkak të dyshimeve për abuzim me pozitën dominuese për produktin “sigurimi i jetës për kredi”.

Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës erdhi pas marrjes së një ankese për këtë qëllim.

Më tej, Komisioni i Konkurrencës pasi vlerësoi ekzistencën e të dhënave të mjaftueshme të cilat kërkojnë hetim të mëtejshëm të mënyrës sesi bankat e nivelit të dytë procedojnë me ndarjen e këtij produkti, shqyrtoi propozimin e sekretariatit të konkurrencës për hapjen e hetimit paraprak në këtë treg.

Pas vlerësimit të raportit të paraqitur nga sekretariati i konkurrencës u vlerësua se përqindja e ndarjes së tregut të sigurimit të jetës për kredi, nuk reflekton as afërsisht pjesën e tregut në total që secila nga shoqëritë e sigurimit të jetës zotëron. Sipas Autoritetit, kjo mund të jetë pasojë e sjelljeve përjashtuese me karakter antikonkurrues duke bërë që klientët (kredimarrësit) të mos jenë të lirë të zgjedhin vetë shoqërinë nga e cila duan të marrin sigurimin e jetës për kredinë.

Sipas Komisionit të Konkurrencës, sjellja e bankave në tregun e sigurimit të jetës për kredi mund të sjellë kufizim të konkurrencës në kuptim të nenit 9 të ligjit nr. 9121, datë 27.03.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 1130, datë 07.11.2024, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e sigurimit të jetës për kredi.

Lexo edhe:

Mimoza Kaçi, drejtoresha e dështuar e AMF që u vu në shërbim të kartelit të sigurimeve

U kapën me shkelje/ Shoferët e ambulancave në Lushnje detyrohen të kthejnë miliona lekë pas auditit

Hetimi paraprak përfshin periudhën kohore nga data 7 Nëntor 2021 deri në 7 Nëntor 2024.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për 10- mujorin 2024, kompanitë e sigurimit të jetës lidhën pothuajse 97 mijë kontrata të sigurimit të jetës së debitorit.

Numri i kontratave të sigurimit për këtë produkt është rritur me 16.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për dhjetë muajt e vitit 2024, primet e shkruara bruto nga kontratat e sigurimit të jetës së debitorit arritën në 1.32 miliardë lekë ose më shumë se 13 milionë euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, primet e shkruara bruto janë rritur me 20.9%.

Sigurimi i jetës së debitorit është në fakt kolona kryesore ku mbahet tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri. Aktualisht, ai siguron rreth 78% të numrit të përgjithshëm të kontratave dhe afërsisht 80% të volumit total të primeve të shkruara bruto.

Produkti i jetës së debitorit është i lidhur pothuajse tërësisht me ecurinë e kredisë bankare.

Shumica e bankat kërkojnë sigurim jete për kontratat e kredisë bankare afatgjata dhe në shuma të mëdha. Zakonisht, këto kontrata sigurimi kërkohen në kreditë me qëllim blerjen e pasurive të paluajtshme. Megjithatë, ka disa banka apo institucione financiare që mund të kërkojnë sigurim jete edhe për kreditë konsumatore. Sigurimi i jetës rinovohet çdo vit, për të gjithë kohëzgjatjen e kredisë./Monitor

Etiketa: abuzimiankesaautoriteti i konkurrencesdenoncimihetimikredisigurimi i jetes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mimoza Kaçi, drejtoresha e dështuar e AMF që u vu në shërbim të kartelit të sigurimeve

21:45 : 22/10/2025
AKTUALITET

U kapën me shkelje/ Shoferët e ambulancave në Lushnje detyrohen të kthejnë miliona lekë pas auditit

21:12 : 20/10/2025
AKTUALITET

OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete

08:19 : 18/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

19:00 : 10/10/2025
AKTUALITET

U filmuan nga qytetarët duke folur me fjalor të papërshtatshëm, pezullohen dy efektivët në Kamëz

13:42 : 10/10/2025
AKTUALITET

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025
Para

Leximi i letrave tarot për secilën shenjë horoskopi: Zbulo ç’do ndodhë me ju në muajin dhjetor

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com