• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zjarri në fushën e mbetjeve të inceneratorit, PD në Elbasan: SPAK të nisë hetimet

13:11 : 09/11/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i degës së PD-së në Elbasan, Bledi Himçi, deputeti i zonës, Qani Xhafa, dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak kanë folur para mediave lidhur me situatën e krijuar në fusha e mbetjeve nga zjarri.

Himçi akuzoi drejtpërdrejtë kryebashkiakun e Elbasanit Gledjan Llatja si autor dhe urdhërues të zjarrvënies, me qëllim siç tha ai, mbulimin e vjedhjeve. Ai i kërkoi SPAK-ut që të hetojë edhe gjendjen e inceneratorit dhe zyrtarët vendorë, duke hedhur dyshime se makineria është e amortizuar dhe nuk është blerë e re, pasi punoi vetëm për 3 muaj.

Po ashtu ai solli në vëmendje dhe shpenzimet apo paratë që harxhohen nga taksat e qytetarëve, duke kërkuar ndërhyrje dhe hetim të të gjithë përgjegjësve. Himçi ngriti edhe shqetësimin se inceneratori nuk ishte blerë i ri, teksa kujtoi se edhe banorët nuk dalin të protestojnë dhe ankohen, pasi është krijuar neodiktaturë dhe kanë frikë.

“Kjo zjarrvënie është e qëllimshme, e vendosur nga vetë Bashkia Elbasan. Padiskutim është vendosur ditë të shtune, kur institucionet janë pushim, mediat janë pushim në përgjithësi, që të kishte sensibilizim sa më të pakët. U vendos në mes të natës, ku temperaturat janë më të ulëta sesa gjatë ditës, jemi në periudhë vjeshte, ku s’ka temperatura të larta. Pra jemi para një zjarrvënie të qëllimshme. Kjo zjarrvënie është caktuar me urdhër të posaçëm të kryetarit të Bashkisë Elbasan, por edhe nga instanca të tjera. Dhe që duan të mbulojnë vjedhjen që ndodh çdo ditë në incenerator, inceneratori ka punuar vetëm 3 muaj, e gjatë gjithë kohës që ne flasim kjo fushë është kthyer në venddepozitim, pra në landfill të mirëfilltë. Mali me plehra ka marrë përmasa dhe për të ulur sasinë e mbetjeve i vihet flaka.

Sot i gjithë Elbasani është gdhirë nën ajrin toksik të këtyre mbetjeve. Askush s’ia ka për borxh, kur qytetarët elbasanas paguajnë 25 euro për ton dhe e paguajnë për incenerim, kurse këtu ka vetëm landfillim (grumbullim). Kjo është vjedhje e hapur, ku shkojnë gjithë ato lekë, ndaj digjen sot këto plehra, për të justifikuar bashkëpunimin që bëhet gjoja në emër të një inceneratori që s’punoi kurrë, inceneratori fantazëm. Sigurisht ka shumë çështje penale në SPAK për inceneratorin, por vjedhja vazhdon akoma më shumë dhe nuk është më në nivelin e vjedhjes së ministrit të atëhershëm, sot vjedhja është maksimale, ku janë përfshirë shumë e shumë njerëz. I bëj thirrje SPAK-ut të nisi një hetim kryesisht, pikërisht për këtë gjë. Situata këtu është skandaloze, jemi para një krimi mjedisor, vjedhjeje të madhe, megavjedhje që i ndodh jo vetëm bashkisë së Elbasanit, por edhe të tjerave, që edhe ato paguajnë 25 euro për tonë për incenerim, kur incenerim nuk ka.

Lexo edhe:

Gjermania nis hetim ndaj “Temu”, dyshohet për manipulim çmimesh

“Regjistrime fiktive për të shpëtuar degët”, PD: Gratë mbi 50 vjeç figurojnë si studente pa dijeni

Ne këtë çështje e kemi ngritur në çdo mbldhje të Këshillit Bashkiak, por gjithmonë ka kaluar me shmangie, me batuta nga ana e kryetarit të bashkisë, se do vihet sot, do vihet nesër në ndezje inceneratori, ka ndodhur një problem teknik. Ai duhet të ishte brenda garancive, duhet të kishte minimalisht 5 vite garanci, por prishet pikërisht 3 muaj pasi nis incenerimi. A jemi para një inceneratori të amortizuar dhe nuk është blerë i ri? Dhe kjo nuk është sqaruar as nga SPAK, as nga kryeministri Rama, a është blerë i ri ky incenerator? U ble i ri, apo i përdorur dhe u vendos këtu si një gërmadhe e madhe gjoja për incenerim, por ku ka vetëm landfillim dhe vjedhjet ndodhin dhe janë duke ndodhur. Këtu nuk ka as punonjës të bashkisë dhe as banorë të zonës, nuk i shikojmë. Aq shumë ia kanë fut frikën qytetarëve sa nuk dalin të kërkojnë të drejtat e tyre, jemi para një neodiktature”, tha Himçi.

Etiketa: flakehetimeinceneratorikorrupsionPDqeveriaspak

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermania nis hetim ndaj “Temu”, dyshohet për manipulim çmimesh

19:03 : 12/10/2025
AKTUALITET

“Regjistrime fiktive për të shpëtuar degët”, PD: Gratë mbi 50 vjeç figurojnë si studente pa dijeni

14:39 : 12/10/2025
AKTUALITET

Çollaku: Shqipëria, nyje e trafikut ndërkombëtar të drogës, qeveria pjesë e strukturës kriminale

17:08 : 11/10/2025
AKTUALITET

Gjyqi i habitshëm/ Tatimet gjobisin SPAK-un: “Nuk ka shlyer detyrimet”

12:48 : 11/10/2025
AKTUALITET

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek hoteli luksoz me Visin e Pojës

11:38 : 11/10/2025
AKTUALITET

Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri Juxhin Drazhi, anëtar i grupit kriminal të ‘Pojës’/ PAMJE

09:34 : 11/10/2025
Para

Fitorja e Trump/ Berisha: Ministrat e PS kishin mbushur arkat me shampanjë për të festuar për Harris

TË GJITHA

Zgjedhjet e pjesshme lokale, KQZ vendos datën e nisjes së fushatës zgjedhore

10:52 : 13/10/2025

Pamje skandaloze/ Shpërthejnë ujërat e zeza në “Qytet Studenti”, era e rëndë shqetësim për studentët

10:51 : 13/10/2025

Kërkoi shfuqizimin e vendimit për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, Administrativja rrëzon Llagamin

10:48 : 13/10/2025

“Rritet zemërimi kundër reformës në drejtësi në Shqipëri”/ Media amerikane shkrim për vrasjen e gjyqtarit Kalaja

10:42 : 13/10/2025

Protestë në minierën e Balrit në Spaç, minatorët bllokojnë hyrjen për kushtet e vështira dhe pagat e ulëta

10:37 : 13/10/2025

Hamasi liron të gjitha pengjet, Trump mbërrin në Izrael: Lufta ka përfunduar

10:30 : 13/10/2025

Kapen 200 kilogramë kokainë në Romë, arrestohet 23 vjeçari shqiptar

10:29 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com