• Kontakt
Friday, July 3, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ulja e normës bazë pritet të tkurrë më tej interesat e kredive

08:07 : 08/11/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit për herë të dytë këtë vit, duke e çuar atë në 2.75%. Norma bazë tashmë është ulur në nivelin ku ndodhej midis nëntorit 2022 dhe marsit 2023, kur cikli i rritjes së normës bazë ende vazhdonte dhe nuk e kishte arritur pikun.

Ulja e mëtejshme e normës bazë të interesit ka gjasa të ndikojë në një rënie të mëtejshme të kostove të huamarrjes në lekë për bizneset dhe familjet.

Zakonisht, ulja e normës bazë reflektohet së pari te yield-et e bonove të thesarit të qeverisë shqiptare. Bonot e thesarit dhe veçanërisht ato 12-mujore përdoren si tregues referues (benchmark) për kreditë me norma të ndryshueshme interesi.

Ulja e normës bazë dhe e yield-eve reflektohet kështu automatikisht në interesat e kredive ekzistuese, përveçse në interesat që bankat ofrojnë për kreditë e reja.

Për më tepër, këtë vit yield-et e bonove 12-mujore kanë arritur marzhet më të ulëta historike mbi normën bazë të interesit. Madje, në ankandin e fundit të muajit tetor, yield-i i bonove 12-mujore u barazua për herë të parë me normën bazë të interesit.

Lexo edhe:

Eurostat: Shqipëria, e parafundit në Europë për mirëqenien

“S’kanë me çfarë t’i mbajnë”/ Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë

Yield-i mesatar i ponderuar arriti në tetor nivelin 3%, më i ulëti që nga korriku i vitit 2022.

Një situatë e tillë, kur duket se norma bazë po përcillet më shumë se kurrë mbi normat e interesit të kredive, gjasat janë që këto norma interesi të vazhdojnë të ulen. Ulja e normave të interesit është një faktor që potencialisht e bën më tërheqëse huamarrjen dhe e ndikon pozitivisht ecurinë e kreditimit të ekonomisë.

Normat e interesit të kredisë së re për shtëpi në lekë ranë përsëri në muajin gusht, duke prekur nivelin më të ulët që nga viti 2022.

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të kredive të reja për blerje banesash nga individët në lekë zbriti në 3.66%, niveli më i ulët për këtë vit dhe njëkohësisht vlera më e ulët e regjistruar që nga shkurti i vitit 2022.

Norma mesatare e interesit të të gjithë portofolit të kredisë, përfshi sasitë gjendje, qëndroi në nivelin 4.56%, po aq sa në korrik dhe njëkohësisht në nivelin më të ulët që prej nëntorit 2022.

Këtë vit, kreditimi po rritet me ritmet më të larta në 15 vitet e fundit. Në fund të shtatorit, portofoli i kredisë ishte në rritje me 12.1% me bazë vjetore. Për 9-mujorin e vitit 2024 sektori bankar ka dhënë gjithsej 280.7 miliardë lekë kredi të re për ekonominë, në rritje me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Banka e Shqipërisë ka shprehur shqetësim për rritjen e shpejtë të kredisë, veçanërisht në segmentin e pasurive të paluajtshme. Për të balancuar efektin e normave relativisht të ulëta dhe në rënie të interesit, në mesin e këtij viti Banka e Shqipërisë vendosi për herë të parë një shtesë kundërciklike mbi raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar.

Banka qendrore ka paralajmëruar rritje të mëtejshme, në rast se kredia vazhdon të rritet me ritme të ngjashme, duke u përpjekur të gjejë balancat e duhura mes kredisë që po rritet shpejt dhe inflacionit që është ndjeshëm poshtë objektivit.

Nga ana tjetër, ulja e normës bazë dhe rënia e yield-eve teorikisht krijon premisa edhe për rënie të normave të interesit të depozitave. Pas uljes së parë të normës bazë nga Banka e Shqipërisë, në muajin korrik, normat e interesit të depozitave të reja në lekë kanë nisur një rënie të lehtë. Në muajin gusht, interesi mesatar i depozitave të reja zbriti në 1.94%, në rënie për të tretin muaj radhazi. / MONITOR

Etiketa: bankaekonomiakrediUlja e normës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Eurostat: Shqipëria, e parafundit në Europë për mirëqenien

11:40 : 17/06/2026
AKTUALITET

“S’kanë me çfarë t’i mbajnë”/ Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë

15:40 : 12/06/2026
AKTUALITET

DETAJE/ Grabitja e bankës në Tiranë, autori mori 50 mln lekë, dyshohet për bashkëpunëtor të brendshëm

13:56 : 03/06/2026
AKTUALITET

Më shumë kredi në muajin prill, bizneset rritën kërkesat për investime

19:57 : 28/05/2026
AKTUALITET

Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’

08:24 : 26/05/2026
AKTUALITET

‘40% e popullsisë, në kushtet e varfërisë’, Teliti: Dëshmia më flagrante e kolapsit ekonomik

17:15 : 17/05/2026
Para

Qyteti amerikan lejon shitjen e alkoolit pas 120 vitesh

TË GJITHA

Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë. Rrëzohet dhe qeveria

10:13 : 03/07/2026

Për 32 ditë protestoi bashkë me djalin e tij të sëmurë, pas arrestimit të Altin Hilës hapet fushatë në GoFundMe

10:08 : 03/07/2026

Presidenca e Irlandës në BE: Ekonomia dhe Ukraina në fokus

09:51 : 03/07/2026

Pasiguria financiare, burrat shqiptarë, rekord në Europë për moshën kur duan të dalin në pension

09:40 : 03/07/2026

Rimbursimi fiktiv i ilaçeve/ 400 farmaci “përfituese” të Nadir Çaushollit, në krye “BioPlus” e Gazmend Aliaj

09:22 : 03/07/2026

Associated Press: Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës, spraj dhe ujë me presion ndaj qytetarëve

09:13 : 03/07/2026

Një e pesta e të rinjve shqiptarë as në punë dhe as në shkollë

08:58 : 03/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobetbetparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet guncel girişHoliganbetjojobetnieuwsHoliganbetHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetimajbetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş