• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

5 fëmijë nën 10 vjeç ecin 1 orë në këmbë për në shkollë/ Shoferi: Rruga e keqe, nuk e fus makinën

20:52 : 08/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Pesë fëmijë banorë të fshatit Zall Kalis, në Sllovë të Dibrës, nga mosha 4 deri në 10 vjeç ecin një ore në këmbë për të shkuar në shkollë.

Kjo pasi shoferi i furgonit që është i punësuar nga shkolla nuk i çon në shtëpi me arsyetimin se rruga është e shkatërruar. Dy javët e para të vitit shkollor, fëmijët nuk bënin mësim, pasi shkolla është 6 kilometra larg. Ata duhet të ecnin një orë në këmbë.

Prindi që u ankua në emisionin “Fiks Fare” kërkon shtrimin e rrugës që është në kushte skandaloze, në mënyrë që fëmijët të mos vuajnë më. Fiks Fare shkoi në fshatin Kalis në Sllovë, që ndodhet në qarkun e Dibrës, rreth 3 orë e gjysmë larg Tiranës.

Banorët e zonës ngrenë shqetësimin se nxënësit duhet të ecin me kilometra rrugë në këmbë për të bërë mësim. Ata tregojnë se fillimisht fëmijët ishin pa shkollë, dy javë, më pas shkolla vendosi në dispozicion transportin për të mbuluar disa fshatra.

Shoferi pas mësimit i lë fëmijët në rrugë dhe duhet të ecin në këmbë për të shkuar në shtëpi. Tashmë që po troket dhe dimiri , fëmijët mbeten pa shkollë për shkak të rrugës së keqe, që bëhet edhe më e vështirë nga kushtet atmosferike. Shkolla afër fshatrave të tyre është mbyllur dhe janë detyruar të shkojnë në një shkollë tjetër.

Lexo edhe:

Caktohet data/ Kur fillon viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar

Arrestohet efektivi i policisë në Dibër, akuzohet për shpërdorim detyre

Fiks u interesua pranë shkollë që fëmijët aktualisht ndjekin , ku drejtoresha Lindita Ndreu ishte në dijeni të situatës. “Jam në dijeni të problemit, pasi disa nga fëmijët në fillim të vitit shkollor nuk kanë qenë në mësim. U mblodh bordi i prindërve dhe ramë dakord që fëmijët e 9-vjeçares të merren dhe të çohen në shtëpi”, tha drejtoresha. Por ajo nuk dinte faktin se fëmijët liheshin në rrugë nga shoferi i furgonit dhe duhet të ktheheshin në këmbë. Në këto kushte Fiksi përball drejtoreshën me realitetin e fëmijëve që lihen në rrugë dhe nuk çohen në shtëpi. Edhe në këtë rast drejtoresha shfajëson shoferin, sepse sipas saj rruga është skandaloze dhe shumë e vështirë për t’u futur makina. “E kam referuar problemin e rrugës dhe te kryetari dhe më ka thënë se do të merren masa për ta rregulluar” shton ajo.

Fiksi iu drejtua edhe shoferit të furgonit për ta pyetur se pse fëmijë kaq të vegjël liheshin në këmbë, kur ai ka për detyrë t’i dorëzojë në afërsi të shëpive të tyre. Ky i fundit justifikohet me pagesën e ulët dhe rrugën e keqe. “Nuk është e vërtetë, i marr dhe i çoj fëmijët atje. Problemi është me rrugën, nuk e fus makinën atje dhe sikur të lë punën. I merrja për hatër të kryetarit, e kam bërë sepse më thirrën e do të më paguanin e do të më jepnin bonus. Nuk kam marrë asgjë. Nuk ia vlen për 3 fëmijë, të marr 6 mijë lekë në muaj me atë rrugë. Më mirë lë punën sesa fus makinën aty”, tha ai.

Më pas, Fiksi iu drejtuar administratorit të Njësisë Administrative Sllovë, Ardian Gjokës. “Jam në dijeni të problemit. Shoferët i ka zgjedhur bordi arsimor dhe këshilli i prindërve. Për rrugën kam takuar kryetarin e bashkisë para disa ditësh dhe e kam vënë në dijeni për rrugën në fshatra që ka mbetur pa u rregulluar. Do të sistemohet në javët e ardhshme me zhavorr”, tha ai.

Etiketa: DiberfëmiëkëmbëshkolleSllovëZall Kalis

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Caktohet data/ Kur fillon viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar

18:55 : 13/07/2026
AKTUALITET

Arrestohet efektivi i policisë në Dibër, akuzohet për shpërdorim detyre

20:59 : 10/07/2026
AKTUALITET

Një e pesta e të rinjve shqiptarë as në punë dhe as në shkollë

08:58 : 03/07/2026
AKTUALITET

14 masa sigurie/ Zyrtarët e Kadastrës Dibër dhe një notere tjetërsuan pronat, në kërkim zv.drejtori – EMRAT

10:10 : 18/06/2026
AKTUALITET

Mallra kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në aksin Maqellarë-Bulqizë

14:37 : 10/06/2026
AKTUALITET

Moti i keq shkakton dëme në Kalanë e Dodës, përroi merr para 10 krerë bagëti

10:11 : 09/06/2026
Para

Prokurori Lazër Çardaku shkarkohet nga detyra

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026

BE-ja, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 13 vjeç

18:32 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş