• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Maqedoni e Veriut: Asnjë përgjegjësi për ngecjen e procesit

Qytetarët janë të lodhur nga i gjithë procesi i anëtarësimit në BE, tha kryeministri Mickoski pas publikimit të progres-raportit për Maqedoninë e Veriut nga BE.

15:09 : 31/10/2024
në RAJONI

Nuk kemi kohë për të humbur. Na pret edhe shumë punë, sepse reformat dhe rruga evropiane janë një proces afatgjatë dhe gjithëpërfshirës. Kështu është shprehur kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski pasi është publikuar progres-raporti i BE- së për Maqedoninë e Veriut. Si Qeveri punojmë intensivisht dhe me përkushtim për përmirësimin e gjendjes në të gjitha fushat, nuk ka asnjë devijim nga reformat, tha kreu i qeverisë duke e cilësuar këtë si mënyrën e vetme për ta përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për ta çuar përpara Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Qytetarët janë të lodhur nga i gjithë procesi i anëtarësimit në BE dhe se pa justifikim jemi në dhomën e pritjes, por qëllimi i vetëm strategjik dhe i qëndrueshëm për të ardhmen e të gjithëve mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, është shpreh kryeministri Hristijan Mickovski.

Në raport-progresin thuhet se Maqedonia e Veriut përfaqëson shembull të mirë për ndërtimin e shoqërisë shumëtnike, por vendi duhet ta fuqizojë besimin në sistemin gjyqësor, ta intensifikojë ritmin e reformave lidhur me Bashkimin Evropian, si dhe ta përmbushë detyrimin e ndërmarrë për kompletimin e ndryshimeve kushtetuese.

Mickovski: Para formimit të qeverisë në Bullgari nuk do të ketë ndryshime në kushtetutë

Lexo edhe:

Luftë hibride kundër Serbisë, Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç

Shtëpia e Bardhë nominon ambasadorë për në Bosnje, Serbi dhe Mal të Zi

Për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, kushti kryesor për vazhdimin e negociatave me BE-në është ndryshimi i Kushtetutës për përfshirjen e minoritetit bullgar në të. Deri më tani, ky proces është cunguar. Qeveria ka propozuar që edhe nëse bëhen ato ndryshime, të bëhen me zbatim të prolonguar. Kryeministri Mickoski thotë se nuk do të ketë iniciativë për ndryshimet kushtetuese me zbatim të prolonguar, para formimit të Qeverisë në Bullgari. “Një veprim i tillë i njëanshëm, do të nënkuptonte një rrezikim të plotë të integrimit tashmë të kërcënuar evropian, për shkak të aventurave të qeverisë së kaluar. Kuptohet se duhet të merret ndonjë sinjal që të bëjmë çfarëdo hapi përpara. Nuk do të futemi në asnjë avanturë”, vlerëson kryeministri  Mickovski.

Kryeministri Mickoski takon drejtuesin e Delegacionit të BE në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, Rokas mban dosjen në dorë
Kryeministri Mickoski dhe drejtuesi i Delegacionit të BE në Maqedoninë e Veriut, Michalis RokasFotografi: Government North Macedonia

Presidentja e vendit Gordana Siljanovska -Davkova vlerëson se vendi i ka plotësuar kushtet dhe se është momenti i fundit që të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, sipas kriterit të Kopenhagës. Sias saj, raportet BE-së  ndonjëherë mund të jenë të padrejta. “Nëse keni pasur 16 raporte pozitive, atëherë është në pikëpyetje poashtu edhe kredibiliteti i atij që i shkruan raportet. Nëse keni 16 ‘po’ nga Parlamenti dhe nëse keni 16 ‘po’ nga Komisioni dhe 16 ‘jo’ nga Këshilli, atëherë mendoj se edhe Këshilli duhet të mendoj. Është koha e fundit që ne të fillojmë negociatat, përmes prizmës së kriterit të Kopenhagës”, thotë presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Dvakova.

Gashi: Vërejtjet e BE-së duhet të meren seriozisht

Kryeparlamentari, Afrim Gashi thotë se vërejtjet e Komisionit Evropian duhet të merren seriozisht për t’i mënjanuar në favor të së ardhmes europiane të vendit. “Ne përfundimisht duhet të jemi vetëkritik dhe sinqerisht të shohim vërejtjet dhe të mundohemi bashkë që t’i korrigjojmë. Sa më shpejtë t’i korrigjojmë këto çështje, fillimisht është për të mirën tonë, por edhe për raportin tonë kundrejt integrimit të vendit në BE”. Sipas Gashit, Kuvendi është i përgatitur për ndryshimet kushtetuese, por që të ndodhin ato duhet të ketë vullnet  politik.

“Kuvendi është i përgatitur për të gjitha procedurat për ndryshimin e kushtetutës por që kjo procedurë të filloj duhet të ekzistojë vullnet politik dhe marrëveshje që do të na siguronte një percepcion real që të mos fillojmë diçka për të mos patur sukses në fund”, theksoi Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.

Kryeministri Mickoski dhe drejtuesi i Delegacionit të BE në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas ulur duke biseduar
Kryeministri Mickoski dhe drejtuesi i Delegacionit të BE në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas,Fotografi: Government North Macedonia

Filipçe: Qeveria po lëviz në drejtim të gabuar

Për opozitën maqedonase progres-raporti është mesazh i qartë  se çfarë duhet të bëjë vendi për anëtarësim në BE. Maqedonia e Veriut e ka mundësinë që të përshpejtojë rrugën drejt BE-së, por pushteti sheh vetëm interesin personal. “Maqedonia e Veriut ka shans që t’i fillojë bisedimet, t’i hap kapitujt dhe ta përshpejtojë rrugën drejt BE-së. Por kjo Qeveri po lëvizë tërësisht në drejtim të gabuar. Falë politikave destruktive të kryeministrit Mickovski, Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk ka qenë më larg BE-së”, vlerëson Venko Filipçe kryetar i socialdemokratëve opozitarë.

Draftprogresi për Maqedoninë e Veriut në formë të prerë kërkon nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese , forcimin e shtetit të së drejtës si dhe reformat drejt BE-së. Maqedonia e Veriut nisi zyrtarisht bisedimet me konferencën e parë ndërqeveritare në korrik të vitit 2022 dhe ka përmbyllur vetëm procesin e skriningut. Ndërkohë që së fundmi vendi u shkëput nga Shqipëria në proces negociatash në mungesë të zbatimit të ndryshimeve kushtetuese./DW

Etiketa: anetaresimi ne bEmali i zi

Lajme të lidhura

BOTA

Luftë hibride kundër Serbisë, Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç

11:52 : 15/06/2026
BOTA

Shtëpia e Bardhë nominon ambasadorë për në Bosnje, Serbi dhe Mal të Zi

09:49 : 02/06/2026
AKTUALITET

Zbardhet ngjarja e rëndë në Ulqin/ 46-vjeçari vrau partneren, viktimë 36-vjeçarja nga Lezha (EMRAT)

11:37 : 28/05/2026
AKTUALITET

Përparimi i Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së, rrezik për ndarje të reja në rajon

20:15 : 23/05/2026
AKTUALITET

KE ndan rreth 160 milionë euro të Planit të Rritjes, përfitojnë 3 vende të Ballkanit, ja sa i jepen Shqipërisë

15:08 : 20/05/2026
RAJONI

Pse Vuçiç fajëson Malin e Zi pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit?

10:02 : 19/05/2026
Para

Aksident tragjik/ Përplasen dy makina në Peqin, vdes një fëmijë 10-vjeç

TË GJITHA

“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më…

11:28 : 24/06/2026

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş