• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bushati: Autokraci me mbështetje ndërkombëtare! Shqipëria, vend pa zgjedhje të vërteta

17:35 : 25/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Analisti Andi Bushati shprehet se vendi ndodhet në një moment kritik, ku zgjedhjet e ardhshme nuk premtojnë një proces të drejtë demokratik.

Ai theksoi se këto zgjedhje janë shndërruar në thjesht votime pa konkurrencë, ku loja është tashmë e mbyllur dhe opozita gjendet e paaftë për të ushtruar ndikim real.

Bushati vuri në dukje se opozita duhet të jetë e ndërgjegjshme për realitetin dhe të luftojë për mbrojtjen e pozicioneve të saj, pa i krijuar njerëzve iluzione për një fitore të mundshme në kushtet aktuale. Sipas tij, qëllimi i opozitës duhet të përqendrohet te pengimi i shtrirjes së pushtetit absolut të kryeministrit dhe ndalimi i qëllimeve për të arritur një shumicë të cilësuar, që do t’i mundësonte Ramës ndërhyrje të mëtejshme në Kushtetutë dhe shtrirje të pakufizuar të fuqisë.

Analisti gjithashtu shprehu zhgënjimin për mbështetjen ndërkombëtare që aktualisht po i jepet këtij regjimi autokratik nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se është përgjegjësia e opozitës që të përballet me këtë realitet, duke mos pritur ndryshime nga faktori i jashtëm.

Lexo edhe:

Bardhi e zbulon në “Trialog”: Opozita afër shpalljes së kandidatit të vetëm për Bashkinë e Tiranës

Kalemaj: Begaj s’mund të shpallë zgjedhjet në Tiranë pa shkelur Kushtetutën

Bushati deklaron se sondazhet, në një shoqëri ku qytetarët përballen me presione për të mos shprehur mendimin e tyre të lirë, nuk ofrojnë një pasqyrë të saktë, duke i cilësuar ato si një absurditet në këtë kontekst politik të ndërlikuar.

“Situata është shumë e keqe. Nuk mendoj se ngjarjet e fundit kanë pasur ndonjë ndikim të madh. Edhe para tyre, unë bëj pjesë te ata që mbrojnë mendimin se zgjedhjet e ardhshme nuk quhen zgjedhje; janë thjesht votime dhe loja është e mbyllur. Pra, përfundimisht, jemi kthyer te zgjedhjet pa konkurrencë, zgjedhjet pa garë, dhe ku fatkeqësisht opozita nuk ka ndonjë rol të madh për të luajtur.

Në këtë situatë, padyshim që opozita duhet të luftojë për të mbajtur pozicionet. Duhet të luftojë për të pasur një betejë pa i gënjyer njerëzit se fitorja në zgjedhje është e mundshme, por është e mundshme të mos lejohet që Rama të ketë pushtet absolut.

Pra, qëllimi i shpallur i Ramës për të pasur 2/3-at apo mazhoranca të cilësuara që mund të ndërhyjnë në Kushtetutë apo t’i japin edhe me ligj këtij regjimi më tepër fuqi, duhet të jetë një betejë reale e opozitës. Por fatkeqësisht, dhe po e lidh me parashtrimin që bëtë ju në fillim, opozita ishte në Strasburg, dhe ky veprim apo aksion më la një shije shumë të keqe për një arsye të thjeshtë.

Unë bëj pjesë te ata njerëz që besojnë se opozita duhet të jetë e bindur dhe nuk duhet të ushqejë iluzionin se këtë regjim mund ta krisin ndërkombëtarët. Shqipëria sot është një autokraci me mbështetje ndërkombëtare, me mbështetje nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nuk është çështja që ne të bëjmë kritikën e Perëndimit. Secili vend zgjedh politikat që i konvenojnë më shumë, të mira ose të gabuara. E vetmja gjë që kemi në dorë është të shtrojmë çështjen se si duhet të sillemi përballë këtij realiteti apo këtij fataliteti.

Unë nuk besoj te sondazhet, sepse ato japin një indikacion në një shoqëri ku nuk të vjen patronazhisti dhe të kërcënon me pronën që ke për të marrë në hipotekë, me të afërmin që ke në punë, apo me fëmijën që do të fusësh në punë. Pra, problemi këtu është që njerëzit nuk janë të lirë të shprehin opinionet e tyre. Në këtë situatë, të flasësh për indikacione të dhëna nga sondazhet, për mua, është një absurditet.”– u shpreh Bushati për SyriTV.

Etiketa: Andi BushatiEdi Ramaopozitazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi e zbulon në “Trialog”: Opozita afër shpalljes së kandidatit të vetëm për Bashkinë e Tiranës

23:04 : 30/09/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Begaj s’mund të shpallë zgjedhjet në Tiranë pa shkelur Kushtetutën

22:23 : 30/09/2025
AKTUALITET

Lefter Maliqi: Po kandidova për Bashkinë e Beratit e kam të sigurt fitoren

22:12 : 30/09/2025
AKTUALITET

Tomorri: Hetimet ndërkombëtare flasin për përfaqësues të qeverisë shqiptare në struktura mafioze

21:37 : 30/09/2025
AKTUALITET

“Veliaj mund të kthehet në pentito”/ Tabaku: Procesi ndaj tij reflekton kapjen e pushtetit

18:17 : 30/09/2025
AKTUALITET

Ramës i dorëhiqet “krahu i djathtë” Vali Bizhga, e zëvendëson me të besuarën e Holta Zaçajt

17:23 : 30/09/2025
Para

Dosja e Ndrecës/ Telefoni i zv.ministrit zbardhi vjedhjet me tenderat e komisariateve

TË GJITHA

Në Shqipëri duhet të punosh dy dekada për një banesë, më shumë se kudo në Europë

08:23 : 01/10/2025

Këmbimi valutor 1 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:11 : 01/10/2025
Foto ilustruese

Dita nis me diell por pasditja sjell surpriza, parashikimi i motit për sot

08:02 : 01/10/2025

Bardhi e zbulon në “Trialog”: Opozita afër shpalljes së kandidatit të vetëm për Bashkinë e Tiranës

23:04 : 30/09/2025

Horoskopi, e mërkurë, 1 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 30/09/2025

Lefter Maliqi zbulon takimin Veliaj-Dako në burg: Ju mat tensioni dhe iu kërkua të pranonte shkarkimin

22:54 : 30/09/2025

Pas tradhtisë së bujshme në koncert, ish-CEO i Astronomer ribashkohet me gruan

22:51 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com