• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bardhi: Rama ka ngritur zyrë të posaçme për të patronazhuar shqiptarët jashtë vendit

23:01 : 08/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment bardhi, i ftuar në emisionin “A Show”, u ndal te fushata e patronazhistëve të Edi Ramës, duke theksuar se qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë një liri më të madhe për të gjykuar qeverisjen.

Sipas Bardhit, emigrantët shqiptarë nuk përballen me kërcënime të përditshme për vendet e tyre të punës, siç ndodh shpesh në Shqipëri, ku qytetarët janë të kërcënuar për kafshatën e bukës dhe për vendin e punës, duke u bërë viktima të presionit qeveritar.

Ai denoncoi se qeveria ka ngritur një zyrë të posaçme për të patronazhuar shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, me qëllim kontrollin dhe ndjekjen e tyre për arsye politike. Bardhi deklaroi se Partia Demokratike i ka identifikuar të gjithë patronazhistët dhe po monitoron sjelljen e tyre.

Ai akuzoi këta patronazhistë për abuzim me pushtetin, duke përdorur lidhjet familjare për të ushtruar presion, si në rastet kur u thuhet prindërve se fëmijët e tyre do të humbin vendet e punës në administratë nëse nuk votojnë për Partinë Socialiste, apo përndjekje tregtare me pretekstin e gjobave të papaguara.

Bardhi: Unë besoj se bashkëqytetarët tanë që jetojnë jashtë kanë një sens lirie, jo për të gjykuar qytetarët apo ne që jetojmë këtu brenda, por shpeshherë halli, shqetësimi, nevoja për punë, kërcënimi që të bëjnë me bukën e gojës, tejkalon politikën, bindjen apo të menduarit e lirë. Ndërkohë që për bashkëqytetarët tanë që jetojnë jashtë, mendoj se kjo nuk ekziston. Pra, kontrolli i jetës së tyre, i ekonomisë së tyre, i mundësisë për kafshatën e bukës dhe më shumë, nuk ekziston. Unë kam bindjen e plotë se, duke parë se si funksionon politika dhe qeverisja në vendet ku ata jetojnë — pjesa dërrmuese në vende demokratike me qeveri të përgjegjshme — ata dinë ta bëjnë dhe do ta bëjnë dallimin mes asaj që ata shohin, se çfarë do të thotë një qeveri e përgjegjshme, dhe asaj që ofron Edi Rama.

Lexo edhe:

“1 në 50 shqiptarë në burg”/ Nigel Farage: Shifrat e mia janë “ok”, të Ramës gabim. Ai nuk ka turp!

Ujësjellësi dëmton rrjetin, mbetet në errësirë një pjesë e Tiranës

Edi Rama ka nisur, dhe unë e konfirmoj këtë, një zyrë të posaçme për t’u marrë me atë që përmendët ju, pra me mundësinë për të patronazhuar çdo bashkëqytetar që jeton jashtë. Por unë kam bindjen e plotë që ai do të marrë prej tyre përgjigjen e merituar. Secili prej patronazhistëve është i identifikuar dhe është nën monitorim për sjelljen e tij nga strukturat e Partisë Demokratike. Mënyra se si sillen ata, që i përshkruam si qytetarë të zakonshëm dhe njerëz të pafajshëm, është problematike. Përveç se një pjesë prej tyre janë punonjës të administratës publike, çka përbën një shkelje të rëndë të ligjit, veprimtaria e tyre në vetvete është gjithashtu një shkelje e rëndë e ligjit.

Ata verifikojnë ku punon fëmija dhe, nëpërmjet punës së fëmijës, shkojnë te prindi dhe i thonë: “Shiko se ti ke vajzën që punon në ministrinë X apo në drejtorinë X, dhe nëse nuk voton për Partinë Socialiste, vajza jote do të humbë punën nesër.” Dikujt tjetër i thonë: “Ti ke një gjobë të papaguar, dhe nëse nuk voton për Partinë Socialiste, do të të bllokojmë aktivitetin tregtar.

Etiketa: Edi Ramaemigrantetgazment bardhijashte venditpatronazhistetshqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“1 në 50 shqiptarë në burg”/ Nigel Farage: Shifrat e mia janë “ok”, të Ramës gabim. Ai nuk ka turp!

19:49 : 30/06/2025
AKTUALITET

Ujësjellësi dëmton rrjetin, mbetet në errësirë një pjesë e Tiranës

15:28 : 30/06/2025
AKTUALITET

Privatizimi i drejtësisë/ Hapet tenderi, shpallet fituesi!

15:25 : 30/06/2025
AKTUALITET

“Piramidë mashtrimi”/ Gjyqi për dosjen “Partizani”, Berisha: Drejtësia armë politike

11:42 : 30/06/2025
AKTUALITET

Rama shpall “investitor strategjik” edhe ILDKP, i jep 1.8 mln euro për kullë në qendër të Tiranës

11:29 : 30/06/2025
AKTUALITET

Deputeti britanik i përgjigjet Ramës: Do të kërkoj që të gjithë të burgosurit t’ju kthehen

19:48 : 29/06/2025
Para

Sot reshje shiu në gjithë vendin, ja dy qarqet që rrezikojnë të përmbyten

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com