• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një popull, dy qeveri/ Çfarë i ndan shqiptarët andej dhe këtej kufirit

13:38 : 06/10/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, RAJONI

Një popull që nuk pengohet më nga kufijtë mes dy shteteve, por që ka diferenca të mëdha në kulturën e korrupsionit. Në njërën anë, ku jetojnë shqiptarët e Shqipërisë metasatazat e korrupsionit po bëjnë kërdinë, ndërsa në anën tjetër ku jetojnë shqiptarët e Kosovës, korrupsioni është në nivelet më të përmirësuara të rajonit.

Ky përfundim del nga një raport i publikuar së fundmi nga SELDI (një organizatë e financuar nga Bashkimi Europian që vëzhgon korrupsionin dhe qeverisjen në vendet e Europës Juglindore) që e nxin qeverisjen në Shqipëri si më të korruptuarën e Europës Juglindore, por e vendos Kosovën në vendin me më pak korrupsion në rajon.

Niveli i ryshfetit në Shqipëri më i larti në rajon

Grafiku më lart tregon nivelin e ryshfetit, në Malin e Zi, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.

Shqipëria është me të kuqe dhe siç shihet ka nivelin më të lartë të ryshfetit në rajon me 40% të fitimit. Për ta ilustruar grafikun e parë me një shembull vlen të përmendet rasti i kompanisë “5D” që ryshfetin nga 20% e çoi në 100%, pasi të gjitha paratë e parashikuara për një rrugë apo një projekt të bashkisë së Tiranës, drejtorët e Erjon Veliajt i çonin në kompaninë që menaxhonin vetë dhe kështu fusnin në xhep të gjithë fitimet e mundshme.

Në Kosovë nuk funksionon kështu. “Taksa e korrupsionit” në formën e ryshfetit është ndër më të ultat, me 10%, njësoj si në Malin i Zi.

Lexo edhe:

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

Por ky nuk është treguesi i vetëm që bën dallimin mes qeverisjes në të dy vendet.

Sipas të njëjtit raport, shqiptarët e Shqipërisë mund të konsiderohen ndër popujt më të “pajtuar” me korrupsionin, pasi 80% e tyre është e prirur për të pranuar ose ofruar rryshfet. Kjo e dhënë tronditëse dëshmon se pas dekadash bashkëjetesë me korrupsionin dhe të korruptuarit, ka mbetur vetëm 20% e popullsisë që vazhdon t’i rezistojë vjedhjes dhe futjes në xhep të parave të pista.

Grafiku, përqindja e qytetarëve që iu nënshtruan presionit për të paguar ryshfet

Një tregues po kaq domethënës për diferencat në dy anët e kufirit është edhe grafiku më lart, që tregon se shqiptarët e Shqipërisë janë nën presion më të madh për të paguar ryshfet (mbi 52% thonë se iu janë kërkuar para nga zyrtarët shtetërorë). Kjo e dhënë bie në kundërshtim me një mesazh që propagandohet vazhdimisht lart e poshtë sikur reforma në drejtësi i ka dhënë efektet e para dhe zyrtarët e korruptuar janë trembur nga hetimet e SPAK. Fakti që 52% e qytetarëve të pyetur thonë se iu është kërkuar ryshfet, tregon se kultura e korrupsionit mbetet ende e përhapur dhe do të duhet më shumë se një drejtësi me regji për ta zmbrapsur.

Por nga raporti i publikuar nga SELDI, (grafiku me lart) bie në sy fakti se shqiptarët e Kosovës që pranojnë se iu është kërkuar ryshfet janë fare pak , vetëm 7% (grafiku lart). Kjo e dhënë i rendit ata në vendin që është më pak i ngarkuar nga klima e korrupsionit në të gjithë rajonin.

Gjithnjë është folur për diferencat mes shqiptarëve këtej dhe andej kufirit, por siç tregojnë raportet ndërkombëtare, cilësia e pushtetit që prodhon njëri apo tjetri komunitet, rezulton të jetë një nga ndarjet më radikale që ekzistojnë mes nesh.

Në 30 vitet e fundit metodat korruptive të qeverive të Shqipërisë kanë prodhuar skandale të nivelit botëror, siç ishte më i fundit rasti McGonigal.

Në tetor të vitit të kaluar një raport i World Justice e renditi Shqipërinë të fundit në Europë për korrupsion, ndërsa atë të Albin Kurtit si ndër vendet e para në rajon.

Nga një krahasim i shpejtë mes Shqipërisë dhe Kosovës në raportin e organizatës World Justice për Indeksin e zbatimit të ligjit për vitin 2023, del se diferencat mes dy qeverive shqiptare janë shumë të mëdha. Shqipëria rezultonte në vendin e 91 këtë vit, (Tabela më lart) duke lënë pas Marokun ku mbretëron monarku Muhamet dhe Serbinë, autokracinë e sunduar nga Vuçiç. Kosova ndërkohë qëndronte në distancë, shumë më lart, në vendin e 58, duke lënë pas Bullgarinë dhe Senegalin./ Lapsi.al

Etiketa: korrupsioniKosovandryshimiraportiShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
RAJONI

Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

19:03 : 28/10/2025
RAJONI

Nuk fitoi mbështetjen në Kuvend për mandatin e tretë, Kurti paralajmëron zgjedhje të parakohshme

18:49 : 27/10/2025
AKTUALITET

Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

08:37 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025
RAJONI

Osmani për DW: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

16:07 : 25/10/2025
Para

Ndarja nga jeta e Sefedin Braho-s, ndeshjet do të fillojnë me një minutë heshtje

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com