• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Këshilltari ligjor Ervin Xhihani jep shpjegime për pasurinë e prindërve

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i kërkoi ndihmësit ligjor pranë Gjykatës së Apelit Ervin Xhihani shpjegime mbi pasurinë e prindërve dhe një denoncim. Xhihani pranoi gjetjet e KPK, por argumentoi se pasuria e prindërve ishte vënë para fillimit të detyrës prej tij.

09:03 : 01/10/2024
në AKTUALITET, VETTING

Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Ervin Xhihani pranoi të hënën para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit se ai nuk kishte prova për të rrëzuar barrën e provës mbi pamundësitë financiare të prindërve në krijimin e kursimeve në bankë dhe ndërtimin e një shtëpie, por tha se këto nuk duhej ta penalizonin.

“Parimisht jam dakord me gjetjet në shtyllën e pasurisë. Nuk mund t’i rrëzoj”, tha Xhihani në një mbrojtje emocionale. Ai tha se pasuria e prindërve ishte vendosur para se ai të fillonte detyrën dhe banesa e ndërtuar në Pogradec dhe legalizuar nga e ëma ishte bërë gjatë kohës që ai ishte student.

Seanca dëgjimore për Xhihanin  ishte shtyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, më 12 shtator pas marrjes së dy denoncimeve dhe rifilloi të hënën pasi trupa e përbërë nga komisionerët Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Suela Zhegu relatore kishte hetuar edhe mbi këtë çështje.

Gjatë seancës u bë me dije se denoncimet kishin të bënin me akuzat se Xhihani, një avokat i njohur i tij dhe një prokurore me të cilën ai kishte lidhje ishin përfshirë në zbutjen e akuzave për vrasje. KPK që vuri në dukje se nuk kishte gjetur probleme të figurës së ndihmësit ligjor, i kërkoi atij shpjegime pasi tha se kishte provuar se Xhihani dhe avokati kishin udhëtuar sëbashku. KPK po ashtu gjeti se prokurorja, e cila është nëna e dy fëmijëve të Xhihanit, kishte udhëtuar me ndihmësin ligjor me makinën e avokatit.

Lexo edhe:

I vunë gjobë një biznesmeni, lihen në burg tre ish-funksionarë në Elbasan

Gjykata e Lartë shfuqizon sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt, dosja rikthehet në Apelin e GJKKO

Por Xhihani mohoi se kjo lidhje kishte ndikuar në çështjen në hetim. Ai tha se avokati nuk përfaqësonte të dyshuarin për vrasje dhe se marrëdhënia e tyre ishte korrekte. Xhihani po ashtu u pyet gjerë e gjatë në KPK edhe për marrëdhëniet me nënën e fëmijëve. Të dy rezulton se deklaronin një lidhje, por jo bashkëjetesë dhe as martesë. I pyetur nga vëzhguesi i ONM-së Ferdinando Buatier, Xhihani tha se përveç dhuratave dhe drekave apo darkave nuk kontribuonte financiarisht për fëmijët. Ai tha se ata jetonin ndarë për shkak të rrethanave sociale dhe për shkak të një problemi shëndetësor të njërit prej fëmijëve, për të cilin kujdesej gjyshja nga mamaja.

Sa i përket pasurisë Zhegu vuri në dukje se aktiviteti tregtar i prindërve, mbi të cilën ishte ndërtuar një shtëpi, ishte blerë një makinë dhe krijuar një depozitë prej 8.9 milion lekësh, nuk kishte paguar detyrime fiskale. Relatorja tha se prindërit e subjektit gjendeshin në pamundësi financiare për të krijuar këto shuma, se deklarimi nuk kishte qenë i plotë dhe i saktë. Ajo po ashtu vuri në dukje se aktiviteti tregtar ishte mbyllur dhe hapur herë pas here, ndërsa në të gjitha rastet nuk u gjetën të dhëna për pagesën e tatimeve.

Xhihani shmangu detajet në mbrojtjen e tij. Ai pranoi relatimin dhe faktet dhe tha se nuk mund ta rrëzonte barrën e provës. Por ai tha se dokumentimi i të ardhurave nuk bëhej dot për shkak të djegies së arkivave në vitin 1997 dhe këmbënguli se depozita kishte për burim vite të tëra të punës së prindërve dhe se ishte krijuar kur ai ishte vetëm 10 vjeç.

I pyetur nga KPK për mungesë të dokumentacionit në vitet pas 97′, Xhihani sërish këmbënguli se pasuria ishte krijuar më herët dhe se prindërit kishin bërë qarkullimin e këtyre parave. Ai pranoi pasaktësi në deklarime, por tha se kjo vinte ngaqë nuk kishte deklaruar më herët.

Xhihani ka punuar më parë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë, ndërsa aktualisht e ushtron detyrën pranë Gjykatës së Apelit të Juridiskionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Xhihani kërkoi konfirmim në detyrë. Seanca për njoftimi e vendimit u vendos më 2 tetor në orën 9:45./Reporter.al

Etiketa: Ervin XhihaniKëshilltar ligjorkpkpasurivetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I vunë gjobë një biznesmeni, lihen në burg tre ish-funksionarë në Elbasan

09:54 : 19/06/2026
AKTUALITET

Gjykata e Lartë shfuqizon sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt, dosja rikthehet në Apelin e GJKKO

18:29 : 18/06/2026
AKTUALITET

SPAK godet rrjetin e biznesmenëve, Ilir Shtufit i vihen prangat, sekuestrohen mln euro pasuri

20:01 : 12/06/2026
AKTUALITET

Trafik droge e pastrim parash/ SPAK godet grupin e biznesmenëve, sekuestrohen miliona euro pasuri (EMRAT)

13:28 : 12/06/2026
AKTUALITET

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

11:07 : 30/05/2026
AKTUALITET

Denoncimi/ Ish-gjyqtari Petrit Aliaj, ndërtim pa leje në tokën e Bektashinjve në Ksamil

21:10 : 21/05/2026
Para

Shteti Bektashi/ “Tërheqja” e Ramës dhe gafa e rrezikshme me patriozimit fetar

TË GJITHA

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026

Një grup protestuesish do të kalojnë përsëri natën te kryeministria

22:31 : 24/06/2026

Diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve në Elbasan

22:21 : 24/06/2026

Botërori 2026/ Zvicra ndëshkon Kanadanë sapo zbresin në fushë

22:18 : 24/06/2026

“Alo, policia, i pagova për seks por refuzoi!” Eskorta: Ishte i pistë… Si u zbulua çerdhja e prostitutave latine

22:05 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetzirvebetpadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet giriştophillbetMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet