• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Burgosja e Salianjit si një pikë kthese për PD

15:31 : 30/09/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Burgosja e Salianjit ndonëse është një lajm i trishtueshëm për këdo që shpreson se krimi dhe trafiqet janë ende të denoncueshme në këtë vend, paradoksalisht hap për opozitën një parantezë të mirë. Këtej e tujtje PD dhe aleatët e saj, duhet të spastrojnë radhët e tyre nga idiotët e dobishëm që vazhdojnë të thonë: “besojmë tek drejtësia e re”.

Pasi SPAK-u dhe GJKKO-ja tjetërsuan rezultatin e zgjedhjeve në Himarë dhe burgosën kandidatin fitues, vetëm përmes provave të fallcifikuara nga policia politike e regjimit dhe tani kur gjykata e shkallës parë dhe apeli përdorën të njëjtën teknologji me dëshmitarë të paguar, nuk ka më asnjë iluzion për reformën e mbështetur nga euro- atlantikët.

Këto dy raste kanë njollosur si prokurorinë speciale, po ashtu edhe atë të zakonshme, si GJKKO, po ashtu edhe tre shkallët e gjykimit së bashku me Kushtetuesen.

Ato dëshmuan se sajesa banale policësh të rëndomtë si Ermal Hajdini, Berti Nushi apo Andon Marko shndërohen në urdhra për drejtësinë, duke rënë aq poshtë sa pianecë të degraduar si Arsen Rama apo Alfred Alizoti, të shërbejnë për të shfuqizuar mandatet e dala nga zgjedhjet.

Lexo edhe:

Balluku në hetim nga SPAK, Salianji: Rama po sakrifikon njerëzit e vet për pushtetin, në PS ka krizë dhe xhelozi

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

Tashmë nuk ka mbetur asnjë iluzion se ashtu sikurse çdo gjë që mban etiketën e “pavarur” në këtë vend edhe institucionet e dala nga reforma në drejtësi, janë shndërruarr thjeshtë në leva të regjimit.

Pranimi i kësaj të vërtete të hidhur duhet të jetë një pikë kthese edhe për opozitës. Fillimisht duke e pohuar me gojën plot këtë fakt dhe mbi të gjitha duke ndërruar qasjen e deritanishme ndaj tyre. Për këtë mund të niset me disa hapa fillestarë.

Së pari, në listat e reja të PD-së dhe aleatëve nuk mund të ketë më kandidatë për deputetë që nxjerrin nga goja idiotësira në mbështetje të SPAK-ut, GJKKO-së, Gjykatës së Lartë apo asaj Kushtetuese. Kështu ashtu, PD-ja do të dalaë e dërrmuar nga sfida zgjedhore e 2025, jo vetëm se opozita ka degraduar, por mbi të gjitha sepse regjimi është ashpërsuar dhe në këto kushte, ajo nuk e ka luksin të mbajë mercenarë brenda vetes. Shumë kush që vuan kompleksin se si do ta shohin ambasadori i ardhshëm amerikan apo ai aktual i BE dhe për këtë arsye vazhdon të broçkullisë të pavërteta, nuk mund të jetë këtej e tutje përfaqësues i zërit opozitar. Të qenit i tillë, pra kundërshtar i këtij regjimi, nuk çertifikohet thjeshtë nga kritika ndaj Ramës, por mbi të gjitha nga vija e qartë ndarëse me këtë drejtësi të kapur dhe ndërkombëtarëve që vazhdojnë të tregojnë përrallën e rilindjes së saj.

Së dyti, PD duhet të shqyrtojë alternativën e shkëputjes së marëdhënieve me SPAK dhe të ndërpresë sfilatat me dosje denoncuese përpara kangjellave të tij. Ky ushtrim i pafrytshëm ka shërbyer vetëm për të përkundur iluzionin se një pjesë e shoqërisë sonë vijon të besojë tek heronjtë e një gruaje që nuk pati dot fëmijë. A kanë pasur kuptim të gjitha paditë e opozitës, kur për inceneratorët që nuk ekzistojnë, janë në burg ca pak vetë që kanë çuar në shtëpi qindarka? A kanë pasur fryt ato për koncesionet në shëndetësi, kur ish ministri akuzohet për abuzim me fatura restoranti? A kanë pasur impakt ato për 5D, kur kryebashkiaku pretendon se 30 milionët e tenderave publikë i’a kanë ngrënë si kumblla dhe dardha pas shpine?

Më tepër sesa për “fundin e pandëshkueshmërisë” ruajtja e mërdhënies së PD-së me drejtësinë e re, ka shërbyer për të mashtruar ata qytetarë të zhgënjuer dhe të nëpërnkëmbur nga një regjim që i mbyt dhe i vjedh, se dikush përtej opozitës do të hakmerret për këtë padrejtësi. Edhe për këtë arsye PD-ja duhet ti japë fund kësaj loje që nuk dëmton vetëm atë, por e kyç shoqërinë në një gjum letragjik.

Nëse vërtet Berisha dhe nxënësit e tij të denjë i kanë shtrëmbrim karakterial denoncimet, ata le ti bëjnë ato në rrjet sociale, le të dalin ta përballin SPAK-unë me fakte nga foltorja e PD-së, por sfilatës së deputetëve me mikrofonë nga mbrapa, para një pallati ëndrash të ngritur vetëm për të mbajtur gjallë iluzionin goditjes së pëshqve të mëdhej i duhet dhënë fund.

Së treti, që mos krijohet ndonjë keqkuptim, ndërprerja e madhëdhënies me SPAK-un dhe drejtësinë e re, nuk do të thotë që ato të sfidohen apo kundërshtohen kur marrin vendime kundër opozitës. Rasti i Salianjit që zgjodhi të shkojë me këmbët e veta drejt burgut të padrejtë është simbolik për këtë. Kjo politikë distancimi nuk duhet të shfrytëzohet për t’u rrëfyer nga regjimi si një sjellje e nisur nga frika apo interesi personal. Ajo duhet të shërbejë si një vijë e qartë ndarëse për të dëshmuar se reforma Lu-Vlahutin, e votuar në kuvend me 140 vota, tashmë kundërshtohet nga një masë prej qindra mijra shqiptarësh.

Vetëm duke u përcaktuar për këtë linjë të qartë ndarëse, opozita mund ta bëjë shoqërinë të reflektojë për fabulën mashtruese të drejtësisë së re, që fatkeqësisht, falë propagandës intensive në linjën Tiranë-Bruksel- Uashington, ka ende që vazhdojnë ta besojnë. Askush nuk mund të imagjinojë ndonjë përmirsim dhe ndryshim pa u rrëzuar fillimisht kjo përrallë. Pa fituar betejën ideore nuk mund të ketë asnjë arritje konkrete. Dhe ky është rasti ideal për nisjen e këtij aksioni. Me vendimin e formës së prerë, për të shfajësuar një trafikant droge duke burgosur denoncuesin e tij, ushtarët e rilindjes në sistem e kaluan rubikonin. Ata servirën kazusin perfekt për të mos pasur më kthim pas.

/Lapsi.al

Etiketa: Andi BushatiErvin SalianjiPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Salianji: Rama po sakrifikon njerëzit e vet për pushtetin, në PS ka krizë dhe xhelozi

18:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

18:27 : 25/10/2025
AKTUALITET

‘Zgjedhorja’ dhe ‘Territorialja’, zbardhen qëndrimet në mbledhjen e grupit të PD

12:18 : 25/10/2025
AKTUALITET

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025
AKTUALITET

Balluku në hetim, Tabaku publikon videon: Aeroporti i Vlorës, 138 milionë euro humbje

21:34 : 24/10/2025
AKTUALITET

Kaloi “gardhin” për t’u bërë nënkryetare bashkie/ Nikollo: Pas primareve, më përjashtuan nga PD

19:15 : 24/10/2025
Para

VIDEO/ Goli i dytë në 2 ndeshje radhazi, sulmuesi shqiptar shkëlqen në Zvicër

TË GJITHA

Kryeministri britanik do të vizitojë Turqinë, çfarë pritet të diskutojnë dy liderët

16:25 : 26/10/2025

Telefonat e Berberit të ARRSH zbuluan aferat korruptive dhe çuan SPAK-un tek Balluku

16:09 : 26/10/2025

Moti i keq përfshin Durrësin, era e forë shkëput kullën me fener sinjalizues

16:00 : 26/10/2025

Tensionet SHBA-Venezuelë, mbërrin në brigjet e Trinidad aeroplanmbajtësja amerikane

15:53 : 26/10/2025

Moti i keq prek edhe Kukësin/ Gurë dhe inerte në rrugë, vështirësi për qarkullimin e mjeteve

15:38 : 26/10/2025

VIDEO/ Kjo është reklama që provokoi Trumpin dhe shkaktoi ngrirjen e bisedimeve SHBA-Kanada

15:30 : 26/10/2025

U aksidentuan në aksin Korçë-Pogradec, turistët francezë dërgohen drejt Traumës

15:24 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com