• Kontakt
Sunday, June 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Dënimi i sotëm çështje e ekzistencës së opozitës”/ Berisha: Ngrihuni! Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri!

19:55 : 26/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se deputeti Ervin Salianji u dënua se me 1 vit burg sepse guxoi të përballej dhëmb për dhëmb, pa u tutur, me guxim qytetar me krimin, me klanin më të fuqishëm të drogës të Vlorës, Geron dhe Fatmir Xhafën.

Gjatë fjalimit të mbajtur në tubimin e sotëm, Berisha deklaroi se sot Geron Xhafa, trafikanti ndërkombëtar droge, i dënuar në Itali, me gjykim në Venezuelë, feston fitoren e tij mbi denoncuesin publik. Sipas liderit demokrat, u provua me zë dhe dokumente se Geroni, ky baron droge, drejtonte trafiqet nga porti i Vlorës, ndërkohë kur kërkohej për të bërë burgun në Itali për krimet që kishte kryer në këtë vend.

Berisha shtoi më tej se ky është rasti i parë në historinë e Shqipërisë që një njeri dënohet për kallëzim të rremë dhe rasti i parë në botë që një kallëzim i vërtetë, shpallet kallëzim i rremë.

Dënimin e sotëm të Salianjit, Berisha e konsideroi si një çështje të ekzistencës apo mosekzistencës së opozitës, teksa u bëri thirrje demokratëve që të lënë mënjanë ndasitë dhe inatet e të bashkohen.

Sali Berisha: Një përshëndetje dhe solidaritetin më të madh për deputetin Ervin Salianji, të cilin sot Edi Rama, Geron Xhafa, Fatzi Xhafa e dënuan me 1 vit burg sepse guxoi të përballej dhëmb për dhëmb, pa u tutur, me guxim qytetar me krimin, me klanin më të fuqishëm të drogës të Vlorës, Geron dhe Fatmir Xhafën.

Lexo edhe:

Thirrjet e protestuesve për burg, Berisha: Paguhen nga Sorosi!

Berisha në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike të Ramës

Sot, Geron Xhafa, ky trafikant ndërkombëtar droge, i dënuar në Itali, me gjykim në Venezuelë, feston fitoren e tij mbi denoncuesin publik, deputetin e opozitës, Ervin Salianji. Ervin Salianji sot u dënua në një akt shpallje lufte opozitës shqiptare nga Edi Rama me akuzën e kallëzimit të rremë.

Është rasti i parë në historinë e Shqipërisë që një njeri dënohet për kallëzim të rremë. Është rasti i parë në historinë e botës që një kallëzim i vërtetë, shpallet kallëzim i rremë.

Ervin Salianji u arrestua sot sepse provoi me zë dhe dokumente se Geroni, ky baron droge, ky kriminel i pashpirt, drejtonte trafiqet nga porti i Vlorës, ndërkohë kur kërkohej për të bërë burgun në Itali për krimet që kishte kryer në këtë vend.

Komisar Zagani u burgos kur denoncoi Habilajt se me makinën e Saimir Tahirit bënin trafikun e drogës. Ndërkohë u faktua nga autoritetet italiane se ajo makinë jo vetëm u përdor, por u dha me qira për trafik droge. Por, ju lutem, rikujtoni pak, Durim Bami, miku i Edi Ramës, deponoi se ishte paguar nga Ilir Meta për të eliminuar Tom Doshin. Dhe ky u faktua me gjithë angazhimin e famëziut McGonigal se ishte një kallëzim i rremë. Ky kallëzim i rremë nuk mori asnjë ndëshkim. Kallëzimi i vërtetë i Ervin Salianjit mori një vit burg.

Dënimi i sotëm është goditja e radhës që kreu i narkoshtetit shqiptar i bën opozitës shqiptare. Është goditja e radhës që krimi i jep antikrimit. Është goditja e radhës me të cilën Edi Rama dëshmon se kësaj here, për mandatin e tij të katërt, ai nuk do mobilizojë vetëm bandat, qindra milionë euro patronazhistët, por kësaj here do të burgosë opozitën, do persekutojë opozitën. Atë mandat kërkon ta marrë me çdo kusht.

Ky akt kriminal i dënimit të një deputeti që në emër të misionit të tij para zgjedhësve shqiptarë, në emër të betimit të tij para Kushtetutës së këtij vendi, në emër të opozitarizmit të vërtetë, guxoi të demaskojë dhe denoncojë klanin më të rrezikshëm të drogës, atë të ministrit të Brendshëm. Nuk është pra një dënim ndaj një njeriu, nuk është pra këtu çështja e një individi, as edhe e një deputeti. Jo, jo, është çështja e opozitës që goditet për të mos ngritur kokën. Është çështja e ekzistencës apo mosekzistencës së opozitës. Është çështja e nënshtrimit të saj para botës së krimit apo qëndresës me heroizëm kundër saj. Është çështja pra e betejës midis sovranitetit të shqiptarëve, midis ligjit dhe Kushtetutës, mafies dhe kodit të saj, krimit dhe drogës së saj.

Goditja me proces politik e Ervin Salianjit është një akt i shëmtuar, një hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës. Është një kushtrim për çdo opozitar, që konsideron krimin, konsideron drogën si rrezik madhor për qenien e tij, ekzistencën e tij. Për ligjet, për rendin, Kushtetutën dhe vendin.

Kjo goditje, në serinë e goditjeve të opozitës, të arrestimeve dhe burgosjeve politike, është një kushtrim, është një apel për të gjithë opozitën, të ngrihet në këmbë o sot o kurrë.

Është radha jonë. Ndaj dhe sonte, u bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë, opozitarëve kudo që janë, të ngrihemi dhëmb për dhëmb me këta kriminelë. Dhëmb për dhëmb me këta trafikantë. Dhëmb për dhëmb me këta horra. Dhëmb për dhëmb me këta banditë.

Të lëmë mënjanë gjithçka, të nisim betejën për ekzistencën e opozitës, betejën për ekzistencën e ligjit, betejën për fitoren mbi krimin, betejën për përmbysjen e narkokrimit, betejën për Kushtetutën e vendit, betejën për sovranitetin e Shqipërisë. Betejën për një drejtësi të pavarur. Betejën kundër mafies të çdo ngjyre, me guxim, me trimëri. Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri. Demokrate e demokratë, kush ndjehet sot demokrate e demokrat, kush ndjehet sot opozitare e opozitar, t’i bëjë thirrje guximit të tij.

Nuk është problemi i një njeriu, është problemi i tij, familjes së tij, idealeve të tij, shoqërisë shqiptare, Shqipërisë në tërësi. Ndaj dhe të mobilizojmë çdo potencial. Shteti i krimit, diktatura e bandave, narkoshteti, na ka shpallur luftë. Të dalim në shesh të mejdanit, të përballemi, të fitojmë.

Etiketa: denimiErvin SalianjiopozitaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Thirrjet e protestuesve për burg, Berisha: Paguhen nga Sorosi!

12:54 : 27/06/2026
AKTUALITET

Berisha në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike të Ramës

12:03 : 27/06/2026
AKTUALITET

Protestë për TEC-et në Vlorë, qytetarët marshim kundër projektit: Burg, burg!

11:51 : 27/06/2026
AKTUALITET

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ Mazniku: Ne do të vazhdojmë punën! Boçi: Parrulla ‘Berisha ik’ nuk na ndikon

18:47 : 25/06/2026
AKTUALITET

PDE ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton të pastrohet nga elitat e lodhura!

10:44 : 25/06/2026
Para

Nga fusha e blertë në trafikant droge, ish-futbollisti dënohet me 9 vjet burg

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 28 Qershor 2026

22:59 : 27/06/2026

Maturantët e Lushnjës në kor në mbrëmjen e maturës: Rama, jepe dorëheqjen! (Video)

22:42 : 27/06/2026

“Ju erdhi fundi!”/ Protestuesit vijojnë marshimin në kryeqytet, thirrje për dorëheqjen e Ramës

22:09 : 27/06/2026

Bulevardi i mbushur plot, qytetarët nisin marshimin: Rama jepe dorëheqjen!

21:49 : 27/06/2026

Gazetari Stafa ironizon Ramën: Agjenturat e huaja na i lanë spitalet pa ilaçe?!

21:43 : 27/06/2026

Durrsakët denoncojnë: Po blejmë ujë në market edhe për t’u larë, kemi 5 ditë pa furnizim!

21:31 : 27/06/2026

Vuçiç paralajmëroi dorëheqjen, protestuesja në shesh: Merre edhe mikun tënd me vete!

21:17 : 27/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomgrandpashabetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetMeritkingcasibomnieuwsMeritkingGrandpashabetCasibomUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet